SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6017
FUTBOLL
2 Shkurt
Canaj nė siklet, sa shumė mungesa! Jupi me grip, Pema vazhdon me dorėn nė allēi, Kuli i skualifikuar, Pollozhanit dhe argjentinasit Hanush akoma nuk u ka mbėrritur kartoni
Tekniku dinamovit, Agim Canaj, ėshtė pėrfshirė nga ethet e ndeshjes sė sotme me Besėn. I kanė ardhur vonė kroatėt nga pushimet, ndonėse ėshtė i bindur qė, me pėrvojėn qė kanė, ata shpejtė do tė hyjnė nė ritmin e grupit. Ende nuk i quan tė gatshėm plotėsisht pėr skuadrė, Pollozhanin e Hanush, tė cilėve u duhet mė shumė kohė pėr tu pėrshtatur me skuadrėn. Mungesa e Jupit dhe e Kulit, por dhe efektiviteti jo i plotė i Pemės, qė e ka dorėn akoma nė allēi, janė shqetėsimet e Canajt. Ashtu sikurse dhe vonesa e kartonave pėr dy tė sapoardhurit nė kėtė merkato dimri.
Mbėrriti dhe ndeshja me Besėn, nė Kavajė. Si e parashikoni kėtė sfidė?
Besa mbetet njė skuadėr e vėshtirė, sidomos nė fushėn e saj. Ka njė grup tė mirė lojtarėsh, kur ka patur dhe lėvizje nė merkaton e dimrit. Shpresojmė qė tė mos jetė Fortunat, pas problemeve me aktivizimin nė dy kampionate. Unė e njoh mirė skuadrėn kavajase, pasi edhe e kam drejtuar vetė. Shpresoj qė Dinamo tė mbajė ritmin e rezultateve pozitive, qė ka pasur deri tani nė transfertė. Nuk ėshtė ndeshje e lehtė, por nuk ka asgjė tė pamundur.
Pollozhani e Hanush, tė ardhurit mė tė fundit nė merkaton e dimrit, sa janė pėrshtatur me skuadrėn?
Pėr tė dy kėta lojtarė koha pėr tu pėrshtatur me skuadrėn ishte shumė e shkurtėr. Nė kėto kushte, nuk mund tė jenė qė nė fillimin e lojės pėr tė pėrballuar Besėn, sepse, siē thashė, u duhet dhėnė kohė qė tė njihen me mėnyrėn e lojės dhe mentalitetin e Dinamos. Problemi i tyre ėshtė se nuk u kanė ardhur kartonat dhe ne nuk dimė nėse do ti kemi nė tetėmbėdhjetėshe, apo jo.
Po gjendja e futbollistėve kroatė, nė ēnivel ėshtė?
Fakti ėshtė qė ata kanė mbėrritur me vonesė pas pushimeve, kur pjesa tjetėr e skuadrės e kishte kryer periudhėn pėrgatitore. Megjithatė, duke qenė pjesė e formacionit tonė nė shumicėn e ndeshjeve, me pėrvojėn qė kanė shpejt do ta kapin ritmin e skuadrės.
Pema dhe Jupi?
Pėr tė parin, unė kam kėrkuar dhe njė mendim nga stafi mjekėsor. Sipas tyre, ende e ka tė pamundur pėr tė luajtur tė gjithė ndeshjen, sepse vazhdon tė jetė me dorė nė allēi. Pėr Jupin, tė cilin e kishim llogaritur forcė plus nė skuadėr, mund tė them qė nuk do tė jetė, pasi ėshtė me grip. Mungon dhe Kuli, i skualifikuar prej kartonave. Megjithatė, pėrtej kėsaj tablloje jo fort tė kėndshme, duhet tė them se nė skuadėr ka forca pėr ta mxjerrė me sukses kėtė ndeshje.