SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6120
FUTBOLL
11 Shkurt
“Arritem te permbysim rezultatin, ashtu si ne fazen e pare. Kjo skuader ka karakter te forte”
Sapo ka perfunduar ndeshja e se shtunes, mes gezimit per ate rezultat impresionues, per nga vete kthesat qe mori loja, Amarildo Belisha, e ka nisur me shpejt se cdokusht tjeter, analizen e postndeshjes se barazuar, 33, ne kryeqytet ndaj Partizanit. Belisha deklaroi dje se barazimi ne kete rast atij i ka ngjare tamam si nje fitore. Me tej, ne intervisten e dhene, 26vjecari shkodran me shume pervoje i mesfushes kavajase, sjell dhe detaje te tjera qe lidhen me ndeshjen, qe, sipas Belishes, rregullon te Besa shume “ura” morali per vijueshmerine pozitve ne takimet e tjera te ketij kampionati.
Nje barazim spektakolar ndaj Partizanit...
Per vete kthesat qe mori rezultati, barazimi qe vertet spektakolar, por, mbi te gjitha, i merituar.
Kur ndeshja shkoi ne 20, u ndje nje “rrenqethje” jo e vogel?
Vetem shifrat ne ato momente tremben pak. Persa i takon lojes, cdo gje ishte thuajse ne ekuiliber te plote. Duke besuar ne forcat tona, sidomos ne sulm, arritem ta rihapnim shpejt ndeshjen e me pas te barazonim.
Nje barazim qe vlen sa nje fitore...
Ne keto momente qe po kalon skuadra eshte vertet keshtu. U kaluan disa jave pa pike dhe per kete grup kjo sigurisht qe perbente nje shqetesim. Por besuam mjaft ne kete kthese te gjithe. Keshtu qe ne si futbolliste mendoj se e thame fjalen tone mbi kete “kthese”.
XhihaniMancaku dhe me pas edhe dyshja FortunatShaqiri. A mendoni se ishin dy “asat nen menge” qe arriten te kthenin ndeshjen?
Ne e dinim qe ata do te hynin ne fushe, ne nje moment jo te mire per ne. Dhe edhe pse nuk deshem qe te ishim ne nje moment te keq, kjo ndodhi, kur u gjendem ne disavantazh, 02. Ata i dhane vertet gjalleri ndeshjes. Me pervojen e madhe arriten te ndertonin nje koordinim te shpejte e te sakte, kjo fale edhe mesfushes qe iu pergjigj, po edhe nga dy mbrojtesit e krahut, Leci e Lila. Nese do te gabonim me pak ne mbrojtje, ne mund te merrnim trepikeshin.
Pra qe nje barazim per t’i sherbyer ktheses se shumepritur?
Padiskutim. Se pari, per kete “nderrim marshi” dhe ne rezultate qe kerkohet tani prej nesh. Sepse kjo Bese eshte e afte qe te perballet pa i bere syri “terrt” me cdo kundershtar ne transferte apo ne shtepine e saj. Ndaj, nuk e mendoj se ka vend te tjetersohet nga dikush merita qe Besa pati ne barazimin e saj te merituar.
Ne fundjave, madje te dielen, takimi me Shkumbinin...
Perpara eshte ndeshja e kupes ne Gjirokaster. Keshtu qe duhet kaluar njehere ajo me sukses, pastaj t’i ndertojme me kujdes synimet per nje trepikesh me peqinasit, skuader e forte ne transferte. Rendesi ka qe Besa tashme rigjeti motivimin e saj per t’iu rikthyer rezultateve pozitive.
Sot rinis java
Jane dy ndeshje. Te merkuren per kupe, ne Gjirokaster ndaj Luftetarit, dhe te dielen ne Kavaje, me Shkumbinin. Megjithate, si per ta shijuar gezimin e nje barazimi emocionues si ai me Partizanin (33) dje skuadra e Beses ka qene pushim. Ndersa sot dhe neser do te kete dy seanca, pasi te marten pasdite, skuadra do te udhetoje drejt “qytetit te gurte” per ndeshjen e pare te turit te dyte te kupes se Shqiperise, ku Besa eshte ende fituesja ne fuqi e ketij kompeticioni.