SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6065


Donatorėt prishin paktin me Hafizin, ja detajet..

FUTBOLL

5 Shkurt


Astrit Hafizit, me siguri i kujtohet mirė dita e parė kur njė nga donatorėt e Tiranės e ka telefonuar dhe i ka ofruar “punė”. Fillimisht ka thėnė “do mendohem”:. E si mos mendohesh, kjo Tiranė tė “pret gjithnjė kokėn”. Sepse Hafizi mė shumė se paratė ka problem edhe imazhin. Duhet tė ishte njė arsye qė nuk drejtonte asnjė skuadėr pėr gati 5 vite. “Imazhin mos e ki problem, ēfarė do qė tė ndodhė do qėndrosh deri nė maj”. Hafizi ka nėnqeshur, sepse e ka ditur qė kjo ēfarė do qė tė ndodhė, mund tė pėrkthehet nė shumė drejtime. Megjithatė ka thėnė po, dhe ka filluar tė punojė nė stilin e tij. Deri pėrpara ndeshjes me Elbasanin kishte kaluar dy momente tė vėshtira, njė nė Kavajė, nė humbjen 3﷓1 dhe njė nė Shkodėr, nė humbjen 4﷓1. Nė asnjė rast nuk u bė skandal nga drejtuesit. Pėrkundrazi, ndokush mendonte qė ajo e Shkodrės tė paktėn duhet tė kishte kaluar mė nxehtė pėr stilin e Tiranės. E, megjithatė ata, donatorėt, tė etur pėr mbledhje e marrje masash nuk bėnė asgjė. Nuk vonuan ama, tė dilnin nė origjinė. Ka mjaftuar vetėm njė barazim, qė “ēfarė qė tė ndodhė” tė harrohej. Dhe Hafizi, tė ishte njė fotokopje, e Starovės, Josės, Menikinit, sėrish Josės e sėrish Starovės. Ka njė arsye qė gjithė kėta trajnerė e megjithėse Tirana fiton pothuaj ēdo vit kanė ikur. Madje, madje ka nga ata qė kanė ikur edhe duke qenė nė vend tė parė, si puna e Josės. Hafizi pardje ėshtė ndjerė i tradhėtuar dhe nuk ka preferuar tė flasė. Fundja ēfarė tė thotė. Qė edhe ai i shtohet listės sė pafundme tė atyre, qė joshen financiarisht nga Tirana dhe mė pas largohen pas njė barazimi, qė mund ta marrė edhe Kapelo. Ėshtė gjithnjė e njėjta Tiranė. Me apo pa Hafizin.