 |
 |
 |
 |
Kat. Superiore |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Skenderbeu
|
6
|
 |
Flamurtari
|
6
|
 |
Laci
|
4
|
 |
Elbasani
|
4
|
 |
Vllaznia
|
4
|
 |
Dinamo
|
3
|
 |
Kastrioti
|
2
|
 |
Tirana
|
1
|
 |
Shkumbini
|
1
|
 |
Teuta
|
1
|
 |
Bylis
|
0
|
 |
Besa
|
0
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Kat. E pare |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Ada
|
0
|
 |
Apolonia
|
0
|
 |
Beslidhja
|
0
|
 |
BilishtSport
|
0
|
 |
Burreli
|
0
|
 |
Gramozi
|
0
|
 |
Gramshi
|
0
|
 |
Kamza
|
0
|
 |
Luftetari
|
0
|
 |
Lushnja
|
0
|
 |
Mamurrasi
|
0
|
 |
Partizani
|
0
|
 |
Pogradeci
|
0
|
 |
Terbuni
|
0
|
 |
Tomorri
|
0
|
 |
Vlora
|
0
|
|
 |
 |
|
 |

|
Kampionati Kombetar i Futbollit - Kategoria
Superiore
Elbasani junior, shkelm krizės
Elbasani -Lushnja 2-0
| Shėnues: 40 Hyshmeri, 82 Kacollja
E shtunė, 25 Tetor 2008, ora 14 e 30 nė stadiumi Ruzhdi Bizhuta tė Elbasanit
Elbasani: Osmani, Memetaj, Kacollja, Vrapi, Bakalli, Merxha (Gava 90), Thana, Ahmataj, Hyshmeri ( Kaēi 90), Abazaj, Xhafa (Bejzade 72). Tr . Mirel Josa
Lushnja: Spaho, Xhafa, Hasalla, L.Ndoni, E.Ēela, Bokatola, Sekseri (Canka 60), G.Arbri, G.Ēela (E.Koreshi 50), Bubeqi, K.Arbri (Elezi 60)
Tr.Sajmir Malko
Karton i verdhė : E.Ēela
Gjyqtarė: S.Jareci, A.Mali, A.Lamēi
|
Pas lojėrave tė dobėta dhe mungesės sė rezultateve pozitive nė disa ndeshje rradhazi dje ekipi i Elbasanit ėshtė rikthyer te fitorja. Madje ajo ka ardhur pas njė loje tė pėlqyeshme dhe rezultati ka qenė bindės. Ndeshja ka nisur e qetė midis Elbasanit e Lushnjės dhe vendasve u ėshtė dashur njė kohė e gjatė qė tė futen nė rrjedhėn normale tė lojės sė tyre karakteristike. Ajo qė ra nė sy te verdh e blutė nė kėtė ndeshje ishte mobilizimi dhe pėrkushtimi i tė gjithė ekipit pėr tė dhėnė maksimumin. Detyrat e ngarkuara nga traineri Josa, futbollistėt verdh e blu janė pėrpjekur ti zbatojnė me pėrpikmėri dhe futbollistėt e rinj kanė qenė nė formė pėr tė pėrballuar ngarkesėn e kėsaj ndeshjeje ku Elbasanit fitorja i vlente gati sa njė titull pėr vetė rrjedhėn qė kishin patur ngjarjet nė kampin elbasanas kohėt e fundit. Pėr afro 30 minuta gati loja ishte e barabartė po asnjėherė ajo nuk u ngjit mbi nivelin mesatar. Me kalimin e minutave vendasit arritėn ta merrnin veten dhe tė shfaqeshin rrezikshėm para portės sė Spahos. Pak minuta para mbylljes sė pjesė sė parė erdhi edhe goli i shumėpritur, i cili i dha qetėsinė e duhur vendasve pėr tu bėrė zotėr nė fushė. Nė pjesėn e dytė verdh e blutė shfaqen mjaft tė qartė ne veprimet me topin dhe kundėrshtari ndjehet i alarmuar nė repartin e mbrojtjes. Gjuajtjet e futbollistėve tė Elbasanit realizohen nga tė gjitha pozicionet dhe nė mjaft raste mbrojtja lushnjare detyrohet ta largojė topin tej vijės fundore. N` njė nga rastet e ekzekutimit tė goditjeve nga kėndi erdhi edhe goli i dytė me autor mbrojtėsin Kacollja i cili me qetėsi e goditi fuqishėm topin duke e tundur rrjetėn e portės mike dhe pėrfundimisht vulosi fitoren e munguar prej javėsh pėr ekipin verdh e blu. Sinjalizimi pėrfundimtar i Jarecit e ka kthyer nė festė kėtė fitore tė Elbasanit nė fushėn e tyre ku Lushnja prej dekadash nuk arrin tė triumfojė. Ndėrsa pėr lagunarėt nuk mund tė veēohet ndonjė rast i veēantė me pėrjashtim tė ndonjė episodi sporadik qė nuk solli kėrcėnim serioz te porta e Osmanit. Te Lushnja dolėn nė pah mangėsi tė cilat nuk mund tė rikuperohen lehtė ndėrsa verdh e blutė, nėse do tė vazhdojnė nė rrugėn e nisur, shumė shpejt do tė ngjisin shkallėt nė renditje. Por sikurse e tha pak ditė mė parė trajneri i tyre Mirel Josa revolucioni te verdh e blutė nuk mund tė bėhet i shpejtė. Kėshtu qė duhet tė presim sesi do tė shkojė ecuria nė javėn e ardhshme, ku Elbasani do tė luajė dy ndeshje nė transfertė pėr kupėn e Shqipėrisė nė Berat dhe nė kampionat nė Shkodėr me Vllazninė. Kėto ndeshje do tė jenė pėrcaktuese pėr fatin e Elbasanit. Nėse skuadra arrin ti kalojė me sukses keto ndeshje atėherė me tė vėrtetė mund tė besohet se verdh e blutė i janė rikthyer projektit fillestar pėr kėtė edicion.
 |
| Josėn e ngroh Elbasani i tė rinjve: Por, e vėshtira vjen tani
Ndeshjen e kėsaj jave nuk e kemi pritur aspak tė qetė. Pėr fat tė keq arritėm nė njė situatė tė tillė saqė tė gjitha pėrgatitjet dhe investimet e bėra tė viheshin nė diskutim. Nuk duhet ta vinim kurrsesi nė dyshim fitoren me Lushnjėn, por pėr shkak tė problemeve qė kemi kaluar e nisėm mjaft tė tensionuar takimin dhe me vėshtirėsi arritėm ta kapėrcejmė gjendjen e krijuar. Vetėm kapėrcimi i tensioneve na ndihmoi qė tė ecnim pėrpara .Ishte e natyrshme qė tė vuanim shumė, pasi ekipi kishte mjaft dėmtime. Nė prag tė ndeshjes atyre iu shtua edhe gjendja gripale e Lakos, dėmtimi i Beqirit e Fagut i cili vetėm nė javėn e ardhshme do tė jetė i gatshėm pėr tju bashkuar ekipit nė fushė. Nė njė situatė tė tillė u detyruam tė aktivizojmė edhe disa futbollistė tė rinj, tė cilėt e justifikuan plotėsisht besimin tonė.Veēoj Hyshmerin, i cili po luan mjaft mirė nė tė gjitha ndeshjet por edhe rikthimi i Kacolles meriton vlerėsime pozitive. Duke ju kthyer rezultatit tė ndeshjes jam i mendimit se ai qe derivat i lojės sė zhvilluar nga Elbasani. Kjo fitore na ka kthyer qetėsinė por kurrsesi nuk do tė thotė se Elbasani u fut nė vallen e pretendentėve. Pėrpara kemi njė kalendar mjaft tė vėshtirė dhe java qė fillon ėshtė nga mė tė ngarkuarat. Nė mesjavė duhet tė mendojmė pėr Kupėn e Shqipėrisė dhe mė pas vjen ndeshja nė transfertė me Vllazninė. Pėr momentin ndjehemi mirė dhe pas kėsaj fitoreje pėrfitoj nga rasti ti falėnderoj futbollistėt pėr atė qė bėnė nė fushė, mbylli ligjėratėn e tij, Mirel Josa, trajneri i Elbasanit.
|
| |
 |
 |
| Mesfushori i Elbasanit Renato Hyshmeri, dje ishte padyshim njė nga mė tė mirėt nė fushė. Mesfushori i Elbasanit dhe i ekipit tonė pėrfaqėsues Shpresa, edhe njėherė ka treguar se ėshtė njė talent pėr futbollin shqiptar. Ai ka zhvilluar njė lojė tė pėlqyeshme dhe ka arritur tė tregojė klasin e tij edhe nė realizimin e golit tė epėrsisė pėr verdhebluve. Hyshmeri ka qenė i kudondodhur gjatė kėsaj ndeshjeje dhe ka shėrbyer mjaft mirė pėr shokėt ekipit. Krahas tij njė lojė tė mirė ka zhvilluar edhe J.Thana i cili sė bashku me Hyshmerin janė tė vetmit tė rinj nga ekipi i Elbasanit tė grumbulluar nė ekipin Shpresa. |
|
 |
| Nė ndeshjen e djeshme sikurse e kishin paralamėruar Ultrasit Verdhe Blu e kanė bojkotuar ndeshjen. Kjo u pa qartė edhe nė interesimin minimal tė tifozerisė vendase pėr kėtė ndeshje.
Tifozeria mike ėshtė detyruar tė ndryshojė vėndin e qėndrimit nė tribunė dhe pak minuta para ndeshjes ka zhvendosu dhe tė vetmen banderolė qė ndodhej e vendosur nė tribunėn pėrballė ku shkruhejUltrasit Lagunarė
Laze ka zėnė vėnd disa minuta para fillimit tė ndeshjes nė tribunėn Vip ku mė pas kanė zėnė vėnd nė krah tė tij edhe kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini dhe zyrtarė tė tjerė tė pushtetit vendor.
Tifozeria mike e ka inkurajuar fuqishėm gjatė pjesės sė parė ekipin e Lushnjės ndėrsa nė pjesėn e dytė kanė kėrkuar nė kor dorėheqjen e trajnerit Malko gjė qė e kanė bėrė edhe nė pėrfundim tė ndeshjes
Autori i golit tė parė pėr Elbasanin, Hyshmeri ėshtė duartrokitur gjatė nga tė pranishmit nė stadium por akoma mė tepėr vendasit kanė duartrokitur futjen e Skerdi Bejzades nė fushė nė minutėn e 72tė, i cili me lojėn e tij i ka dhėnė shumė gjallėri verdhebluve .
Nė tė gjithė hapėsirėn e shkallėve tė stadiumit Ruzhdi Bizhuta ka valėvitur vetėm njė flamur i ekipit tė Elbasanit tė cilin e mbante nė duar njė fėmijė.
Njė e moshuar qė ėshtė futur nė njė nga tribunat qėndrore tė stadiumit i ėshtė lutur demonstrativisht zotit qė Elbasani ta fitonte ndeshjen 20 duke e thyer heshtjen qė e kishte mbėrthyer tifozėrinė vendase. Ajo, kur ishin minutat e fundit tė ndeshjes ėshtė shpėrblyer me njė kartėmonedhė 1 mijė lekėshe nga presidenti Laze, tė cilit i ka premtuar se gjithmonė do ti lutet zotit pėr fitore tė ekipit tė Elbasanit.
Nė kėtė ndeshje, tė paktėn gjashtė futbollistė ishin nėn 20 vjeē, ndėrsa Elezi i Lushnjės ishte mė i moshuari nė fushė.
|
|
|
|
 |

 | 40 Vendasit organizojnė njė sulm model nga krahu i majtė, Ahmataj lėshon njė top nė zonė tė cilin pasi e ka marrė nė zotėrim Hyshmeri, i cili ka manovruar me zgjuarsi midis mbrojtėsve lushnjarė e ka goditur fuqishėm. 10 pėr Elbasnain. |  |
|  |
|

 | 82 Vendasit hidhen nė sulm, miqtė e devijonė topin nė goditje kėndi tė cilėn e ekzekuton kapiteni Ahmataj. Topin e krosuar prej tij e godet fluturimthi mbrojtėsi Kacollja dhe Spaho detyrohet ta nxjerrė pėr tė dytėn herė nga rrjeta ndėrsa Elbasani kalon nė delir pas avantazhit 20 |  |
Episodet |  |
8 Vendasit japin sinjalin e parė para portės mike me anė tė Hyshmerit i cili gjuan pranė shtyllės sė djathtė pingule tė Spahos |  |
13 Ahmataj kombinon bukur me Abazajn por ky nuk ėshtė i saktė nė goditjen e topit |  |
18 Miqtė kombinojnė mes tyre mjaft saktė brėnda zonės sė portės vendase por nuk arrijnė ta finalizojnė me sukses aksionin |  |
20 Miqtė ekzekutojnė me mjeshtėri njė goditje kėndi, G.Arbri gjuan por topin e marrė prej tij L.Ndoni e ka pėrcjellė jashtė kuadratit tė portės sė Elbasanit. |  |
22 Elbasani ka rastin mė tė mirė pėr tė shėnuar gilin e parė por F.Xhafa vonon shumė dhe nuk arin tė gjuajė nė kuadrat |  |
28 Hyshmeri kroson saktė nė zonėn kundėrshtare por Merxha i zbuluar nuk arrin ta pėrcjellė topin nė portėn e Spahos |  |
29 Ahmataj gjuan lehtė nė kuadratin e portės lushnjare dhe Spaho pret pa vėshtirėsi |  |
31 Miqtė kundėrsulojmė nga krahu i majtė. Gjuan E.Ēela mbi traun e verdh e bluve |  |
32 Hyshmeri manovron bukur nė zonėn lushnjare, gjuan fuqishėm por mbrojta mike e devijon jashtė topin e goditur nė kuadratin e Spahos |  |
34 Ahmataj kroson bukur nė zonėn mike por miqtė e largojnė topin me vėshtirėsi jashtė vijės fundore |  |
36 Gjuan Hyshmeri, grushton Spaho |  |
42 Thana godet fuqishėm nga 35 metra njė top nga goditja e dėnimit por mbrojtėsit miq ndėrhyjnė duke e devijuar jashtė topin qė po i drejtohej kuadratit tė mbrojtur nga Spaho |  |
47 Gjuan Abazaj mbi traun e Spahos |  |
52 Moment delikat pėr vendasit, Lushnja i afrohet sė tepėrmi golit tė barazimit |  |
55 Hasalla kroson saktė por sulmuesit e ekipit tė tij hutohet pėrfiton Kacollja i cili e largon rrezikun nga porta e verdh e bluve |  |
57 Merxha provon nga distanca, pret Spaho |  |
62 Miqtė bėhen agresivė para portės sė Elbasanit, Elezi lėshon njė top te Bubeqi i cili godet shtyllėn e djathtė tė portės sė Osmanit dhe kthehet nė fushė. |  |
65 Miqtė sėrish provojnė mė anė tė G.Arbrit, por topi i goditur prej tij mbėrthehet nga Osmani. |  |
73 Bejzade i sapo futur nė lojė inkurajon ekipin pėr tė shėnuar golin e dytė. Ai pason te Abazaj i cili gjuan ngjitur me traun e portės mike. |  |
84 Bejzade shpėrthen nga mesi i fushės por nuk ėshtė me fat nė goditjen e topit |  |
90 Miqtė provojnė ta gjejnė rrugėn e rrjetės edhe nė ēastet e fundit tė lojės por Osmani i vėmendshėm pret mjaft i sigurtė. |  |
|
REZULTATET E JAVES
Java 8, Kategoria Superiore
|
|
|
|
|