SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6014


Arian Sheta: Zemrėn nė fushė

FUTBOLL

2 Shkurt


E gjithė java, qė i parapriu ndeshjes sė sotme me Tiranėn, u pėrshkua nga shqetėsime dhe probleme tė merkatos, ku si pėrfundim, Elbasanit mė shumė futbollistė iu larguan, se sa i erdhėn. Por, sipas mbrojtėsit tė verdhebluve, Arian Sheta, e gjitha kjo pak do tė ndikojė nė moralin e skuadrės. “Tirana, ﷓ thotė Sheta ﷓ tė nxit qė tė mobilizohesh nė maksimum. Ne do tė luajmė me te gjitha forcat tona, tė paktėn pėr tė mos humbur. Merkaton e bėjnė tė tjerėt, ndėrsa ne futbollistėt i kemi detyrat nė fushėn e lojės”.

Portieri ﷓ “Largimi i Ilion Likės po, ėshtė problem pėr ne” thotė Sheta. “Deri tani e kemi ndierė veten tė sigurt nė portė. Edhe Toēi ėshtė njė portier i aftė. Megjithatė, ne duhet tė jemi mė tė vėmendshėm para zonės sonė, pėr t’ia bėrė mė tė lehtė punėn portierit. Ky ėshtė realiteti dhe duhet tė veprojmė sipas situatave qė krijohen”.

Kampionati ėshtė njė ﷓ Verdheblutė do tė luajnė katėr ndeshje “bombė” radhazi (me Tiranėn, Dinamon, Partizanin e Shkumbinin), duke e mbyllur fazėn e dytė me Besėlidhjen, nė Elbasan. Duke e pyetur qendėrmbrojtėsin, nėse tani fillon gara e vėrtetė pėr Elbasanin, ai u pėrgjigj: “Nuk mendoj se kampionati duhet ndarė nė periudha. Ai ėshtė njėlloj i rėndėsishėm, nga fillimi dhe deri nė fund. Tė gjitha ndeshjet kanė vlerė, sepse ēdo fitore ka tri pikė, pavarėsisht nga emri i kundėrshtarit. Ne patėm llogaritur mė shumė pikė, por kemi humbur mjaft nė disa ndeshje nė fushėn tonė. Ne do t’i vlerėsojmė njėlloj tė gjitha ndeshjet, deri nė fund tė kampionatit”.

S’ka rėndėsi vendi i pėrgatitjes ﷓ Skuadra elbasanase e ka zhvilluar pėrgatitoren dimėrore nė “shtėpi”, ndėrsa Tirana e kreu atė nė Turqi. Nė pamje tė parė duket se bardheblutė kanė qenė mė tė favorizuar dhe kjo mund tė ndikojė nė ndeshje. Por Sheta, i cili po alon njė periudhė tė mirė nė formėn sportive, ka mendimin se vendi i pėrgatitjes nuk ėshtė pėrcaktues. “Edhe ne jemi stėrvitur rregullisht, madje dy herė nė ditė, dhe ndihemi mjaft mirė fizikisht. Ne do tė vėmė zemrėn nė fushėn e lojės dhe kjo mendoj se do tė jetė pėrcaktuese nė kėtė ndeshje”.

Besimi ﷓ “Kam shumė besim se nuk do tė dalim pa pikė ﷓ pėrfundon Sheta, ﷓ sepse do tė kemi dhe mbėshtejen e tifozerisė dhe tė drejtuesve tanė, qė mesa di kanė premtuar njė shpėrblim jo tė vogėl nė rast fitoreje”.