SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6072
FUTBOLL
5 Shkurt
Atmosferė gri mbisundonte dje nė kampin kavajas, nė tė parėn ditė stėrvitore tė javės antiPartizan. Pavarėsisht faktit se ėshtė nisur puna me dy seanca, paradite ne palestėr dhe pasdite nė fushėn e stadiumit, ajo qė ndiehej si shqetėsim ishte fakti se nė ndeshjen e radhės do tė ketė shumė mungesa nga futbollistėt e skualifikuar prej kartonave dhe ata tė dėmtuar. Stafi teknik ka folur me shqetėsim pėr situatėn, sepse numri i tyre nuk ėshtė i vogėl.
Analizė 25minutėshe pėr humbjen Para seancės sė pasdites tė djeshme, trajneri Starova ka zhvilluar analizėn e humbjes me blutė, qė ka zgjatur rreth 25 minuta. Keqardhja, pėr startin e keq tė gjysmės sė dytė tė kampionatit, ėshtė pėrcjellė nga tekniku e stafi i tij dhe futbollistėt kavajas. Gjėja e parė, qė ra nė sy, ishte mungesa e presidentit Nexhat Bizhdili, i cili nė raste tė tilla ka qenė gjithnjė i pranishėm nė analiza, madje, duke dhėnė edhe masa, si gjoba e paralajmėrime, qė dje janė konsideruar tė tepėrta pėrderisa nuk ka qenė prezent. Starova, siē mėsuam nga burime tė sigurta, ka thėnė se kjo humbje mė tepėr ka ardhur edhe nga gabimet fatale tė disa prej futbollistėve. Por, sipas tij, tani, kur asgjė nuk mund tė kthehet, kėrkohet qė humbja tė lihet sa mė shpejt prapa krahėve. Nuk duhet tė demoralizoheni kurrsesi, u ėshtė drejtuar Bobi futbollistėve, duke dashur tu japė zemėr atyre. Nuk mund tė mohohet tashmė fakti se lojtarėt kanė nevojė pėr moral, qė tė rehabilitohen sa mė shpejt nga ajo gjendje shokuese, e krijuar nga humbja me blutė.
Sa shumė dėmtime e skualifikime Kamerunasi Bikoula Nana ka marrė kartonin e gjashtė tė verdhė nė ndeshjen me Dinamon, ndaj do tė mungojė, si ndaj Partizanit nė transfertė, ashtu dhe nė pėrballjen shtėpiake me Shkumbinin. Edhe mbrojtėsi Zekirija Ramadani, pėrveēse ka patur faj tė madh nė pėsimin e golit tė parė me Dinamon, ka marrė edhe kartonin e tretė tė verdhė dhe nuk do tė jetė i disponueshėm kundėr tė kuqėve nė fundjavė. Pikėrisht pėr kėtė arsye, madje edhe prej njė dėmtimi tė lehtė qė ka ndierė nė kėmbė, mbrojtėsi ka munguar dje nė tė dyja seancat e zhvilluara. Nuk janė nė gjendje pėr tė luajtur, pėr shkak dėmtimesh, edhe mbrojtėsit Erand Hoxha e Ervis Kaja, rikuperimi i tė cilėve nė fakt po ecėn me ritme tė shpejta, por pa u dhėnė megjithatė garanci nga stafi mjekėsor, nėse do tė jenė apo jo tė gatshėm tė shtunėn. Mbrojtėsi Albert Duro, pas dėmtimit qė ka pėsuar nė gju nė minifazėn ulqinake, mėsohet se ėshtė nisur drejt Rumanisė, pėr tė kryer disa konsulta me mjekė tė specializuar.
Lila e Progri, te U21 Nė seancat stėrvitore dje kanė munguar edhe dy futbollistėt e thirrur nga Kombėtarja U21, pėr ndeshjn miqėsore me Maqedoninė, kapiteni Andi Lila dhe sulmuesi Gerhard Progri. Pikėrisht pėr shkak tė kėtyre mungesave tė shumta, Starova ka vendosur qė stėrvitja e sotme tė mos jetė me dy seanca, siē ėshtė vepruar zakonisht nė dy ditėt e para tė javės, por vetėm me njė.