SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6377
FUTBOLL
26 Shkurt
Presidenti i Beses, Nexhat Bizhdili, para se skuadra kavajase te fillonte seancen stervitore, ka kryer dje nje mbledhje analize 30minuteshe, per barazimin e se shtunes ne Lezhe. Presidenti ka kerkuar me teper pergjegjesi nga futbollistet verdhezi dhe te kutojne mire situaten ne te cilen ndodhet Besa. Ne fakt, edhe dje tonet e perdorura nga Xhati kane qene te forta. Madje, ai ka kerkuar ta shtrije pergjegjesine atje ku ajo qendron realisht, ne radhet e te gjithe pjesetareve te skuadres. “Kishit vertet pune me nje skuader qe luftone per mbijetesen ne superiore, por ishte e patolerueshme shkujdesja ne limitin e ndeshjes dhe shperdorimi ne te dy rastet qe ishit ne avantazh, duke mos e ruajtur trepikeshin e cmuar. Une nuk dua te hyj ne shkaqe teknike, ka thene presidenti, sepse ate analize do ta beni me stafin teknik neser (sot) pas stervitjes. Erdha ketu t’ju rikujtoj se, ndonese jemi ne vendin e 6te, ne do te luftojme fort ne te dy frontet: edhe ne kupe, ku te merkuren kualifikimin mos e quani aq te thjeshte, ndaj vleresojeni skuadren gjirokastrite si duhet, por edhe ne kampionat, perderisa eshte dhe nje faze e trete. Perpos rritjes se ritmit tone, duhet te perfitojme edhe nga gabimet e skuadrave te tjera qe kemi mbi krye. E rendesishme eshte te mos gabojme me” u eshte drejtuar Bizhdili lojtareve te skuadres se tij.
Kur flasin “tre kapitene”
Dy ishkapitene, Bledar Dura e Parid Xhihani, si dhe ai aktual, Andi Lila, kane qene tre futbollistet, qe jane ngritur e kane folur ne analizen e djeshme me presidentin. Ne esence, ajo, cka kane nenvizuar keta futbolliste me shume peshe te skuadres verdhezi, ka qene kujdesi per shmangien e gabimeve. “Kampionati ka hyre ne fazen e vet me kulmore e interesante dhe Besa e ka per detyre, nenvizoi kapiteni Lila, ashtu si ka bere ne dy kampionatet e fundit, te shnderrohet ne protagoniste ne garen e ndezur mes skuadrave pretendente”. “Ne s’duhet te manifestojme asnje luhatje, ka thene me tej sulmuesi Xhihani, qofte te karakterit qe lidhen me qendrueshmerine, po ashtu dhe perqendrimin e shfrytezimin e te gjitha shanseve per rezultate pozitive”. “Nuk duhet te tregohemi “naive”, u shpreh portieri Bledar Dura, pasi ne shume ndeshje na kane “fluturuar” nga duart piket, edhe atehere kur eshte konsideruar para kohe “pune e mbaruar” fitorja jone”.
Kupa, formacioni pak ndryshime
Ne analize eshte folur edhe per ndeshjen e neserme te kupes. Xhati ka porositur qe te luaje formacioni aktual dhe ndryshimet te jene sa me te vogela. “Nuk duhet te eksperimentojme ne kete periudhe teper t` rendesishme, ku marrin jete verdiktet e ketij sezoni. Dua ta kaloni ndeshjen e kthimit te kupes, ndaj Luftetarit, me vleresimin maksimal. Kalimi ne teteshe eshte detyra minimale per ne, qe jemi fitesit ne fuqi te ketij trofe”, u shpreh presidenti Bizhdili, duke mare garancine nga stafi dhe lojtaret se kjo ndeshje do te kalohet pa krijuar asnje nderlikim per kualifikimin, edhe pse e para ka perfunduar ne barazim 11.
Te fundit nga kampi verdhezi
* Tre futbolliste jane pare dje te kene probleme me demtimet. Amarildo Belisha ka nje demtim te lehte ne kavilje, Ilirjan Mertiri eshte ankuar per shqetesime ne majat e gishtrinjeve, ndersa haitianit Herbi Fortunat stafi mjekesor i ka komunikuar qe per tri dite te kryeje nje terapi intensive ne Tirane. Fortunati dje e ka ndjekur si “vizitor” stervitjen, ndersa dy lojtaret e tjere punuan vecmas grupit.
* Mesfushori kosovar, Driton Krasniqi, ka qene me nje gjendje te forte gripale, te shoqeruar me temperature te larte, ndaj ka munguar edhe ne ndeshjen me lezhianet, sikurse edhe dje ne stervitje. Me leje nga trajneri Starova ka munguar edhe mbrojtesi Zekirja Ramadani, qe ka patur nje arsye familjare.
* U rikthye, pas nje shkeputjeje trejavore per shkak demtimi, mbrojtesi shtatlarte Erand Hoxha. Per ndeshjen e neserme te kupes ai nuk do te jete i disponueshem, ndersa synohet perfshirja e tij ne formacion te shtunen, ne perballjen me Vllaznine, ne Kavaje.