SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6051
FUTBOLL
4 Shkurt
Nė njė farė mėnyre ėshtė pėrsėritur historia nė ndeshjen e verdhebluve ndaj Tiranės, si nė luftėn sportive ashtu dhe pėr emocionet gjatė gjithė 90minutėshit. Nė kampin verdheblu janė tė kėnaqur me atė ēka dhanė futbollistėt e Alimehmetit. Pėr Elbasanin ishte njė pikė sakrifice, nisur nga situata qė sundonte nė skuadėr, nga largimet e disa lojtarėve tė saj. Zhvillimet e ditėve tė fundit, para mbylljes sė merkatos, bėnė qė trajneri Alimehmeti ta ketė patur mė tė lehtė se herėt e tjera, pėr tė ndėrtuar formacionin. Nga emrat e njohur, nė stolin e rezervave mbeti vetėm mbrojtėsi Lako dhe mesfushori i ardhur fare papritur nga Besa, Arben Nuhiji, madje pėr tė shumėkush nė Elbasn u ēudit, kur e pa tė aktivizohej nė fushėn e lojės nė tė 75'. Megjithatė paraqitja e skuadrės elbasanase nė fushė u hapi shumė punė kampionėve nė fuqi.
Arian Sheta Nė njė prononcim pėr gazetėn tonė, njė ditė para ndeshjes, mbrojtėsi Arian Sheta ishte shprehur i bindur se skuadra e tij do tė luftonte me tė gjitha forcat. Do tė vėmė zemrėn nė fushėn e lojės tha ai dhe do tė luftojmė tė paktėn qė tė mos humbim.
Irakli Toēi Ka pėsuar dy gola portieri i verdhebluve, nė kėtė ndeshje tė parė tė tij si titullar nė formacion. Tė dy nga goditjet standarde tė Klod Duros, por nė asnjėrėn prej tyre nuk mund tė fajėsohet. Toēi e ka kryer mė sė miri detyrėn, sidomos nė rastin e minutės sė katėrt, kur ka neutralizuar me reflekset e tij tentativėn e D.Xhafajt pėr tė shėnuar. I ka mbetur njė peng nė rastin e penalltisė. Nuk e kam prekur fare sulmuesin kundėrshtar ka thėnė Toēi, por jam pėrplasur me Shetėn.
Julian Ahmataj Kapiteni elbasanas ka zhvilluar ndeshjen e tij mė tė mirė, pas dėmtimit qė pėsoi nė prologun e kėtij kampionati. Sė bashku me Tetovėn, i ka detyruar tiranasit tė kėrkonin shtigje tė tjera, jo ato tė krahut ku vepronin Ahmataj e durrsaku. Pėrkundėr ndonjė mėdysheje te fansat e tij pėr formėn sportive, ka treguar hapur se do tė jetė njė mbėshtetje e sigurt pėr skuadrėn, nė vazhdim tė garės sė kampionatit.