SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6399
FUTBOLL
27 Shkurt
Nje nder golshenuesit me te mire te Superiores, Marjus Ngjela, tashme eshte pjese e skuadres lezhjan, po e vuan mungesen e shenimit te golit. Ai nuk ndihet aspak mire kur, pas pese ndeshjeve te zhvilluara me Beselidhjen nuk ka shenuar asnjehere. “As une nuk e kuptoj”, tha ai, “qe kur kam ardhur te Beselidhja, kam harruar te shenoj”. Sipas Ngjeles, “shterpesia” nuk ka te beje aspak me nivelin e skuadres dher as dhe me pozicionin qe mban aktualisht skuadra lezhjane: “Kam luajtur i terhequr, por dhe ne maje te sulmit, pra kam patur mundesi. Por me mungon koordinimi i sakte para portes, ndoshta dhe fati. Jam gjendur ne pozicione shume te volitshme per te shenuar: njeri nga keto ka qene ai i minutes se pare ne ndeshjen me Besen, ku kisha realisht mundesi te shenoja...”. Ngjela mund te jete nder ata futbolliste jo te shumte, qe ka gjetur respektin dhe mirekuptimin e tifozerise lezhjane, e cila vetem e mbeshtet dhe e inkurajon. Sulmuesi e ndien kete: “Mezi po pres castin e shenimit te nje goli per ngjyrat lezhjane, qe te shlyej dhe detyrimet ndaj tifozerise. Ndoshta momenti me i mire eshte ne ndeshjen e sotme per kupe me Vllaznine ne Shkoder. Jam i bindur se skuadra do te luaje mire dhe duke ditur se shkodranet luajne hapur parandiej golin”, ka thene ai. Premtimi i Ngjeles per te shenuar ne “Loro Borici” ka ngacmuar shume lezhjane per te udhetuar drejt Shkodres. Burime nga stafi teknik i skuadres bejne te ditur se Gjyla do te hedhe ne fushe 11shen qe perfundoi ndeshjen me Besen.
Shlyhen detyrimet financiare
Vazhdon korrektesia e klubit lezhjane ne shlyerjen e detyrimeve financiare te futbollisteve . Ne pragndeshjen me Vllaznine, te gjithe futbollistet, sipas kontratave, kane marre kestet e radhes. “Pertej rezultateve jo te mira, korrektesia e klubit per te shlyer cdo detyrim ndaj futbollisteve”, u shpreh kapiteni Sokol Toma, “eshte nje thirrje qe keto veprime te vleresohen me gatishmerine dhe shpirtin e gares ne loje. Per te mbeshtetur keshtu drejtuesit tane, qe kane marre barren dhe pergjegjesine per te bere gjithcka te mire per qendrimin e Beselidhjes ne Superiore”.