SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6371


Mocke: Adieu Tirana!

FUTBOLL

26 Shkurt


Francezi Frederik Mocke sot do te kthehet ne Paris. Ende pa e nisur, ka marre fund aventuara e tij ne kampionatin shqiptar. Demtimi tjeter, qe ka pesuar ne stervitjen e se shtunes, ka qene fatal per sulmuesin nga ishulli Gaudalaupe. “Kete here, ﷓ saktesoi mjeku i Tiranes, dr. Mel Ostreni, ﷓ Mocke ka demtuar pjesen e jashtme te ligamentit, po ne gjurin e djathte. Ndaj, keshilla jone eshte qe kthehet dhe ne konsulte me mjekun, qe e ka operuar, te veproje”. Sipas sekretarit Muca, per francezin bileta e kthimit eshte gati.

Ndaj Lacit, me formacion te plote

Ne stervitjen e djeshme i gjithe preokupimi i teknikut Mema ka qene i perqendruar te ndeshja e kthimit per turin II te Kupes se Shqiperise, me kurbinasit e Lacit. Ndeshja e vajtjes, e luajtur dy jave me pare ne Lac, pati perfunduar ne barazim, 1﷓1. Pra, nje gol ne fushen kundershtare, qe ua lehteson disi bardhebluve kalimin per ne turin tjeter. Por stafi teknik nuk eshte i ketij mendimi. Burimet bejne me dije qe neser, ndaj kurbinasve, bardheblute do te jene ne fushe me formacionin e tyre me te mire. “Madje, ﷓ theksojne burimet, ﷓ ndaj Lacit do te luajne edhe Kcira e Vrapi, qe per shkak te kartonave do t’i mungojne skuadres ne derbin me te kuqte. Megjithate, meqe kartonat e Kupes jane te ndare nga ato te kampionatit, aktivizimi i tyre konsiderohet i rregullt”. Nderkohe, Tiranes ne kete ndeshje do t’i rikthehet ne formacion edhe titullari i njohur i ekipit kombetar, fantazisti Klodian Duro