SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6013


Hafizi: Barazimi, si humbje pėr ne

FUTBOLL

2 Shkurt


Ndryshe nga dita, kur e pati drejtuar Tiranėn pėr herė tė parė, nė transfertėn ndaj Besės, sot Hafizi do ta drejtojė kampionen nė “shtėpi”, pėrpara shikuesve tė saj, nė tempullin e futbollit shqiptar, nė “Qemal Stafa”. Por ka edhe disa gjėra tė tjera ndryshe. Sė pari, kohė pėr t’u marrė me grupin ka patur shumė mė tepėr; sė dyti, kushtet stėrvitore kanė qenė mė optimale: dy javė stėrvitje nė Kemer dėshmojnė pėr kėtė. Pa thėnė pėr pozitat e skuadrės nė renditje, gjendjen fizike, harmonizimin, ardhjet e reja nga merkato. Nisur nga tė gjitha kėto, tekniku Hafizi thotė: “Pėrgatitjet i kemi pėrfunduar nė tė gjitha drejtimet. Tash e mbrapa mė pak kohė do tė kemi pėr stėrvitje, sepse mė shumė do tė kemi ndeshje, ngaqė pėrballjet e kampionatit do tė ndėrthuren me ato tė Kupės. Pėrfundimisht, gjithēkaje qė bėmė me grupin nė Turqi dorėn e fundit ia kemi dhėnė kėtė javė nė Tiranė”.

Mdryshimet, tė detyruara ﷓ Shkodrani i pankinės bardheblu gjen rastin tė shprehė keqardhjen pėr dėmtimet, qė kanė pėsuar nė ditėt e fundit dy lojtarėt e sapoardhuar, francezi Mocke dhe maqedonasi Gjorevski. Ndėrkohė, pėr shkak tė tre kartonave tė verdhė ai nuk do tė ketė shėrbimin e Sinės, nė krahun djathtė tė mbrojtjes. “Kėto, ﷓ thotė Hafizi, ﷓ na detyrojnė tė bėjmė disa ndryshime, fillimisht nė mbrojtje, por do jemi tė detyruar tė modifikojmė diēka edhe nė sulm”.

Pėrgjegjėsia ﷓ Nisur nga gjithēka ėshtė folur e shkruar pėr bardheblutė gjatė pėrgatitores nė Turqi, pa harruar edhe afrimin e lojtarėve tė huaj, e detyrojnė Hafizin tė pohojė pėrgjegjėsinė e madhe qė ndien nė pėrballjen e sotme me Elbasanin. “Tifozėt nganjėherė presin gjėra tė jashtėzakonshme, por dihet qė lojtarėt e ardhur duan kohė pėr t’u ambientuar. Shpresoj qė ata ta arrijnė kėtė gjė sa mė parė, nė harmoni me lojtarėt e tjerė, pėr tė marrė rezultatin e duhur”. Sipas teknikut, vetėm dy nga futbollistėt e huaj, Kēira nė qendėr tė mbrojtjes dhe Mohelebi nė mesfushė, do ta nisin lojėn nga minuta e parė. Kurse lidhur me synimin e bardhebluve nė kėtė ndeshje, Hafizi tha: “Ndaj Elbasanit ne duhet tė pėrfitojmė sa shumė nga faktori fushė, sepse barazimi nė kėtė ndeshje do tė ishte si humbje pėr ne”.

Mbėrrin Muratoviē - Tek bardheblutė ka mbėrritur kroati me pasaportė franceze, Vedran Muratoviē. Ka qenė mesi i natės, duke u gdhirė e premtja, kur nė aeroportin “Nėnė Tereza” ka mbėrritur Muratoviē, ndėrsa punonjės tė Vila “Gold” kanė udhėtuar enkas pėr ta pritur dhe pėr ta akomoduar nė mjediset e saj. Muratoviē ėshtė pjesė e “dėrgatės” sė premtuar nga menaxheri Sokol Murati, fill pas dėmtimit tė francezit Mocke. Muratoviē ėshtė 24 vjeē, sulmues, dhe vjen nga klubi francez Etente (ESL), qė militon nė divizionin e dytė. Fillimet si futbollisti ka patur nė Kroaci. Paraditen e djeshme Muratoviē ka kryer edhe seancėn e parė stėrvitore me grupin e bardhebluve, nėn drejtimin e Hafizit. Mėsohet se Muratoviē do tė qėndrojė vetėm pak ditė te Tirana, sa pėr tė kryer njė test prove, pas tė cilit stafi teknik do tė thotė fjalėn e fundit pėr tė.

Ilion Lika, stėrvitje te Tirana - Ka befasuar Ilion Lika, kur dje paradite ėshtė shfaqur nė “Skėnder Halili” mes bardhebluve, ndėrsa grupi i gazetarėve, i ndodhur aty pėr tė ndjekur stėrvitjen e kampionėve, i kanė drejtuar menjėherė mikrofonėt. Por shumė shpejt Lika ka sqaruar gjithēka, kur ka treguar se ishte aty vetėm pėr stėvitje. “Tashmė, ﷓ ka pohuar ish﷓portieri i Elbasanit, ﷓ kam nėnshkruar pėr skuadrėn e Premier Ligės ruse, FC Terek, me tė cilėn pas pak ditėsh do tė bashkohem nė Turqi pėr fazėn pėrgatitore, meqė kampionati atje fillon nė mars”. Lika ka falėnderuar stafin e Tiranės, sidomos trajnerin e portierėve Astrit Nallbani, qė i kanė krijuar mundėsinė pėr t’u stėrvitur.