 |
 |
 |
 |
Kat. Superiore |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Skenderbeu
|
6
|
 |
Flamurtari
|
6
|
 |
Laci
|
4
|
 |
Elbasani
|
4
|
 |
Vllaznia
|
4
|
 |
Dinamo
|
3
|
 |
Kastrioti
|
2
|
 |
Tirana
|
1
|
 |
Shkumbini
|
1
|
 |
Teuta
|
1
|
 |
Bylis
|
0
|
 |
Besa
|
0
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Kat. E pare |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Ada
|
0
|
 |
Apolonia
|
0
|
 |
Beslidhja
|
0
|
 |
BilishtSport
|
0
|
 |
Burreli
|
0
|
 |
Gramozi
|
0
|
 |
Gramshi
|
0
|
 |
Kamza
|
0
|
 |
Luftetari
|
0
|
 |
Lushnja
|
0
|
 |
Mamurrasi
|
0
|
 |
Partizani
|
0
|
 |
Pogradeci
|
0
|
 |
Terbuni
|
0
|
 |
Tomorri
|
0
|
 |
Vlora
|
0
|
|
 |
 |
|
 |

|
Kampionati Kombetar i Futbollit - Kategoria
Superiore
Derbi ėshtė njė Dopio-P
Dinamo-Partizani 2-0
| Shėnues: 37 Poēi, 71 Plaku
E shtunė 25 tetor 2008, ora 14:30 nė stadiumin Selman Stėrmasi, Tiranė
Dinamo: Kotorri, Pisha, Graniē, Diop, Nikoliē, Allmuēa, Poēi, Ferraj(80 Haliloviē), Ēapja(75 Sina), Plaku, Petriēeviē(45 Jusufi). Tr; Z. Daliē
Partizani: Shehi, Pashai, Tafaj(60 Babamusta), Pinari, Hallaēi, Karapici(75 Ahmetaj), Capa, Kastelani, Kalari, Bakaj, Roma(86 Pėrlleshi). Tr; H. Lika
Kartona tė verdhė: Bakaj, Pisha, Ēapja, Nikoliē
Kartona tė kuq: Plaku (2v)
Gjyqtarė: A. Taullau, A. Pregja, G. Koka
|
Shumė pėrplasje deklaratash gjatė kėsaj jave. Disa e krahasonin me 17 majin, disa tė tjerė tregoheshin realistė dhe qėndronin me kėmbė nė tokė. Por, DinamoPartizani i djeshėm tregoi se nuk mund tė jetė kurrsesi si ai i vjetshmi. Blutė fitojnė 20 duke iu afruar Tiranės dhe duke zhytur mė thellė Partizanin qė vazhdon tė qėndrojė nė vendin e fundit. Taullau starton ndeshjen, teksa nė shkallėt e stadiumit tifozėt janė aq tė paktė sa ata blu janė mė shumė se ata tė kuq(tė mendosh qė Dinamo ka pak tifozė). Demat e nisin vrullshėm dhe qė nė tė 1 fitojnė goditje kėndi. Bakaj kroson nė zonė dhe pas goditjes sė Karapicit, topi pėrplaset te njė mbrojtės vendas. Tė kuqtė kontestojnė te arbitri, por Taullau vazhdon lojėn. Gjatė minutave tė para, tė besuarit e Likės janė mė tė rrezikshėm me Kastelanin e Kalarin qė shtyjnė pėrpara dhe furnizojnė sulmin. Por, blutė kanė rastin mė tė mirė nė tė 10, teksa topi i goditur nga Ēapja pėrplaset nė tranversė. Tė kuqtė nuk shpėrqėndrohen duke vazhduar sulmet e tyre drejt portės dinamovite. Bakaj punon mirė nė repartin e avancuar duke bėrė edhe spektakėl, nė njė kohė qė Roma shpėrthen gjithmonė nė tė djathtė. Raste nuk mungojnė dhe demat kundėrpėrgjigjen kokė mė kokė. Ėshtė Bakaj kėsaj radhe qė godet shtyllėn. Lika nuk ėshtė asnjėherė i qetė dhe jep orientime thuajse ēdo minutė. Nga ana tjetėr ėshtė Daliē qė pasi sheh minutat e para i ulur, nuk duron mė duke u ngritur nė kėmbė. Partizani funksionon mirė nė tė gjitha repartet, teksa paniku nė zonėn blu ėshtė gjithmonė i pėrhershėm. Por, nė momentin qė tė kuqtė luajnė mirė, ėshtė Dinamo qė shėnon me anė tė Poēit nė tė 37. Gjithsesi, tė besuarit e Likės nuk e humbasin toruan duke reaguar menjėherė. Pėrveēse u mungon goli, tė kuqtė kontestojnė nė shumė raste edhe Taullaun, nė njė kohė qė trajneri i demave ka diēka pėr tė sqaruar edhe me anėsorin Pregja. Bakaj e merr njė tė verdhė pėr kontestim. Xhani nė tribunė pėrjeton gjithēka, duke komentuar ēdo gjė me Genc Tomorrin. Pjesa e parė nuk ka mė histori duke u mbyllur me fitoren e bluve 10. Daliē e nis tė dytėn me ndryshim. Nxjerr Petriēeviē pėr Jusufin qė i jep mė shumė freski sulmit. Tė kuqtė janė nė formė dhe Lika nuk ndryshon asgjė. Bakaj provon nga njė goditje dėnimi, por Kotorri pret nė dy kohė. Kalari nga e majta e Karapici nga e djathta punojnė mirė duke furnizuar sulmin, por goli, ai qė duan tė gjithė tė kuqtė nuk vjen. Tafaj dėmtohet dhe i le vendim Babamustės. Partizani nuk ka ēfarė tė humbasė duke shtyrė mė pėrpara me forca tė shumta. Roma krijon hapėsira duke shėrbyer e goditur, por vetėm kaq. Me kalimin e minutave ritmi i tė kuqve bie dhe blutė pėrfitojnė. Kombinim perfekt JusufiFerrajPlaku dhe ky i fundit dyfihon nė tė 71 duke shėnuar brenda zonės. Goli i bluve vėshtirėson gjithēka, megjithėse nėnkampionėt vazhdojnė tė besojnė. Gjatė 15 minutave tė fundit Daliē fut Sinėn dhe Haliloviē nė vend tė Ferrajt e Ēapjes. Edhe Lika ndėrhyn duke provuar tė riun Ahmetaj nė vend tė Karapicit. Nė tė 80, kampionėt mbeten me dhjetė lojtarė pasi Plaku merr tė verdhėn e dytė. Tė kuqtė kėrkojnė tė pėrfitojnė, por Dinamo administron mirė gjithēka. Nė tė 93, blutė kanė mundėsi tė pastėr pėr 30, por Haliloviē gabon nga fare afėr. Nuk ka mė kohė dhe Taullau pėrfundon gjithēka. Blutė festojnė, por jo si nė 17 maj, nė njė kohė qė tė kuqtė dalin tė gjithė kokėulur. Pas javės sė tetė vazhdojnė tė qėndrojnė tė fundit me vetėm njė fitore. Xhani nuk i beson syve, qėndron edhe pėr disa minuta dhe mė pas largohet nga tribuna VIP.
 |
| Ndonjėherė bėhemi nervozė
Daliē: Megjithatė nė pjesėn e dytė reaguam si duhej
Trajneri i Dinamos Zllatko Daliē, ėshtė i kėnaqur nga fitorja e skuadrės nė derbin e djeshėm, por shprehet se duhet punuar ende pėrsa i pėrket nervozizmit tė lojtarėve. Mund tė them se pjesėn e parė kemi luajtur shumė dobėt. Kam mendimin se pas kėsaj fitoreje, gjėrat tashmė do ti kemi mė tė lehta. Kemi disa probleme me nervozizmin e lojtarėve, por trepikėshi normalisht qė na bėn tė ndihemi mirė dhe qė gjėrat tė ecin pozitivisht. Nė pjesėn e dytė luajtėm shumė mirė. Ato qė i kėrkova lojtarėve mund tė them se i zbatuan gjatė 45minutėshit tė dytė. Shėnuam njė gol tė dytė shumė tė bukur, por Plaku u ndėshkua me kartonin e kuq dhe do tė na mungojė nė ndeshjen e ardhshme tė kampionatit. Besoj se tashmė do tė kemi vijueshmėri suksesesh nga ndeshja nė ndeshje, shprehet tekniku kroat pėr mediat pas pėrfundimit tė ndeshjes sė djeshme. Ndėrkaq, Daliē shpreh shqetėsimin e tij pėr mungesėn e sulmuesit Sebino Plaku nė ndeshjen e ardhshme. Ai ėshtė sulmuesi ynė qė ka shėnuar deri tani katėr gola dhe patjetėr qė mungesa e tij do tė ndikojė nė ndeshjen e ardhshme, pėrfundon kroati i pankinės sė Dinamos.
Meritonim tė paktėn njė X
Lika: Gjyqtari gaboi shumė, por nuk ndikoi nė rezultat
Trajneri i Partizanit, Hasan Lika, mendon se skuadra e tij e meritonte njė pikė nė derbin e luajtur dje ndaj Dinamos. Pėr atė qė dhamė nė fushė, mendoj se mund tė kishim marrė diēka mė shumė, tė paktėn njė barazim, i cili do tė na shėrbente jo vetėm pėr tė grumbulluar pikė, por edhe nė aspektin moral. Sigurisht qė humbjet nuk janė asnjėherė tė mira, por mendoj se kundėrshtari meritoi fitoren. Skuadra dha maksimumin nė fushėn e lojės, por kemi gabuar nė disa momente, ashtu siē nuk kemi qenė aq tė rrezikshėm nė manovrėn sulmuese, shprehet tekniku i tė kuqve. I pyetur pėr treshen e gjyqtarėve qė ai e kontestoi nė disa momente gjatė takimit tė djeshėm, Lika shprehet: Mund tė them se gjyqtari nuk ishte pėrcaktues nė humbjen tonė. Por, janė gjyqtarė qė bėjnė gabime nga mė tė ndryshmet dhe nė njė farė mėnyre acarojnė futbollistėt, tė cilėt kur i kundėrvihen arbitrit me ndonjė fjalė, atėherė ai pėrnjėher ėshtė i predispozuar pėr ti ndėshkuar. Duke mos e mbajtur mirė ndeshjen, si pėr ne ashtu edhe pėr kundėrshtarin, ai hedh poshtė punėn e atyre qė janė nė fushė. Pėr dėmtimet e Tafajt dhe tė Karapicit, trajneri i demave sqaron: Tafaj ka pėsuar njė tėrheqje muskulare qė shpresojmė tė mos jetė e njė grade tė rėndė, sepse do tė jetė njė mungesė e rėndėsishme, ashtu siē ishte Shala sot pėr arsye shėndetėsore. Edhe Karapici pati disa probleme. Gjithsesi, kėto janė pjesė e kėsaj ecurie tė skuadrės. Nė fund njė thirrje pėr tifozėt: Asnjė tifoz i Partizanit nuk do qė skuadra tė jetė nė kėto nivele dhe padyshim qė ne e marrim pėrsipėr kėtė situatė, pėrfundon Hasan Lika.
|
| |
|
|
 |
| Debati LikaBakaj, sulmuesi: Mjaft mė, boll bėrtite
Historia pėrsėritet vetėm njė javė mė pas. Te tė kuqtė ka sėrish debat publik nė fushė mes trajnerit dhe lojtarėve. Pas sherrit me Gjylėn, tekniku Lika bėri debat dje me sulmuesin Bakaj. Pasi i foli disa herė duke e orientuar, nė njė moment tekniku nuk i mban mė nervat dhe i bėrtet lojtarit: O Elis, O Elis ec kėtej. Futbollisti nuk ka duruar mė duke iu kthyer menjėherė: Ēa ke, po boll se na ēmende. Trajneri e sheh se situata mund tė shkojė edhe mė keq duke e lėnė me kaq. Lika qėndroi thuajse gjatė tė gjithė ndeshjes nė kėmbė duke orientuar lojtarėt e tij.
Braziliani Bruno qė u dėmtua tė enjten, derbin e djeshėm e ndoqi nė tribunėn VIP tė Selman Stėrmasit, duke pėrjetuar me emocion ēdo situatė.
Presidenti i Partizanit Xhani, mbėrriti nė stadium rreth 10 minuta pėrpara ndeshjes, nė njė kohė qė Besnik Sulaj erdhi 5 minuta pasi kishte startuar derbi.
Vetėm banderola Ultrasit e Laprakės ishte e shpalosur pėr Partizanin nė takimin e djeshėm. Por, pas asaj parrulle nuk ndodhej asnjė tifoz.
Nė momentin qė skuadrat po bėhen gati tė dalin nė fushė, nė stadium dėgjohet kėnga e Dinamos dhe njė prej tifozėve tė Partizanin me shallin e kuq tė ngritur lart, kėrcen nėn ritmet e kėngės blu!
|
|
|
|
 |

 | 37 Ferraj krijon hapėsirė nė tė majtė dhe kroson, Poēi i vetėm nė shtyllėn e dytė nuk e ka tė vėshtirė tė shėnojė me kokė nga fare afėr, 10. |  |
71 Aksion perfekt i Dinamos. Jusufi shmang 2 mbrojtės tė kuq duke pasur pėr tė Ferraj nė tė majtė, i cili jep asist pėr Plakun qė brenda zonės godet me tė majtėn duke realizuar, 20. |  |
|  |
|

 | 1 Partizani e nis me goditje kėndi. Bakaj kroson pėr Karapicin qė godet me kokė dhe topi pėrplaset te njė mbrojtės i Dinamos. Rast i diskutueshėm dhe tė kuqtė kėrkojnė penallti. |  |
3 Poēi nė qendėr shėrben pėr Plakun qė nga rreth 20 metra provon nė pozicion ballor, por vetėm pak mbi tranversė. |  |
10 Rasti mė i pastėr deri nė kėtė minutė i takon Dinamos. Njė mbrojtės i kuq devijon topin jashtė zone, por nė pozicion ballor Ēapja godet fluturimthi duke goditur tranversėn. |  |
13 Kundėrsulm i rrezikshėm i Partizanit. Roma shpėrthen nga e djathta duke shėrbyer pėr Bakaj nė qendėr. Ky nxjerr Kalarin nė pozicion goditės, por gjuajtja e tij lė pėr tė dėshiruar. |  |
18 Braziliani Roma merr sėrish krahun e djathtė duke pasuar te Bakaj brenda zonės. Ky i fundit provon dy herė, fillimisht ėshtė njė mbrojtės dhe mė pas shtylla qė ndalon topin. |  |
35 Ferraj krijon hapėsirėn e duhur nga e majta dhe kroson nė zonė, por Plaku e Poēi nuk mbėrrijnė. |  |
40 Bakaj lėviz bukur dhe provon nga jashtė zone nė pozicion diagonal, por Kotorri ėshtė nė pozicion duke pritur nė dy kohė. |  |
51 Pjesa e dytė nis me goditje dėnimi pėr tė kuqtė. Ėshtė sėrish Bakaj qė nga rreth 25 metra provon dhe thuajse nė tė njėjtėn mėnyrė pret gardiani i bluve nė dy kohė. |  |
57 Top i gjatė pėr Plakun, por Shehi ėshtė mė i shpejtė duke larguar topin nė mėnyrė spektakolare me roveshatė. |  |
63 Allmuēa nga e djathta pason pėr te Plaku nė qendėr tė zonės, por goditja e kėtij tė fundit ėshtė e lehtė pė Shehin qė pret pa problem. |  |
67 Kalari kroson nga e majta pėr Romėn qė provon me kokė, por topi kalon ngjitur me shtyllėn pingule tė bluve. |  |
74 Babamusta nga e majta pason nė formė parabole pėr Capėn nė qendėr qė provon fluturimthi nga jashtė zone, por vetėm pak mbi tranversė. |  |
92 Goditja e fundit pėr tė kuqtė i takon Bakajt qė provon nga jashtė zone, por sfera pėrfundon jashtė mbi tranversė. |  |
93 Blutė kanė mundėsi tė mirė pėr tė shėnuar golin e tretė. Allmuēa nė tė djathtė ka hapėsirė duke shėrbyer pėr Haliloviē qė vetėm pak larg portės nuk arrin ta dėrgojė sferėn nė rrjetė. |  |
|  |
|
REZULTATET E JAVES
Java 8, Kategoria Superiore
|
|
|
|
|