Kat. Superiore
Dinamo 61
Besa 53
Tirana 52
Laci 51
Flamurtari 47
Vllaznia 46
Shkumbini 45
Kastrioti 45
Teuta 45
Skenderbeu 42
Apolonia 38
Gramozi 26
Kat. E pare
Bylis 69
Elbasani 62
Kamza 62
Lushnja 60
Partizani 57
Pogradeci 48
Ada 42
Luftetari 36
Beslidhja 35
Gramshi 32
BilishtSport 32
Burreli 31
Skrapari 31
Memaliaj 29
Turbina 28
Sopoti 18
TE VECANTA
Profil - Ata qe
  bene emer

Arshive Lajme
Search
Te drejtat
Copyright

Kampionati Kombetar i Futbollit - Kategoria Superiore

Kur Dhėmbi “kafshon” Partizanin

Partizani-Vllaznia 1-2

Shėnues: Karapici 62’ / Sinani 23’ , Dhėmbi 52’ E diel, 31 gusht 2008, ora 17:00 nė stadiumin kombėtar “Qemal Stafa”, Tiranė Partizani: Shehi, Hallaēi, Pinari, Malota, Tafaj, Kalari, Capa, Babamusta (59’ Pėrlleshi), Gjyla, Karapici, Ngjela (46’ Bakaj (70’ Karabeci)) Tr: H. Lika Vllaznia: Grima, Smajli, Lici, Bashiē, Sinani (81’ Hoti), Kaēi (40’ Osja), Beqiri, Bodua, Nallbani, Dhėmbi, Belisha (59’ Doēi) Tr: A. Canaj Gjyqtarė: B. Pashaj, S. Avdo, E. Biēaku (Tiranė) Vėzhgues: A. Canaj (Durrės) Kartona tė verdhė: Malota, Gjyla / Beqiri, Nallbani, Belisha Shėnim: Nė tė 89’ gjyqtari Pashaj nxjerr nga pankina trajnerin e Partizanit, Hasan Likėn, pas njė debati, teksa mė parė kish nxjerrė ndihmėsin e tij, Gėzdari.
Nga Gjergj Cicani

Humbet Partizani. Pas fitores sė javės sė parė, nė Lushnjė, tė gjithė menduan se tė kuqtė i kishin lėnė pas shpine problemet e tyre, por ndeshja e djeshme me Vllazninė tregoi edhe njėherė se njė skuadėr nuk mund tė bėhet brenda njė dite, aq mė tepėr njė skuadėr qė pretendon vendin e parė. Skuadra e Likės, jo vetėm u mund nga Vllaznia, por dje tregoi se pėrfundimisht grupi i lojtarėve nuk ėshtė i denjė qė tė konkurojė nė “tregun” e kategorisė superiore. “Mungoi eksperienca”, ka thėnė Lika pas ndeshjes dhe kjo u pa mė sė miri nė fushė. Me njė formacion tė “arnuar”, ku mungonte Bakaj dhe Shala (tė dy tė dėmtuar) qė nga 1’, Lika kishte bėrė maksimumin pėr t’I movituar tė tijtė, por kjo nuk mjaftoi. Nuk mjaftoi dot njė Ngjelė i vetėm nė sulm dhe Capa nuk e bėnte dot “Bakajn” nė mėnyrėn e duhur. i vetmi qė i jepte impuls lojės sė “demave” ishte Karapici, por edhe ai u lodh duke rekuperuar dhe nisur aksione qė nė fund tė fundit s’pėrfundonin askund. Nga ana tjetėr Canaj kishte vetėm lluksin e zgjedhjes. Me njė Beqiri dhje Lici nė superformė dhe njė Buado me shumė pak lidhje me kampionatin shqiptar, qė shėrbente Sinanin dhe Dhėmbin atje pėrpara, Vllaznia qė nė letėr ishte e avantazhuar. Dhe ndeshja tregoi pikėrisht kėtė, skuadra qė kishte mė shumė futbollistė eksperience arriti rezultatin. Pjesa e parė mbyllet 1﷓0 pėr shkodranėt dhe asnjė goditje nė portė pėr Partizanin. Nė pjesėn e dytė Lika hedh nė fushė edhe “asin nėn mėngė”, Bakajn. Gjėrat nisin tė ndryshojnė por Dhėmbi si njė ish tregon se gjithmonė kur ėshtė transferuar nė ndeshjen e parė ndaj ish skuadrės sė tij ka shėnuar dhe kėtė herė bėn tė njėjtėn gjė. Madje gėzon pas golit. Bakaj mundohet tė bėjė gjithēka vetė dhe deri diku ia arrin. Krosimet e tij janė vdekjeprurėse, por shumica e tyre pėrfundojnė nė kokat e mbrojtėsve shkodranė. Dhe pikėrisht nė njėri nga kėto harkime tė larguar nga mbrojtja kuqeblu pėrfundon nė kėmbėt e Karapicit, i cili shėnon njė supergol dhe ngushton diferencėn. 1﷓2 dhe Partizani nis tė besojė tek barazimi. Por ndėrhyrja e Doēit ndaj Bakajt ia pret kėtė “ėndėrr”. Sulmuesi dėmtohet dhe detyrohet tė zėvendėsohet. Ndihmėsi i Likės, Gėzdari, nuk duron dot mė padrejtėsitė e Pashajt dhe i kėrkon llogari, por gjyqtari e nxjerr jashtė. Loja nis e bėhet shumė e tensionuar, aq sa, pėr tė parė njė aksion pa faull, duhej tė prisje deri nė vėrshėllimėn finale tė Pashajt. Likėn nuk e mban mė vendi dhe nis ashtu si kolegu i tij Gėzdari tė debatojė ashpėr me Pashajn, teksa ky i fundit e nxjerr edhe atė jashtė, nė tė 88’. Por Lika qėndron edhe paksa nė pistėn e tartanit, duke udhėzuar tė tijtė. Pėrfundimi? Partizani humb betejėn me gjithkėnd, teksa Vllaznia merr tre pikė tė rėnd`sishme. Edhe dy javė Canaj do tė flerė i qetė.


H. Lika (Partizani): “Nė radhė tė parė uroj Vllazninė pėr fitoren qė arriti. Zhvilluam njė pjesė tė parė shumė te keqe dhe tė dobėt dhe kjo solli edhe golin e Sinanit. Skuadra kishte probleme, qoftė nga mungesat, qoftė edhe nga fakti se kemi shumė lojtarė tė rinj, tė cilėt duhet tė ambientohen ende me skuadrėn. Ata nuk arritėn dot qė tė kombinonin me njėri﷓tjetrin dhe nė shumė raste, edhe kur paraqiteshin nė portėn kundėrshtare kishte probleme nė manovėr. Pra, ēaluam me plot fjalėn. Aktivizimi i Bakajt nė pjesėn e dytė solli edhe njė lloj impulsi mė shumė, por ju e patė qė ai u dėmtua sėrish dhe kėtė shpresojmė jo mė keq se herėn e parė. Nė pjesėn e dytė arritėm tė merrnim nė dorė frenat e lojės dhe Vllaznia nisi tė mbronte rezultatin. Por, dėshira e madhe pėr tė barazuar sa mė shpejt dhe mungesa e eksperiencės tek lojtarėt e mi bėnė qė tė mos arrinim rezultatin. Gjykimi? Nuk po them se ndikoi nė rezultat, do tė isha i marrė. Pėr mendimin tim Pashaj nuk arriti tė gjykonte dot kėtė ndeshje. Gabime amatore tė tij sollėn edhe nervozizmin nė stolin tonė dhe nė fushė. Unė jam pėr atė qė gjyqtarėt duhet tė ndihmojnė ndeshjen tė luhet sa mė drejt dhe mos tė favorizojnė, as Partizanin, e as ndonjė skuadėr tjetėr”. A. Canaj (Vllaznia): “Arritėm njė fitore mėse tė merituar dhe i pėrgėzoj lojtarėt pėr kėtė. Vinim nė kėtė ndeshje shumė tė lodhur. Jo vetėm kemi luajtur 0 minuta ndaj Napolit, nė “San Paolo” tė enjten, por kemi bėrė dy ditė rrugė shumė rraskapitėse dhe, pavarėsisht kėsaj, lojtarėt e mi treguan forcė karakteri, duke arritur tė fitonin njė ndeshje tė fortė, edhe nė transfertė. Nė pjesėn e parė kemi zhvilluar njė lojė shumė tė mirė, ndėrsa, nė tė dytėn kemi rėnė fizikisht, si pasojė e lodhjes. Nė kėtė pjesė duhet tė jemi realistė Partizani luajti shumė mė mirė dhe na rrezikoi. Arriti tė shėnonte njė gol shumė tė bukur, por mund edhe tė shėnonte njė tjetėr dhe tė na barazonte. Pra, gjithēka ishte e hapur mendoj unė deri nė minutat e fundit. Megjihatė, kemi arritur njė trepikėsh shumė me vlera dhe kjo ėshtė e rėndėsishme”.

Artan Bushati (trajneri i kombėtares U﷓21) “Ishte njė ndeshje qė nuk arriti tė ngjitej nė nivelin mesatar. Tė them tė drejtėn nė pjesėn e parė, Vllaznia mu duk njė skuadėr qė kėrkonte tė arrinte tek goli mė shumė sesa Partizani. Madje, nė disa raste mu duk sikur ndeshja po luhej nė Shkodėr dhe jo nė Tiranė. Partizani ishte nė njė ditė shumė tė keqe, dhe tė them tė drejtėn nuk e kisha parė ndonjėherė nė kėtė gjendje. Kishte shumė vėshtirėsi tė dilte pėrpara, edhe sepse luante vetėm me njė sulmues. Nuk e di nė ka qenė problem lojtarėsh pėrsa i pėrket mungesave, por nuk mendoj se ky ėshtė Partizani i vėrtetė. Patizani qė tė gjithė presin dhe qė kampionati pret. Pėrsa i pėrket Vllaznisė, mund tė them se ka shumė gjėra pėr tė rregulluar, por sot mori trepikėshin dhe kjo ėshė gjithnjė njė hap pozitiv. Nė pjesėn e dytė Vllaznia pati probleme dhe kjo i rrezikoi disi, edhe pse, fakti qė shkodranėt kanė lojtarė shumė mė me eksperiencė se Partizani nė fushė. Kjo solli edhe fitoren”.
 
Lojtarėt e Partizanit kanė ardhur me makina personale nė stadium, teksa autobusi i tyre njė ditė mė parė kishte shoqėruar skuadrėn e Dajtit nė Korēė. Flamuj kuqeblu gjithandej dhe asnjė i Partizanit, tė bėnin tė mendoje se ndeshja luhet nė Shkodėr. Tifozėt e “demave” vėrshėllenin gjatė gjithė kohės, kur Dhėmbi kapte topin. Nė tribunėn VIP tė stadiumit “Qemal Stafa”, pėrveē presidentėve respektivė ishte edhe trajneri i kombėtares shqiptare, holandezi Ari Han. Nė fund tė ndeshjes, nė korridoret e stadiumit, Paulin Dhėmbi dhe Suad Lici, kanė takuar disa nga lojtarėt e Partizanit por edhe trajnerin Lika, duke i ngushėlluar pėr humbjen.

23’ Kaēi kroson nė zonėn e Partizanit, atje ku Sinani, pasi kontrollon, pėrballė me Shehin gjuan dhe shėnon. 1﷓0 pėr Vllazninė.
52’ Gabim i Babamustės nė mesfushė, Dhėmbi rikuperon dhe pason pėr Sinanin, ky i fundit ka pritur sa korēari tė futej nė zonėn e tė kuqve, ka pasuar pėr tė dhe Dhėmbi godet fort duke shėnuar. 2﷓0 pėr shkodranėt.
62’ Bakaj kroson nė zonėn shkodrane, atje ku largon Bashiē, topi shkon nė kėmbėt e Karapicit, i cili godet nga njė distancė prej rreth 19 metrash dhe topi pėrfundon nė rrjetė. 1﷓2.



3’ Godije e fortė e Sinanit, pas njė asisti tė Kaēit, nė pozicion diagonal me portėn e Shehit, por topi pėrfundon jashtė.
4’ Pėrsėri Sinani, kėtė herė, nė njė pozicion ballor me portėn e Parizanit ka goditur, por shumė lehtė, dhe Shehi ka pritur, duke evituar rrezikun.
11’ Ngjela shėnon pėr Partizanin, por mė parė ėshtė ngritur flamuri i vijėrojtėsit, pėr pozicion jashtė loje.
21’ Kundėrsulm i Vllaznisė, Kaēi arrin tė depėrtojė nė zonėn e “demave”, por, nė momentin e fundit, Gjyla ia ka hequr topin nga kėmba, duke e ēuar nė goditje kėndi.
30’ Sinani ka ekzekutuar njė goditje kėndi, nė pozicion diagonal meportėn e Shehit, “gardiani” i tė kuqve ka pritur me vėshtirėsi topin e fortė.
47’ Krosim i Hallaēit nė zonėn shkodrane, por topi devijohet dhe pret Grima.
48’ Bodua nuk ndalet pėrpara asgjėje. Ndėrmerr njė inkursion personal, dhe pasi i del deri nė kufitjtė e zonės sė Partizanit, preferon t’ia japė Dhėmbit, i cili gabon dhe jashtė.
50’ Babamusta nxjerr Karapicin tė vetėm me Grimėn, por gjuajtja e mesfushorit ėshtė e lehtė dhe pėrfundon jashtė.
58’ Gabim i mbrojtjes sė Partizanit; Boadu jep njė asist pėr Sinanin, pasi ka rikuperuar, por goditja e sulmuesit pritet nga Shehi.
69’ Goditje e fortė e Capės nga larg, duke dashur tė imitojė Karapicin, por jashtė ngjitur me shtyllėn.
88’ Karabeci ekzekuton njė goditje dėnimi, por topi pėrfundon jashtė sipėr traut.

REZULTATET E JAVES
Java 8, Kategoria Superiore
Dinamo-Partizani 2-0
Teuta –Flamurtari 1-0
Elbasani -Lushnja 2-0
© 1995-2010. Te gjitha te drejtat e rezervuara © Programming WebPhotoPro

Sport Ekspres, E perditshme Sportive Shqiptare
Sporti Ekspres, sporti shqiptar, sport albania, sportekspres, shqiperi, sport, futboll, shqip, albania, albania sport, soccer, futbolli Shqiptar, suad barbullushi, atletike, shqip, gazete, gazeta, lajme, news