SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6427
FUTBOLL
29 Shkurt
Humbja nė pėrballjen me Partizanin, tė shtunėn e kaluar, por dhe barazimi me Apoloninė tė mėrkurėn, nė ndeshjen pėr kupė, ku Dinamo kaloi nė turin ēerekfinal pa shkėlqim, i ka zhgėnjyer tifozėt blu. Reflektimi ėshtė i shpejtė, sepse fusha e stėrvitjes nuk e ka mė atė numėr tifozėsh tė pėrditshėm, qė vinin e ndiqnin skuadrėn kryesuese. Jo vetėm kaq, por barazimi i paparashikuar me Apoloninė ka zhgėnjyer aq tepėr sportdashėsit blu, sa disa prej tyre dhe kanė lotuar. Sepse realisht mendojnė qė futbollistėt, por dhe drejtuesit e skuadrės blu, janė duke luajtur me ndjenjat e tyre. Ftohjen e tifozerisė me blutė e kanė kuptuar dhe vetė futbollistėt, ndaj Artion Poēi u ka bėrė thirrje qė tė jenė tė shtunėn nė stadium, nė sfidėn me Shkumbinin. Ne e kemi tė qartė thotė Poēi qė ata janė mėrzitur me ne. Zhgėnjimi i tyre nuk ėshtė vetėm nė kėtė ndeshje me Apoloninė, por dhe nė derbin me Partizanin, pse jo, edhe me dy ndeshjet e mėparshme, ndaj Tiranės e Elbasanit. Ne kemi nevojė pėr ta nė kėto momente, ndaj thirrja ime pėr ta ėshtė tė vijnė nė stadium, sepse nuk do tė zhgėnjejmė. Le tė shėrbejė fitorja me Shkumbinin dhe si njė pajtim me ta, ka theksuar Poēi.
Barazimi me Apoloninė, nėnvlerėsim
Dinamovitėt janė qetėsuar me kualifikimin, sepse nė ndeshjen e sė mėrkurės ndaj Apolonisė mund tė kishte dhe mė keq. Ne kemi luajtur njė pjesė tė parė shumė tė mirė thotė Poēi, tė cilėn e mbyllėm nė avantazh 20. Ishte njė rezultat, qė garantonte nė pėrqindjen mė tė madhe kualifikimin, ndaj dhe trajneri Daja pati mundėsi qė nė pjesėn e dytė tė aktivizonte futbollistėt e rinj, apo ato qė kanė luajtur pak gjatė kampionatit. Pati njė nėnvlerėsim nga ana jonė, por nė fund gjithēka pėrfundoi mirė pėr ne.
Me superlativa pėr Shkumbinin
Artion Poēi ėshtė shprehur me superlativa pėr Shkumbinin, si njė kundėrshtar i vėshtirė, pasi nė pėrbėrje ka futbollistė cilėsorė. E ka tė qartė se Shkumbini nuk do tė jetė i lehtė pėr tu kaluar, aq mė tepėr qė dinamovitėt me vėshtirėsi tė madhe kanė arritur tė fitojnė nė kryeqytet nė vitet e fundit. Nė kėto kushte, Poēi thekson: Ne nuk nisemi nga fakti qė Shkumbini ka luajtur 120 minuta me Elbasanin. Skuadra ka futbollistė tė pėrgatitur nė gjirin e saj, tė cilėt dinė edhe si fitohet trofeu. Duke u nisur nga fakti qė ne gjithmonė e kemi patur tė vėshtirė me Shkumbinin, sidomos nė Tiranė, nuk kemi pse ta nėnvlerėsojmė. Do tė bėjmė gjithēka pėr tė fituar, nė mėnyrė qė t- ruaqjmė kreun e tė jemi brenda objektivit tonė, qė ėshtė titulli kampion.