SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6122
FUTBOLL
11 Shkurt
Edhe ne ndeshjen me Beselidhjen, ashtu si nje jave me pare me Shkumbinin, skuadra vlonjate nuk ka shkuar me shume se barazimi, nderkohe qe opinioni ishte pergatitur per nje fitore. Ndryshimi eshte qe me lezhjanet luajten ne transferte dhe se shenuan dy gola, duke qene ne avantazh per me shume se njezete e pese minuta loje. Dukeu prononcuar per kete ndeshje, trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi, shpjegon: “Per mendimin tim, nisur nga loja e skuadres sone, rezultati me i drejte ne ate ndeshje do te ishte fitorja e Flamurtarit. Por futbolli i tille eshte, kur fitorja te rreshqet nga duart edhe ne fragmentet e fundit te ndeshjes. Te vjen keq qe ndodh keshtu, kur punuam fort per fitoren, te cilen nuk e shijuam dot”. Memushi me tej tregon se gjate gjithe javes ishin pergatitur me impenjim, duke e vleresuar Beselidhjen jo nga pozita qe mban ne renditje. “Skuadren lezhjane e vleresuam ne cdo detaj te lojes se saj. Vetem pak ore perpara ndeshjes, gjendja gripale e Guges dhe e Zhunior na detyroi te bejme zgjidhje te tjera ne formacion. Megjithate, futbollistet e justifikuan besimin dhe dhane me te miren e tyre”, ka vijuar Memushi. Sipas trajnerit, edhe pse jane ndodhur shpejt ne dizavantazh, kur u ndeshkuan nga gabimi i mbrojtjes, lojtaret e tij kane reaguar dhe e kane permbysur rezultatin me dy gola. Madje, Mema dhe Cani i kane pasur mundesite te thellonin diferencen, por nuk jane treguar te sakte ne finalizim Cani. Dhe, kur po pergatiteshin te shijonin fitoren, ne minuten e dyte shtese vendasit kane barazuar. “Nuk mund te them qe lojtaret nuk i kryen detyrat, por na ndodhi si edhe ne disa ndeshje te tjera jashte fushes sone, kur ne minutat e fundit te ndeshjes shperqendohemi dhe pesojme gol, duke mos iu gezuar suksesit” ka nenvizuar Memushi. Megjithate, sipas trajnerit, per skuadren e tij gjerat nuk mbarojne ketu. Perkundrazi, qe te merkuren skuadra vlonjate do te luaje ne Vlore per kupe me Kastriotin, ndersa ne fundjave do te prese Vllaznine per kampionat. “Na vjen keq qe, duke u renditur te tetit, jemi disi larg vendit te gjashte, qe e kemi si objektiv. Por perpara kemi ndeshje te tjera, ku duhet te tregojme rritjen tone. Kjo jave do te jete e ngakuar ne dy fronte: te merkuren per kupe me Kastriotin, kurse te dielen per kampionat, me Vllaznine. Te dyja jane ndeshje te veshtira, por jo te pamundura per t’u kaluar me sukses. Ne fund te fundit, duhet te kenaqemi me piken e fituar ne transferte dhe te punojme per te ndrequr ato defekte, qe nuk na lane te prekim fitoren, qe e kishim thuajse ne dore”, ka mbyllur prononcimin trajneri Memushi.