SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6011


Pollozhani mendon dhe per Kosoven

FUTBOLL

2 Shkurt


Artim Pollozhani, lojtari i Dinamos, i huazuar nga Koblenc i Gjermanisė, do tė jetė i gatshėm pėr trajnerin e Maqedonisė Katanec nė ndeshjen miqėsore qė skuadra e tij pėrfaqėsuese do tė luajė kundėr Serbisė tė mėrkur﷓_ ardhshme. Futbollisti me origjinė shqiptare kėrkon tė luajė nga minuta e parė nė kėtė takim dhe mundėsisht tė shėnojė njė gol qė do t’ja dedikonte tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė. “Unė kam shumė dėshirė tė luaj nga minuta e parė dhe mundėsisht tė shėnoj njė gol qė tė jetė goli i fitores. Dihet qė serbėt janė njė skuadėr shumė e fortė por edhe ne kemi bėrė hapa para. Tani qė kjo ndeshje korrespondon me njė pavarėsi tė mundshme tė Kosovės, do isha edhe mė i lumtur ta realizoja atė gol”, tha Pollozhani. Pollozhani nė tė shkuarėn ka luajtur njė ndeshje kundėr skuadrės shqiptare, takimin miqėsor nė shkurtin e vitit tė shkuar qė maqedonasit e fituan me rezultatin 1﷓0 nė stadiumin “Loro Boriēi” tė Shkodrės. Dinamo – Duhet tė ketė pasur ndonjė arsye tė fortė se pėrse Pollozhani zgjodhi Dinamon. ”Ambjentin shqiptar e njoh, sepse edhe nė tė shkuarėn kam luajtur kėtu – thotė sulmuesi pėr “albaniasoēer” – unė kisha fort nga disa klube gjermane por ato donin tė shkoja dhe tė provohesha. Sigurisht qė u thashė qė nuk jam pėr provė dhe vendosa qė tė mos e bėja diēka tė tillė. Mė pas pati dy skuadra, njė sllovake dhe kjo e Dinamos qė kėrkuan shėrbimin tim nė formė huazimi. Pasi fola me trajnerin Rapolder vendosa tė vij nė Shqipėri pėr 6 muaj. Unė jam i bindur qė kėtu mund tė bėhem futbollist mė cilėsor se kam qenė dhe tė rifitojė besimin e skuadrės dhe tė trajnerit Raploder nė Gjermani. Rapolder mė ka thėnė qė do tė mė ndjekė disa ndeshje kėtu nė Shqipėri dhe unė besoj qė do tė arrij ta bind atė”.