SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6394


Nje 20 vjecar ne Kupe, nuk u beson as vete syve

FUTBOLL

27 Shkurt


Ne ndeshjen e pare te ketij turi, ne Gjirokaster, ashtu sic e kishte deklaruar edhe vete, trajneri Sulejman Starova, testoi dhe fitoi dy lojtare: Bazian Tragaj ne mbrojtje dhe ne mesfushe Eglaid Dedej, qe bene nje paraqitje te pelqyeshme. Nisur nga ky fakt, duket se edhe sot, grupi qe do te dale per takimin e kthimit, do te kete shumicen prej kontigjentit te te rinjve qe punojne e sterviten gjate dy tre viteve te fundit te ekipi kavajas.

Bazian Tragaj, qe nga sezoni i kaluar ﷓ kur u be pjestar i ekipit kavajas ﷓ e deri tani, eshte perdite e me teper prane realizimit te deshires se cdo futbollisti, asaj te te qenit titullar. Dalengadale, duke fituar edhe pervoje perkrah emrave sugjestionues, Tragaj, me thjeshtesine e sjelljet e tij dallohet per grinten e luften sportive. I kane vene epitetin “shpuze”, pikerisht sepse ai gjendet aty ku duhet. Dylufton, orientohet mire me levizjet si mbrojtes krahu apo qendre dhe mbulon rrepte kundershtaret. Tani, me shume se kurre, ai eshte i bindur se ora per t’i dhene me shume hapesire neper ndeshje ka ardhur.

Asnje medyshje per formacionin

Asnje lloj medyshje dje nga trajneri Starova, per te percaktuar 11﷓shen e ndeshjes se sotme, ndaj Lufetarit. Ne mbrojtje, krahas Liles dhe Lecit, nga e djathta eshte votbesuar Bazian Tragaj dhe majtas Ervis Kaja. Nje katershe mbrojtese e tera me moshe te re. Mesfusha do te jete me nje “lider” te ri, si Meglid Mihani dhe me “mbushje” te tilla interesante si Nana, Ishaka dhe Eglajd Dedej. Ne sulm pritet te jete dyshja kavajase Ojshtuni﷓Roshi.

Analize me presidentin.Pastaj perpara videos

Pas analizes te se henes, te ndeshjes me Beselidhjen, presidenti Nexhat Bizhdili, dje, para seances stervitore, ka rezervuar nje tjeter analize. Futbollistet kane shkuar te gjithe ne “Hotel Rezidence Besa” dhe jane vene para pamjeve filmike te ndeshjes se kaluar, ku presidenti dhe trajneri nuk i kane kursyer kritikat per futbollistet dhe lojen e tyre.