SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6400


Fushaj nderron “modul”: premio per cdo ndeshje

FUTBOLL

27 Shkurt


Nuk do te jete kaq e thjeshte, perkunder fitores se arritur dy javbe me pare. Shkodranet kujtojne se takimi ne Lezhe pati nje “mobilizim te tejskajshem” per te mundur Vllaznine, madje ne disa raste edhe duke e kaluar normalen, sic ishte rasti i keqtrajtimit qe iu be kosovarit Jusufi. Ndaj, ne kampin shkodran e mendojne seriozisht perballjen e sotme. Kesaj i sherben edhe nje thenie e ish﷓teknikut lezhjan Neptun Bajko, i cili gjate konferences per shtyp te dhene menjehere pas ndeshjes se para dy javeve, e pati lene te hapur gjithcka, madje duke guxuar te percillte optimizmin se ne Shkoder do te luftohet per kualifikim! Edhe pse tashme ne vend te tij eshte lushnjari Gjyla, thuhet se ne kampin lezhjan serishmi ashtu mendojne. Pikerisht per kete atmosfere, mesfushori i majte i kuqebluve, Gilman Lika, thote: “Mua, por edhe shokeve te tjere te skuadres na pelqen qe lezhjanet tregohen kaq kerkues per te luftuar kunder Vllaznise, gje qe e kane bere historikisht kur jane ballafaquar me ne. Kjo eshte pozitive, sepse i jep ndeshjes edhe me shume emocione, por per hir te se vertetes, edhe pse lezhjanet mund te presin ndonje surprize, nuk besoj se do te ndodhe”.