SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6123


Gusho rrefen dhunen e plumbat: Desh Zoti, shpetuam gjalle!

FUTBOLL

11 Shkurt


Sekretari i klubit pogradecar, Kopi Gusho, vetem nje dite pas ndeshjes se barazuar me Tepelenen, ka treguar gjithcka ndodhi ne ate takim, ky dy prej gjyqtareve dhe ekipi i tij, nje zot e di si kane shpetuar. “Nuk me ka rastisur te perjetoj nje tmerr te kesaj natyre here tjeter”, thote Gusho, “edhe per ate sepse nuk kam pare dhune te tille ne asnje fushe tjeter, madje edhe nga ato qe mbahen si me te frikshmet ne futbollin tone. Dhune”, thote ekzekutivi pogradecar, “qe ka filluar sapo gjyqtari Balliu ka perfunduar takimin. Drejt tij jane turrur qe nga ndihmestrajneri Kasneci, qe ka qene me agresivi, e deri tek Gaba e kapiteni Merja”, lojtare qe gjithnje sipas Gushos kane masakruar gjyqtarin Balliu e aistentin e tij, Derraj, deri ne ate pike sa i kane lene te shtrire ne toke te gjakosur. “Gjyqtari Balliu”, ben me dije Gusho, “ka pesuar frakture ne nofull e brinje, nderkohe qe Derraj eshte mbytur ne gjak. Pasi kane bere cfare kane dashur, kryesisht me dy gjyqtaret”, shkon me tej i pari i klubit pogradecar, “ndimestrajneri Kasneci dhe trima te tjere perrreth tij kane vershuar tek pankina jone. Aty, pas te sharave pa dogane, kane filluar dhunimim masiv ndaj stafit dhe futbollisteve te ekipit tone, ku kane mbetur te masakruar asistenti i Medinit, Abazaj, si dhe lojtaret Balla, Kllogjeri e Collaku, nderkohe qe gjate ndeshjes ishte “coptuar” Binishi”. Ketij te fundit, vetem ne Fier eshte bere e mundur t’i jepet ndihme mjekesore, pas fraktures ne hunde. “Kemi mbetur me shume se gjysme ore ne pankine, te sulmuar nga njera ane nga lojtare, tifoze, punetore te fushes dhe zyrtare te klubit, dhe nga ana tjeter, nga guret e tifozerise vendase”, vazhdon rrefimin e tmerrit tepelenas, sekretari i klubit pogradecar. “Ne keto momente ka ardhur prane pankines trajneri Ilir Selimi, i cili na ka ndihmuar te hynim ne dhomat e zhveshjes, aty ku kemi mbetur te kycur edhe per ore te tjera, derisa policia ka marre situaten nen kontroll. Nuk e di, por nje dhune e tille na ka shokuar te gjitheve, e na ka tmerruar deri ne ate pike sa, vetem per futboll nuk duam te degjojme me”, thote Gusho. “Vetem nje zot e di si kemi arritur te dalim te gjalle prej andej”.

Per golin e anulluar

“Ka qene minuta e 80﷓te e ndeshjes”, thote Gusho, “kur Selimi, i futur vetem pese minuta me pare ne loje, ka nderhyre me shqelma ndaj portierit Gjondeda, qe ka mbetur i rrezuar ne toke e per rrjedhoje i ka shpetuar dhe topi nga duart. Ne keto rrethana, Selimi nuk e ka pasur aspak te veshtire te shenoje, por goli eshte konsideruar i parregullt nga gjyqtari i ndeshjes qe ka qene prane aksionit. Ky ka qene “mekati” i vetem i Balliut, qe per pak i ka kushtuar jeten”, thote ekzekutivi i klubit liqenor.

“Mekati” i pogradecareve, qe nuk leshuan

“Sapo ka filluar pjesa e dyte e lojes, duke pare se me ate ekip Tepelena nuk siguronte fitoren”, vijon Gusho, “ka filluar presioni ndaj ekipi dhe stafit te skuadres. Kerkonin qe ne te leshonim, gje te cilen nuk mund ta benim, pasi ekipi ka nje kryesi e nje president perpara te cileve japim llogari. Nje gje te tille ua kemi bere te ditur edhe tepelenasve, por nuk merrnin vesh. I pari qe e ka pesuar ka qene Binishi, qe ka perfunduar me frakture ne hunde, per te ardhur tek ajo dhune qe per pak na kushtoi jete lojtaresh dhe trajneresh”.

I deleguari i FSHF﷓se, ish sekretar i Tepelenes

Ajo qe i ka bere te mos ndihen mire pogradecaret, sipas Gushos, ka qene prania e Aleks Ymerit, si i deleguar i FSHF﷓se, edhe per ate sepse, “Ymeri, deri para nje viti ka qene sekretar i klubit tepelenas. Duke pare Ymerin, si dhe Derrajn, asistentin e Balliut me origjine nga Tepelena, te gjithe kemi thene se ndeshja ishte “luajtur” para se te fillonte. Ne fakt nese kjo ndeshje duhet marre shembull per ate gjykim, kjo ka ardhur per ate se, Balliu e Derraj kane dashur te tregojne se kerkonin te benin te drejtin. Pa e ditur se do ta kishin ne rrezik jeten ne fundloje”. Gjithsesi, Gusho me teper se per gjithcka tjeter kerkon te dije se cfare do jete ne gjendje te relatoje i deleguari i federates per nje ndeshje ku vetem plumbat ne ajer kane bere qe te mos merreshin jete njerezish ne fundin e asaj loje. Gusho ka bere te ditur se gjithcka e kane te filmuar me nje celular, ku dhuna ndaj gjyqtareve dhe pogradecareve duhet hapur.