SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=6001


Moda maqedonase mbėrrin nė Burrel

FUTBOLL

1 Shkurt


Njė tjetėr futbollisht i ėshtė bashkuar ekipit tė Burrelit. Nuk kanė mjaftuar blerjet nga skuadrat shqiptare tė futbollit, nga Nigeria e Mali i Zi, por tani presidenti i matjanėve ka thirrur pranė skuadrės futbollistin maqedonas, George Bllashko. Kėtij tė fundit i ėshtė bėrė e ditur nga Presidenti Koliqi dhe stafi drejtues se do tė testohet nėse vėrtetė e justifikon federimin me skuadrėn e Burrelit. Burime koefidenciale, bėjnė tė ditur se futbollisti maqedonas, i pari nga ky shtet qė grumbullohet me Burrelin, ėshtė shprehur se do tė jetė njė futbollist aktiv dhe se nė ēdo ndeshje do tė shėnojė gol nė portėn kundėrshtare. Njė premtim qė tingėllon mjaft i ēuditshėm. Pas ardhjes sė futbollistit nė fjalė, tekniku matjanė i ka tė gjitha mundėsitė tė ndėrtojė njė formacion konkurues dhe tė fortė. “Tani nuk na mungon asgjė,﷓ thotė Daiu﷓ kushtet e akomodimit janė mjaft tė mirė. Kujdesi pėr kontratat dhe pagat ėshtė nė lartėsinė e duhur. Kontigjentet e lojtarėve janė siguruar pėr tė gjitha repartet e skuadrės. Na mbetet tė pėrveshim mėngėt e tė realizojmė objektivat e klubit”. Duke buzėqeshur pas gjithė kėtyre blerjeve dhe sidomos pas mbėrritjes sė futbollistit nga vendi fqinj, Daiu shprehet se Burreli do tė jetė njė kockė e fortė pėr skuadrat e kėsaj kategorie.

Georgo Bllashko nuk flet shqip dhe rolin e pėrkthyesit e luan mjaft mirė Zenel Radaj, lojtar ky i ardhur nga Ulqini tek skuadra matjane. Serbisht﷓folėsi shqiptar Radaj, duke iu referuar pohimeve tė lojtarit maqedonas tha se lojtari i sapoardhur kishte luajtur me ekipet e Shkupit, Bragallnica e Osogova. “Unė,﷓ tha nė gjuhėn e tij Bllashko, vij nga ekipi i Osogovės. Kjo skuadėr luan nė Superiores dhe ndodhet nė vendin e dytė nė renditjen e kampionatit tė Maqedonisė. Kam ardhur nė Burrel pas ftesės sė bėrė dhe besoj se do t’i bind drejtuesit qė unė vlej tė luaj me kėtė skuadėr”.