SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6426


Liridon Leci, pas dėnimit sėrish gati

FUTBOLL

29 Shkurt


“Na pret njė ndeshje e vėshtirė. Nė gjysmėn e parė tė kampionatit luajta kundėr shkodranėve si pjesėtar i Flamurtarit dhe barazuam, kurse tė shtunėn e ka radhėn fitorja”



Ka ardhur te Besa nė fillim tė vitit 2008 dhe ėshtė ambientuar mjaft mirė me lojėn e skuadrės. E dallojnė temperamenti, lufta e fortė sportive dhe dėshira pėr fitore, pėrveē vlerave fizike e tekniko﷓taktike si mbrojtės. Kosovari Liridon Leci, qė e ka tė tretėn eksperiencė shqiptare kėtė me Besėn (mė parė ka luajtur nė me Elbasanin dhe Flamurtarin), ka treguar se ėshtė njė futbollist cilėsor. Me Vllazninė nuk ka njohjen e parė. Ai ka luajtur nė Shkodėr, kur Flamurtari barazoi 1﷓1 nė fazėn e parė dhe barazimi i shkodranėve, kujton Leci, erdhi vetėm nė limitin e ndeshjes. Por i vjen mirė, kur i tregojmė se edhe Besa nė fazėn e parė nė Shkodėr ka marė tė njėjtin rezultat. Kėtu gjen dhe ngacmimin pėr sfidėn e nesėrme. Sipas Lecit, kėto dy barazime e bėjnė edhe mė optimist. Nė intervistėn pėr gazetėn tonė, Leci ka shprehur besimin se Besa e ka radhėn pėr tė fituar, edhe pse e vlerėson skuadrėn shkodrane.



﷓ Leci, Vllaznia kundėrshtare nė kupė, por para kėsaj ndeshjeje, tė shtunėn njė ndeshje e kampionatit me tė...

﷓ Ndeshje e vėshtirė, por jo e pakalueshme. Synimi yn﷓__ė trepikėshi. Ka futbollistė e trajner tė mirė kjo skuadėr. Sė pari, uroj qė Besa tė zhgjidhė me sukses trepikėshin e kampionatit. Pastaj, tė mėrkurėn, tė bėjė njė hap tė rėndėsishėm nė ndeshjen e parė tė turit tė tretė tė kupės, pasi Besa ėshtė trofembajtėsja nė fuqi.

﷓ Vini pas njė skualifikimi dyjavor, pas pesė kartonave tė marrė te Flamurtari dhe njė me Besėn; si ndiheni?

﷓ Jo vetėm unė, por e gjithė skuadra nė ndeshjet e fundit ka treguar se poi kalon njė gjendje tė mirė. Kemi besim se fazėn e dytė do ta mbyllim denjėsisht. Natyrisht, me fitore, duke shpresuar tė ngjisim ndonjė shkallė mė lart se vendi i 6﷓tė nė renditje, ku ndodhemi aktualisht.

﷓ Shėnuat tė parin gol me Besėn, nė transfertėn e konsideruar spektakolare tri javė mė parė, ndaj Partizanit; mos ndoshta do tė bėni tė njėjtėn gjė edhe ndaj Vllaznisė?

﷓ Nuk jam sulmues qė tė marr tė tilla zotime. Unė kam tjetėr detyrė mė tė rėndėsishme, qė tė bėj sa mė pak gabime nė repartin mbrojtės, pėr tė mos e lejuar kundėrshtarin tė na ndėshkojė. Por jam nga ata futbollistė me tipare sulmuese, qė mė pėlqejnė daljet pėrpara, sepse fillimet e mia si lojtar i kam pikėrisht nė rolin e njė sulmuesi. Mos ju duket ēudi! Pse ta fsheh, edhe nėse ngjet si ndaj Partizanit, kur e rihapa ndeshjen me golin tim, nga 1﷓3 nė 2﷓3, dėshira ime nuk ėshtė mė vetėm pėr tė shėnuar, po mbi tė gjitha qė skuadra tė shpėrblehet nė kėtė ndeshje me fitore.

﷓ Njė pyetje pak mė intime: tė gjithė jabanxhinjtė, qė luajnė nė Kavajė, flasin me shumė respekt pėr mjedisin futbolldashės qė ka ky qytet; njė opinion i juaji pėr kėtė?

﷓ Edhe nė Elbasan, edhe nė Vlorė jam ndierė shumė mirė. Por nė Kavajė mund tė them se pėrkujdesja e respekti ėshtė vėrtet nė lartėsi maksimale. Kėtė e ndesh nė marrėdhėniet me pjesėtarėt e stafit drejtues, pėr tė shkuar te lidhjet shumė tė ngrohta qė tifozeria ka me futbollistėt. Pikėrisht ndihem i distancuar nga ajo qė ju mė quajtėt: jabanxhi. Tani Besa ėshtė vėrtet shtėpia ime e dytė. Kjo mendoj se ėshtė njė tjetėr shtysė pėr tė dhėnė njė kontribut tė pakursyer edhe unė me fanellėn verdhezi, tė cilėn them se jam me fat qė e mbaj tė veshur. Jam kėtu te Besa dhe dua tė jap mė tė mirėn pėr kėtė skuadėr, e cila vėrtet luan njė futboll tė kėnaqshėm e duhet tė ishte edhe mė lart nė renditjen e kėtij kampionati.