SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6069


Alimehmeti “mbron” Tiranėn: “S’patėn faj, ishim tė zotė ne”

FUTBOLL

5 Shkurt


Trajneri i Elbasanit, Krenar Alimehmeti, vazhdon tė pėrmbahet nė deklaratat e tij pėr median, ndonėse ėshtė rasti t’i lejohet dhe ndonjė shenjė euforie pas ndeshjes sė mirė qė skuadra e tij zhvilloi nė “Qemal Stafa” tė shtunėn e kaluar. Dje pasdite, pas seancės sė parė stėrvitore, pėr javėn anti﷓Dinamo, tekniku i verdhebluve vlerėsoi mobilizimin e futbollistėve tė tij me kampionėt, ndėrsa nuk ėshtė i mendimit se gjithēka shkoi si nė “vaj”. “Mendoj se skuadra ka luajtur me dinjitet dhe e vendosur pėrballė njė kundėrshtari mjaft tė pėrgatitur, ﷓ tha ai ﷓ por, nuk mund tė jem dakord me disa pėrfundime qė vijnė nga kampi kundėrshtar”. Qė ėshtė...” barazimi me Elbasanin qenka njė gjėmė e madhe pėr Tiranėn. Fundja, Elbasani dhe pėrpara ndeshjes tė sė shtunės ishte para Tiranės nė renditje, ēka kėtu pėr tė vėnė kujėn? Duket se ka pasur mjaft eufori tek ata dhe kjo na ka ndihmuar nė njė farė mėnyre pėr tė realizuar qėllimet tona nė kėtė ndeshje. Pėr lojėn e skuadrės sonė, mendohet se ka qenė si pasojė e formės qė ka paraqitur ajo dhe nė pjesėn e parė tė kampionatit, vetėm kaq”, ka pėrfunduar Alimehmeti.

Edhe fansat

kundėr

Duke e shtyrė mė tej mendimin e shprehur nga tekniku elbasanas dhe njė pjesė e mediave tė shkruara, duke rėnduar mė shumė se ē’duhet skuadrėn bardheblu pėr barazimin qė arriti pėrballė skuadrės elbasanase e kanė cilėsuar atė si “disfatė”, “rezultat zhgėnjyes” apo dhe si barazim i turpshėm!. Tė tilla pėrcaktime nuk janė pėrtypur mirė nė kampin verdheblu, madje sidomos nė radhėt e tifozerisė elbasanase. Me kė ėshtė turp tė barazosh me Elbasanin e vendit tė tretė? Po tė mos ishte koka e Bejzades qė devijoi topin e goditur nga Duro nė rastin e golit tė dytė tė baraimit tė Tiranės, sa “koka” tė tjera do tė priteshin pėrveē asaj tė ish﷓trajnerit Hafizi? Ē’mund tė thuhet mė shumė nėse Tirana do tė mundej nė atė ndeshje me Elbasanin? Po Elbasani s’paska merita qė sipas kėtyre mediave “zhgėnjeu” ,”i shkaktoi disfatė” apo turpėroi njė skuadėr kundėrshtare, qoftė kjo dhe kampionia nė fuqi? Pyetje tė kėtij karakteri bėnin dje fansat elbasanas teksa ndiqnin seancat stėrvitore tė djemve tė Alimehmetit.

Skerdi jep

pėrgjigjen

Sulmuesit verdheblu, Skerdi Bejzade, nuk i kanė bėrė shumė pėrshtypje kontestimet apo sharjet e tifozėrisė tiranase gjatė lojės tė sė shtunės. “Jam mėsuar me ofendimet e tyre. Me Tiranėn mė ka ecur gjithmonė loja, pastaj dhe unė u pėrgjigja apo jo?”, e mbyll me kaq “arusha” verdheblu.