SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6049
FUTBOLL
4 Shkurt
Peqinasit kanė arritur tė barazojnė me Flamurtarin nė transfertėn e Vlorės, por tekniku Magani ėshtė i mendimit se skuadra e tij mund tė merrte mė tepėr se njė pikė, nėse sulmuesit do tė ishin treguar mė tė saktė nė finalizim. Megjithatė, edhe me njė pikė, tė fituar ndaj Flamurtarit nė fushėn e tij, nuk ėshtė keq ėshtė shprehur Magani. Nė kėtė ndeshje, nė mungesė tė Jakimovskit, nė krahun e djathtė tė mesfushės trajneri peqinas ka aktivizuar gjirokastritin Nora. Gjithēka tjetėr ka qenė pothuajse si nė ndeshjet e tjera. Nė pėrballjen ndaj vlonjatėve, ka rėnė nė sy vendosmėria e futbollistėve peqinas pėr tė mos dalė pa pikė nga fusha. Duke folur pėr ndeshjen, Magani ėshtė shprehur: E kishim vlerėsuar realisht Flamurtarin dhe kjo u duk edhe nė mobilizimin e futbollistėve nė fushėn e lojės. Megjithėse luanim nė trasfertė, i kemi mbajtur vendasit nėn presion, duke mos i lejuar tė dilnin nė lojėn e tyre. Barazimi, vijon Magani, ėshtė rezultat llogjik i punės serioze qė kemi bėrė nė proēesin stėrvitor si dhe i injektimit nė skuadėr tė njė mentaliteti tjetėr pėr arritjen e synimeve. Me barazimin ndaj vlonjatėve, peqinasit kanė ruajtur diferencėn e pikėve me Flamurtarin, qė i ndjek mė afėr, por kanė shtuar dhe shanset pėr tu futur nė gjashtė skuadrat e para. Natyrisht, do tė na kishin bėrė sė tepėrmi punė tri pikėt, por duhet tė kėnaqemi edhe me njė, sepse Flamurtarin nuk ėshtė e lehtė ta kalosh nė fushėn e tij thotė Magani. Pika e fituar ėshtė pritur mirė nė opinion sportiv peqinas, nga ana tjetėr ka shtuar besimin pėr tė ngjitur shkallėt e renditjes, pėr tiu afruar skuadrave tė kreut. Magani ka prekr edhe gjykimin e Pezės, aq i pėfolur pas ndeshjes. Nuk ėshtė hera e parė, thekson Magani. qė rezultatet pozitive tė Shkumbinit nė trasfertė paragjykohen, ndaj nuk mė bėjnė aspak pėrshtypje mendimet e shprehura nga vlonjatėt. Jam i mendimit qė drejtuesit e Flamurtarit, mė shumė se te gjyqtari mosarritjen e fitores ta kėrkojnė te loja e skuadrės sė tyre.