SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6396
FUTBOLL
27 Shkurt
Te Dinamo jane impenjuar per ndeshjen e kthimit me Apolonine, ndonese e kane fituar takimin e pare 10. Gjithcka shihet ne punen qe ben trajneri i bluve, Ilir Daja, me futbollistet. Perpara se te zbritet ne fushe, per rreth 30 minuta, dinamovitet jane ne sallen e klubit, atje ku ne derraze te zeze u shpjegohet gjithcka qe ka lidhje me stervitjen, por dhe me taktiken qe do te perdoret ne ndeshje. Me pas, Daja ka punuar gjeresisht me formacionin baze, per menyren e qarkullimit te topit, per vendosjen ne fushe, por dhe per variantet se si do te sulmohet e se si do te mbrohet. Ne momente te caktuara, tekniku ka nderhyre disa here, duke e ndalur aksionin, e menjehere rekuperohej gabimi, madje duke i treguar futbollistit se ku ishte defekti. Nuk thone kot, “trajneri i ri, huqe te reja”, ndonese lojtaret kalonin dhe ne nje pushim disi te zgjatur, derisa te rikuperohej gabimi. Por duket se Daja eshte duke e arritur ate qe ka deklaruar nje dite me pare, kur dhe ka filluar punen e tij si trajner i bluve: automatizimin e veprimeve te skuadres.
Pollozhani: Nuk marr me kartona
Artim Pollozhani, shqiptari nga Maqedonia qe luan ne radhet e Dinamos, i ardhur huazim nga TUZ Koblenc, eshte optimist per gjendjen e skuadres. “Une besoj se e kemi kaluar shokun psikologjik te humbjes me Partizanin, atje ku Dinamo, per hir te se vertetes, nuk ishte vetvetja. Tashme kemi perpara ndeshjen e Kupes se Shqiperise, e cila do te sherbeje si parapergatitje per sfiden e se shtunes me Shkumbinin per kampionat”. Dhe Daja, ne formacionin antiApoloni, e ka perfshire dhe Pollozhanin, ashtu sic ka perfshire Allmucen e Pocin, te cilet kishin munguar ne derbin me Partizanin per shkak te kartonave te verdhe. Nje formacion i mundshem antiApoloni, i mbeshtetur ne skemen taktike 4411, eshte: Kotorri, Bodrusic, Granic, Pisha, Abraham, Vincetic, Allmuca, Poci, Kuli, Pollozhani e Pejic. Pollozhani, ne kater ndeshje te luajtura ne kampionat me Dinamon, ka marre tre kartona te verdhe. Qe do te thote se do te mungoje te shtunen ndaj Shkumbinit, ashtu sikurse Pema, por dhe Allmu'a, i cili vazhdon denimin e tij prej gjashte ndeshjesh. “Nuk eshte normale qe te marr kaq shume kartona te verdhe, por nuk ka per te ndodhur me. Kam ardhur per te luajtur ne Shqiperi e jo per te ndejtur pushim. Nuk ka per te ndodhur me”.