SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6056
FUTBOLL
4 Shkurt
Edhe pse Besa ka humbur, ndryshe nga si vepron ndonjė trajner trajner nė kėsi rastesh, Sulejman Starova mbetet i hapur me mediat. Nė tė vėrtetė, pėrtej filozofisė sė tij dhe punės qė bėn me skuadrėn kavajase, bilanci nuk ėshtė aspak pėr tu pasur zili, kur nė gjashtė ndeshjet e fundit, Besa ka humbur pesė prej tyre dhe ka fituar vetėm njė
Kundėrshtarėt ishin potentė Duke komentuar humbjen me Dinamon, Starova ka nėnvizuar se kėtė dėshtim shtėpiak (i dyti pas atij me durrsakėt, kur drejtonte Dumitresku) e ka pėsuar ndaj kryesueses, qė udhėheq bindshėm kampionatin, Dinamos shumė tė fortė. Nė konferencėn pėr shtyp tė pasndeshjes, Starova pohoi se blutė u mbrojtėn mirė e ishin tepėr tė organizuar nė tė gjithė sektorėt e fushės. Ndėrsa ndėshkimi ka ardhur edhe prej gabimeve tė vetė kavajasve. Te goli i parė, i quajtur prej tė gjithėve aksidental, u pa se ēfarė gjendje tė ngarkuar psikollogjike pati lojtari ynė, tė cilin mė pas u detyruam edhe ta zėvendėsonim. Ndėrsa goli i dytė, rezultat i pakujdesisė sė Nanas nė mbulim, pa diskutuar klasin e lojtarit mik, vulosi verdiktin e njė ndeshjeje, ku Besa ndėshkoi vetveten. Megjithatė, kur llogarit potencėn dhe agresivitetin e lojės nė kundėrsulm tė kundėrshtarėve tanė, them se ėshtė njė humbje, qė nuk ka asnjė arsye tė ngjallė pesimizėm pėr mė tej ėshtė shprehur Starova.
Mungesa e golit i ēoroditi lojtarėt Njė ndėr shkaqet e humbjes, sipas Starovės, ishte dhe mungesa e golit nė portėn e Dinamos, edhe pse nė pjesėn e parė, sipas tij, kanė kėrcėnuar plot shtatė herė, ndėrsa u ekzekutuan 13 goditje nga kėndi. Starova justifion edhe lojtarėt, si Nana e Fortunat, qė nuk kanė kryer fazėn pėrgatitore me skuadrėn. Megjithatė, jo pėr ta largura nga vetja pėrgjegjesinė, duhet pranuar se pėr tė fituar duhet edhe pak fat, pranoi Starova, gjė qė na mungoi pėrballė Dinamos
Duhet mė shumė pėrqendrim Nė kushtet kur pjesėn e dytė tė kampionatit Besa e nisi me njė humbje shokuese, Starova, me eksperiencėn e tij tė madhe nė drejtim, ka mendimin se kjo gjendje kalohet shpejt, gjithnjė nėse skuadra do tė arrijė tė pėrqendrhet mė shumė nė zbatimin e detyrave qė i ngarkohen. Nė punėn tonė tė pėrditshmė stėrvitore, kėrkesa ime dhe e gjithė stafit ka qenė kėmbėngulėse mbi kėtė eshtje. Pas dizavantazhit me Dinamon, kishte plot minuta qė, me njė pėrqendrim maksimal, tė realizonim kthesėn e shumėpritur, dhe pėr kėtė Besa ka dhėnė prova, si ndaj Partizanit. Nuk ndodhi kėshtu me Dinamon, edhe pse nė fakt e prisja tė ishte mė i shpejtė reagimi nga skuadra. Tani duhet tė mendojmė pėr transfertėn me Partizanin, qė, megjithėse do tė jetė e vėshtirė, Besa i ka tė gjitha mundėsitė tė shprehė vlerat e saj tė vėrteta ka pėrfunduar Starova.