SportEkspres - E Perditshme Sportive Shqiptare
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=5997


Portieri Kotorri: “Nuk e kemi tė lehtė”

FUTBOLL

1 Shkurt




Portieri i Dinamos, Elvis Kotorri, nuk e ka konsideruar tė lehtė ndeshjen me Besėn, qė do tė luhet tė shtunėn, nė Kavajė. Madje, me pėrvojėn e tij ndėr vite, Kotorri e konsideron si njė ndėr transfertat mė tė forta tė kampionatit tė kategorisė superiore, aq mė tepėr qė bėhet fjalė pėr njė ekip, i cili deri disa javė pėrpara pretendonte pėr tė qenė kryesues. Kotorri nuk “qan” tė larguarit, porse ėshtė i bindur qė grupi i Dinamos ėshtė i plotė pėr ta kaluar me sukses kėtė ndeshje dhe ato qė do tė vijnė mė pas.

﷓ Mbėrriti dhe sfida me Besėn; si parashikohet?

﷓ Eshtė njė ndėr transfertat mė tė forta nė kėtė kampionat. Eshtė e vėshtirė, sepse luajmė me njė skuadėr, e cila nė pėrfundim tė fazės sė parė kryesonte e vetme renditjen. Megjithatė, nisur nga fakti qė ne jemi tė suksesshėm nė transferta, kur kemi fituar gjashtė ndeshje dhe kemi barazuar dy, kemi besim se do tė vazhdojmė me tė tilla rezultate pozitive. Pastaj, ėshtė ndeshja e parė zyrtare e vitit 2008 dhe duhet ta nisim me “kėmbė tė mbarė”.

﷓ Sipas Kotorrit, e ēfarė shkalle vėshtirėsie ėshtė kjo ndeshje?

﷓ E thash dhe mė sipėr, ndėr mė tė fortat e kėtij kampionati. Edhe nė fazėn e parė, nė “Qemal Stafa”, ne nuk kemi arritur tė fitojmė nė Tiranė...

﷓ Si e vlerėsoni gjendje aktuale tė skuadrės kavajase?

﷓ Ka njė grup futbollistėsh tė mirė, pėr mė tepėr qė ka patur lėvizje nė merkaton e dimrit, ēka do tė thotė se ėshtė pėrforcuar. Kėshtu qė, gjithēka ka ndodhur nė skuadrėn kavajase duhet marrė nė konsideratė.

﷓ Merkatoja e dimrit duket se ka zbehur sulmin dhe ka mbipopulluar mesfushėn; si mund tė zgjidhet problemi, kur nė vijėn e parė ėshtė vetėm Pejiē?

﷓ Sė pari, largimet nuk duhen “qarė”. Sė dyti, ēdo ardhje nė skuadėr duhet parė si pozitive. Sa pėr zgjidhjet taktike, duke pėrfshirė edhe lojtarėt qė kanė ardhur sė fundi, ato varen vetėm nga trajneri dhe ne nuk kemi tė drejtė tė komentojmė. Dinamo e ka grupin dhe ėshtė nė gjendje qė tė vazhdojė me tė njėjtin ritėm, ku e la pjesėn e parė tė kampionatit.

Lėvizje nė formacion

Nė stėrvitjen e parafundit tė Dinamos, dje pasdite, trajneri i bluve, Agim Canaj, pėrsėri ka bėrė ndryshime nė formacionin e skuadrės. Njėmbėdhjetėshi i djeshėm duket se do tė jet﷓_﷓_mundshmi pėr ndeshjen me Besėn, kurse skema ėshtė pėrsėri 4﷓4﷓1﷓1. Formacioni, qė mendohet tė vendoset pėrballė Besės ėshtė: Kotorri, Bodrusiē, Graniē, Pisha, Abraham, Vincetiē, Diob, Allmuēa, Ferraj, Poēi, Pejiē. Qė do tė thotė se Ishka, Hanush e Pollozhani parashikohen tė jenė rezervė, ashtu sikurse dhe Pema, pėr tė cilin trajneri i bluve, Agim Canaj, kėrkon qė tė marrė njė garanci mė tė madhe nga stafi mjekėsor pėr ta aktivizuar. Sulmuesi dinamovit vazhdon tė jetė me dorėn nė allēi, pas operacionit qė kreu pėrpara dy muajsh. Ndėrkaq, nė stėrvitjen e djeshme ka munguar dhe Redi Jupi, qė sipas Canajt ka kaluar njė gjendje gripale.

Blutė, pėrfundimisht “duart” Ekvallės

Kamerunasi Ekvalla nuk do tė jetė pjesė e Dinamos. Ky lajm konfirmohet nga burime zyrtare brenda skuadrės dinamovite, tė cilėt bėjnė tė ditur se futbollisti kamerunas nuk plotėsonte kėrkesat e stafit teknik. Kjo, edhe pėr faktin se, gjithnjė sipas kėtyre burimeve zyrtare tė Dinamos, pas ardhjes sė Pollozhanit e tė Hanush, nė mesfushė pati mbipopullim, ēka nga ana tjetėr solli dhe “firo”, kur u larguan pesė lojtarė. Nė fakt, kamerunasi Ekvalla ka qenė i federuar te dinamovitėt qė mė 31 gusht. Por pas njė prove treditore, apo dhe pas deklarimit tė Canajt se nuk i duhej, Ekvalla ėshtė larguar nga Dinamo, nė kėrkim tė ndonje skuadre tjetėr.

Stėrvitja e fundit, paradite

Blutė nuk e kanė ndryshuar ritualin e tyre tė zakonshėm njė ditė pėrpara ndeshjes. Stėrvitjen e fundit, para ndeshjes me Besėn, do ta bėjnė sot paradite, nė ora 11:00, dhe pasdite do tė grumbullohen nė hotelin “Ylli i detit”, nė plazhin e Golemit.