Kat. Superiore
Dinamo 61
Besa 53
Tirana 52
Laci 51
Flamurtari 47
Vllaznia 46
Shkumbini 45
Kastrioti 45
Teuta 45
Skenderbeu 42
Apolonia 38
Gramozi 26
Kat. E pare
Bylis 69
Elbasani 62
Kamza 62
Lushnja 60
Partizani 57
Pogradeci 48
Ada 42
Luftetari 36
Beslidhja 35
Gramshi 32
BilishtSport 32
Burreli 31
Skrapari 31
Memaliaj 29
Turbina 28
Sopoti 18
TE VECANTA
Profil - Ata qe
  bene emer

Arshive Lajme
Search
Te drejtat
Copyright

Kampionati Kombetar i Futbollit - Kategoria Superiore

Elbasani “ua ka marrė dorėn” vlonjatėve

Flamurtari-Elbasani 0-1

Shėnues: / Merxha 90'+1 E diel, 31 gusht 2008, ora 17:00, nė stadiumin “Flamurtari” tė Vlorės Flamurtari: Moēka, Arifaj, Paniē (46' O.Beqiri), Kon, Begaj, Kuqi, Alvizh, Brajkoviē, Pema, Veliu (50' Strati), Zeqiri (78' Shehaj), Tr. S.Kovaēiē Elbasani: Osmani, A.Beqiri, Sheta, Lako, Vrapi, Bejzade, Merxha, Ahmataj (85' Mehmeti ), Fagu, Abazaj (63' Stojku)(64' Baliq), Xhafa. Tr. M.Josa Gjyqtarė: K.Meta, A.Pregja, E.Doda (Tiranė) Vėzhgues: S.Papa( Fier) Kartona tė verdhė: Arifaj, O.Beqiri, Kon, Kuqi, Brajkoviē, Pema/ A.Beqiri, Vrapi, Baliq, Mehmetaj Kartona tė kuq: Alvizh, Begaj / Bejzade
Nga Moisi DALIPI

Elbasanasi Merxha e ka ndėshkuarFlamurtarin, pikėrisht kur tė gjithė prisnin golin e fitores nga vlonjatėt, ose mė sė paku njė barazim. Ka qenė njė moment kulmor, kur Brajkoviē ka gabuar rėndė, duke e kthyer topin mbrapa dhe mesfushori elbasanas i ka ndėshkuar vendasit. U thye edhe portieri Moēka, ndonėse gjatė 90 minutave i ka dhėnė jo pak moral skuadrės sė tij, falė pritjeve qė ka kryer. Trajneri Kovaēiē, pėr shkak tė pesė mungesave, ka qenė i detyruar tė improvizonte nė formacion, por duke i qėndruar besnik modulit 4﷓3﷓2﷓1. Nė repartin e mbrojtjes ka rreshtuar Arifaj, Kon, Paniē dhe Begėn; nė mesfushė, Kuqi, Alvizh, Brajkoviē, Pema dhe Veliun, ndėrsa nė sulm Zeqirin. Skuadravendase mund ta kishte ndėshkuar Elbasanin nė pjesėn e parė. Kovaēiē ėshtė pėrpjekur tė ndryshonte diēka nė sulm, por ai nuk ka funksionuar mirė. Pėrballė, skuadra elbasanase, e vendosur nėfushė me skemėn 4﷓4﷓2 ėshtėtreguar racionale nė lojė. Mbrojtja e saj, me lojtarė me pėrvojė si A.Beqiri, Sheta, Lako e Vrapi i ka mbajtur vlonjatėt larg portės sė Osmanit. Ndėrkohė qė mesfusha elbasanase, me Merxhėn, Ahmatajn, Fagun dhe Abazajn, qė shihej nga e majta, sė bashku me Bejzaden dhe Xhafėn nė sulm, i kanė hapur jo pak probleme Flamurtarit, ndėrsa nuk kanė shfrytėzuar disa raste.

Pėrfundimi ﷓ Ndryshe nga ēfarė pritej, Flamurtari ka zhgėnjyer, pėrkundrazi Elbasani ka marrė njė trepikėsh tė ēmuar. Pėr nga mėnyra si u luajt, tė dyja skuadrat nuk i kanė lėshuar terren njėra﷓tjetrės. Lufta e fortė sportive u zhvillua mė shumė nė mesfushė. Nė pjesėn e parė Flamurtari i ėshtė afruar portės me gjuajtjet e Zeqirit dhe me anė tė Pemės, por edhe Elbasanit u bė shpesh kėrcėnues me anė tė Xhafės dhe Bejzades. Ndėrsa pas pushimit janė momentet mė tė bukura, kur mė parė Xhafa pėr Elbasanin dhe pak mė vonė Arifaj pėr Flamurtarin i dhanė ndeshjes mjaft emocione. Gjithsesi, miqtė shėnuan golin vendimtar nė minutėn e parė shtesė dhe Elbasani u largua me fitore.


S.Kovaēiē (trajneri i Flamurtarit): (Nuk u paraqit nė konferencėn e shtypit, por i mėrzitur ėshtė larguar, nė shoqėrinė e bashkėshortes sė tij) M.Josa (trajneri i Elbasanit): Morėm tri pikė, qė janė shumė me vlerė, ndėrkohė qė skuadra ka reflektuar nė krahasim me ndeshjen e mėparshme, ku barazuam me fierakėt 0﷓0. Mendoj se ishte njė lojė e hapur, e bukur, qė kishte brenda emocionet pėr skuadrėn qė do tė fitonte. Kemi shfrytėzuar tėrheqjen e Flamurtarit dhe arritėm ta ndėshkonim nė njė moment, kur vlonjatėt nuk kishin mė mundėsi qė tė reagonin. Por me kėtė fitore nuk do tė thotė qė skuadra jonė ka mbyllur gjithēka. Ndeshjen e radhės me Bylsin e quaj tė vėshtirė. Dy javėt e ndėrprerjes do tė jenė tė ngarkuara me punė pėr skuadrėn tonė, e cila do tė reflektojė pėr defektet e paraqitura. Mendoj se skuadra zhvilloi njė lojė tė mirė, por nuk mund tė them se ėshtė nė maksimalen e saj. Kampionati shqiptar qė nė javėn e dytė po kristalizon skuadrat prentendente pėr titull dhe mendoj se edhe Elbasani do tė jetė njė ndėr to.

Rrapo Taho: Skuadra elbasanase duket se “ia ka marrė dorėn” Flamurtarit nė fushėn e tij. E njėjta gjė ka ndodhur dhe nė ndeshjen e fazės sė parė nė kampionatin e kaluar. Elbasanllinjtė kanė shėnuar njė gol nė njė moment, kur Flamurtari nuk kishte asnjė mundėsi pėr tė reaguar. Megjithatė, pėr nga mėnyra si u luajt, Flamurtari e kishte shumė tė vėshtirė tė shkonte te goli. Edhe pse shpesh her kėrkonte tė kryente volum loje, skuadra vlonjate luajti mė mirė nė mesfushė, ndėrsa nė sulm nuk mund tė them se iu paraqitėn raste pėr shėnim, pėrveē atij tė Arifajt, kur tė gjithėve u ka ardhur keq qė gjuajtja e tij nuk pėrfundoi nė gol. Elbasani luajti me shumė kujdes, titullarėt morėn mjaft pėrsipėr. Mendoj se kartonat e kuq dhe tė verdhė, tė dhėnė me shumicė nga gjyqtari, disa herė ishin tė nxituar.
 
Fjodor Xhafa ﷓ Sulmuesi vlonjat i Elbasanit nė kėtė ndeshje ka qenė protagonisti kryesor i sulmit verdheblu. Me aksionet e tij u bė problematik pėr mbrojtjen vlonjate, ndėrsa nė njė gjuajte tė fortė topi ėshtė pėrplasur nė traversėn e portės sė Moēkės.
Para fillimit tė ndeshjes, ėshtė organizuar ceremonia e hapjes sė kampionatit tė 70﷓tė kombėtar tė futbollit nė stadiumin “Flamurtari”. Shqelmimin simbolik tė topit e ka bėrė ish﷓futbollisti i Flamurtarit nė vitet 75﷓82, Vasil Bifsha. ﷓ Futbollisti veteran i Elbasanit, Stojku, ka hyrė nė fushėn e lojės nė tė 63' dhe njė minutė mė pas ėshtė zėvendėsuar, sepse u dėmtua nė njė dyluftim duke u pėrplasur me mbrojtėsin vlonjat Beqiri. ﷓ Ndeshjen e kanė ndjekur kryebashkiaku i Vlorės, Shpėtim Gjika, dhe ai i Elbasanit, Qazim Sejdini, bashkė me ta edhe presidenti i skuadrės verdheblu, Arben Laze. ﷓ Disa herė tifozeria vlonjate ka reaguar nė drejtim tė gjyqtarit Meta, i cili ka nxjerrė 10 kartona tė verdhė dhe 3 tė kuq.

90'+1 Topi kthehet prapa pa qenė nevoja nga ana e Brajkoviē nė drejtim tė mbrojtjes, por e ka rrėmbyer Merxha, qė ėshtė futur brenda zonės sė rreptėsisė dhe ka goditur, duke e pėrcjellė sferėn nė rrjetėn e portės sė Moēkės. 0﷓1



75' Bega e ka kaluar topin nė zonė tė rreptėsisė tė skuadrės elbasanase, Pema nė dyluftim ėshtė penguar nga mbrojtėsit verdheblu, ndėrsa gjyqtari, jo vetėm qė nuk ka dhėnė penallti, por e ka ndėshkuar vlonjatin me karton tė verdhė pėr simulim. Njė moment qė ka shkaktuar irritimin e tifozerisė vlonjate



12' Pema ka futur topin nė zonėn e rreptėsisė tė verdhebluve, aty ku Kon ka tentuar tė gjuajė me roveshjatė, por nuk ka qenė i saktė. 14' Xhafa ka marrė topin nė zonė tė rreptėsisė dhe ka pasuar nė drejtim tė Bejzades, qė kapet nė kundėrkohė.
20' Vrapi ka ekzekutuar njė goditje dėnimi nga e djathta e sulmit elbasanas; Bejzade, i ndodhur nė zonė, ka gjuajtur drejt portės, por topi ka kaluar pranė shtyllės sė djathtė pingule tė katėrkėndorit tė mbrojtur nga Moēka.
37' Provon Zeqiri te harku i zonės sė rreptėsisė me njė gjuajtje tė fortė, topi ka fluturuar mbi traversėn e portės sė Osmanit.
43' Krosim i Begės nė zonė tė rreptėsisė, Mema godet me kokė dhe topi ka pėrfunduar mbi traversėn e portės sė verdhebluve.
57' Fagu ka pasuar bukur pėr Xhafėn, qė brenda zonės sė rreptėsisė ka goditur me tė majtėn, topi ėshtė pėrplasur nė traversė e ėshtė rikthyer nė lojė, por ėshtė larguar nga mbrojtėsat vlonjatė.
70' Momenti mė i bukur pėr vendasit, kur Flamurtari mund tė kalonte nė avantazh: Brajkoviē ka shėrbyer mirė pėr Arifajn, i cili nga 25 metra ka gjuajtur, topi ėshtė pėrplasur nė kėndin e sipėrm tė majtė tė portės sė Osmanit dhe ėshtė rikthyer nė fushėn e lojės.
85' Lėmsh i ngatėrruar nė zonėn e rreptėsisė sė Flamurtarit dhe shpėtimtari bėhet Moēka, qė e ka larguar topin me kėmbė.
88' Brajkoviē ekzekuton bukur njė goditje dėnimi, topi ka arritur deri nė zonė tė rreptėsisė, aty ku Kuqi ėshtė zhytur dhe e ka goditur sferėn me kokė, por ka pritur Osmani.

REZULTATET E JAVES
Java 8, Kategoria Superiore
Dinamo-Partizani 2-0
Teuta –Flamurtari 1-0
Elbasani -Lushnja 2-0
© 1995-2010. Te gjitha te drejtat e rezervuara © Programming WebPhotoPro

Sport Ekspres, E perditshme Sportive Shqiptare
Sporti Ekspres, sporti shqiptar, sport albania, sportekspres, shqiperi, sport, futboll, shqip, albania, albania sport, soccer, futbolli Shqiptar, suad barbullushi, atletike, shqip, gazete, gazeta, lajme, news