SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6180


Erion Xhafa: Blu, unė ju njoh mirė!

FUTBOLL

15 Shkurt


Nė kėndvėshtrimin e mbrojtėsit Erion Xhafa, ish﷓dinamovit, derbi i sė shtunės shihet si njė ndeshje e radhės. “Grupi ynė, ﷓ thotė Erioni, ﷓ deri tani, pas kaq muajsh qė unė ndodhem nė gjirin e skuadrės bardheblu, nuk ka ndodhur ndonjėherė qė njė ndeshje ta shohė me sy tjetėr, pra, ta konsiderojė mė tė veēantė se ajo qė kaloi, apo nga ajo, qė pritet tė vijė pas njė apo dy javėsh. Ndėrkohė, dua tė them se bėhet fjalė pėr njė derbi, qė e ka patur dhe e ka gjithmonė veēantinė. Por nisur nga pozicioni qė kemi nė tabelėn e renditjes, nė kėtė ndeshje me blutė e kreut na nevojitet trepikėshi, njėsoj si ai qė morėm nė pėrballjen me Kastriotin e Krujės, javėn e kaluar, pėr tė qenė kėshtu sa mė afėr objekivit qė kemi”.

Njohja﷓ Xhafa nuk ka mohuar se e njeh lojėn e Dinamos.

“Natyrisht, ﷓ thotė mbrojtėsi tiranas, ﷓ e njoh Dinamon mė mirė nga tė gjithė shokėt e skuadrės, sepse aty kam kaluar pjesėn mė tė madhe tė karrierės si futbollist. Por unė kam disa muaj qė jam shkėputur prej saj, qė nga qershori i vitit tė kaluar, dhe nisur nga kjo nuk jam nė gjendje tė flas me hollėsi pėr lojėn e kėsaj skuadre. Pėr ato mė kryesoret kam biseduar me shokėt. Gjithsesi, unė i njoh mirė blutė”.

Ēfarė duhet tė ketė parasysh Tirana? ﷓ Nė derbin e nesėrm me Dinamon, sipas mbrojtėsit Xhafa, nė gjithēka qė do tė marrin pėrsipėr pėr tė ndėrtuar, si nė aspektin sulmues, ashtu edhe nė atė mbrojtės, duhet tė jenė shumė tė kujdesshėm e tejet tė pėrqendruar pėr tė dhėnė nė fushėn e lojės maksimumin e energjive. “Them kėshtu, ﷓ tha Xhafa, ﷓ sepse Dinamo pėr momentin ka nė dorė dy avantazhe: kreun e renditjes dhe diferencėn nė pikė. Ndėrkohė, luan nė fushė pėr dy rezultate: pėr fitoren dhe barazimin, kur, nėse do tė “preknin” njėrin prej tyre, do tė ndiheshin tė kėnaqur. Kurse neve domosdoshmėrisht na duhet fitorja, pėr tė vazhduar nė rrugėn drejt objektivit”.

Mungesa e kapitenit Pisha﷓ Sipas Erionit, qendėrmbrojtėsi Pisha nuk ėshtė vetėm kapiten i skuadrės blu, por edhe lideri kryesor i saj. “Ngaqė ia njoh mirė aftėsitė, ﷓ shton ai, ﷓ do theksoja se ėshtė pikėrisht ai, qė i karikon shokėt drejt portės kundėrshatare dhe i ngjesh nė situata mbrojtėse. Pra, kam mendimin se mungesa e tij nė mbrojtjen e Dinamos ėshtė vėrtet favorizuese pėr ekipin tonė. Por kjo kurrsesi nuk do tė thotė qė ne do ta kemi tė lehtė pėr tė depėruar nė radhėt e saj, sepse aty luajnė disa lojtarė me vlera. Pėrfundimisht, s’duhet harruar se Pisha ėshtė mungesė e madhe pėr ta”.