Kat. Superiore
Dinamo 61
Besa 53
Tirana 52
Laci 51
Flamurtari 47
Vllaznia 46
Shkumbini 45
Kastrioti 45
Teuta 45
Skenderbeu 42
Apolonia 38
Gramozi 26
Kat. E pare
Bylis 69
Elbasani 62
Kamza 62
Lushnja 60
Partizani 57
Pogradeci 48
Ada 42
Luftetari 36
Beslidhja 35
Gramshi 32
BilishtSport 32
Burreli 31
Skrapari 31
Memaliaj 29
Turbina 28
Sopoti 18
TE VECANTA
Profil - Ata qe
  bene emer

Arshive Lajme
Search
Te drejtat
Copyright

Kampionati Kombetar i Futbollit - Kategoria Superiore

Petriēeviē e Plaku “thajnė” Shkumbinin

Dinamo-Shkumbini 3-1

Shėnues: Petriēeviē 7', Plaku 56', 75'/Gjata 90'+1 E shtunė, 30 gusht 2008, ora 17:00, nė stadiumin “Selman Stėrmasi”, Tiranė Dinamo: Kotorri, Sina, Poēi, Allmuēa, Pisha, Ēapja, Ferraj (46' Brahja), Graniē, Petriēeviē (74' Diob), Jusufi (59' Daja) Tr. Z.Daliē Shkumbini: Llani, Shameti (17' Xhyra), Gallo, Grami, Shenaj, Dervishi (70' Gjata), Pasha, Nora (46' Gėrēo), Bizhyti, Mustafai, Turdiu Tr. G.Magani Gjyqtarė: M.Sopjani (Durrės), G.Maloku (Tiranė), D.Salaj (Shkodėr) Vėzhgues: P.Brahja (Tiranė) Kartona tė verdhė:/Shenaj, Bizhyti Karton i kuq:/Gallo
Nga Gjergj Vyshka

Frane Petriēeviē dhe Sebino Plaku janė sulmuesit dinamovitė, tė cilėt kanė “tharė” Shkumbinin. Peqinasit kanė tentuar tė shfaqen me dėshirėn dhe optimizmin qė u ka dhėnė trepikėshi i njė jave mė parė, ndaj Bylisit. Por e kanė patur tė vėshtirė, edhe sepse dinamovitėt u treguan tė vendosur pėr tė marrė fitoren, e cila u ka munguar njė javė mė parė me Teutėn. Loja e bluve nuk ka qenė nė lartėsinė qė pritej, megjithatė janė kthyer te suksesi.

Vendosja e skuadrave ﷓ Dinamovitėt, ndryshe nga ēfarė kishin parashikuar 24 orė pėrpara ndeshjes, kanė patur qė nga minuta e parė nė lojė Igli Allmuēėn. Qė do tė thotė se ėshtė ulur Daja nė stolin e rezervave. Daliē kishte ndryshuar dhe vendosjen taktike tė skuadrės. Eshtė luajtur me skemėn 4﷓3﷓2﷓1. Pėrpara Kotorrit, nė mbrojtje, ishin Sina nė tė djathtė, Graniē e Pisha nė qendėr e Ferraj nė tė majtė; para tyre, Allmuēa nė tė djathtė, Ēapja nė qendėr e Poēi nė tė majtė; kurse pas shpinės sė Petriēeviēit, i vetmi sulmues i deklaruar i bluve, ishin Jusufi nė tė djathtė dhe Plaku nė tė majtė. Shkumbini ėshtė pėrgjigjur me 4﷓4﷓1﷓1. Nė mbrojtje rreshtoheshin Pasha nė tė djathtė, Shameti e Gallo nė qendėr dhe Grami nė tė majtė; nė mesfushė, Dervishi nė tė djathtė, Bizhyti e Shenaj nė qendėr dhe Turdiu nė tė majtė; ndėrsa pas Mustafait, i deklaruar si sulmues, vepronte Nora.

Kartoni i kuq i Gallos ﷓ Goli i shpejtė i Petriēeviēit, por dhe kartoni i kuq i Gallos kanė prishur planet e Shkumbinit. Madje, peqinasit humbasin dhe qetėsinė e kalojnė nė nervozizėm, siē ishte ndėrhyrja e rėndė e Bizhytit ndaj Ferrajt. E njėjta gjė do tė ndodhte dhe me Mustafain ndaj Ferrajt, apo dhe me Xhyrėn, pėr tė cilėt Sopjani ėshtė mjaftuar me kėshillime. I pakuptimtė ndėrrimi i Shametit me mbrojtėsin Xhyra, kur Shkumbini ishte me dhjetė futbollistė. Magani ka shtyrė Norėn pranė Mustafait, por te miqtė mungon befasia. Dinamovitėt qarkullojnė dendur topin, veēse nuk rrezikojnė shumė nė pjesėn e parė. Pas pushimit gjithēka ka nisur me zėvendėsime: Brahja pėr Ferrajn e dėmtuar dhe Gėrēo pėr Norėn. Peqinasit sikur lėvizin ndryshe. Por vjen goli i Plakut, qė i ka shushatur. Kurse goli i tretė i dinamovitėve, kur Plaku ka nxjerrė nga “arsenali” i tij njė finte tė bukur, i ka shkatėrruar. Fundi i lojės ka ruajtur golin ngushėllues tė peqinasve, tė shėnuar nga Gjata.


Z.Daliē (trajneri i Dinamos): I rėndėsishėm pėr ne ėshtė fakti qė kemi fituar tri pikė. E kemi nisur ndeshjen shumė mirė, pikėrisht nė atė mėnyrė qė kėrkova unė. Kemi patur disa raste shėnimi derisa erdhi goli i Petriēeviēit, nė tė 7'. Por, pas pėrjashtimit tė lojtarit kundėrshtar me karton tė kuq, nuk kemi luajtur ashtu siē desha unė. Duhej tė luanim mė shpejt dhe me mė shumė pasime. Por tanėt nuk u impenjuan sa duhet. E rėndėsishme ėshtė qė i morėm kėto pikė tė plota. Kemi dy javė ndėrprerjė tė ndeshjeve dhe do tė punojmė e do tė stėrvitemi pėr tė qenė ndryshe nė pėrballjen me Besėn, nė Kavajė. G.Magani (trajneri i Shkumbinit): Erdhėm nė Tiranė pėr tė shfaqur njė futboll profesionist. Skuadra ishte e mobilizuar nė maksimum. Por, mesa duket, ky mobilizim e frenoi skuadrėn pėr tė shpalosur vlerat e saj mė tė mira. Jemi ndėshkuar shumė shpejt dhe pas 2﷓3 minutash na erdhi dhe ndėshkimi me karton tė kuq pėr Gallon. Na u desh qė tė pėrballonim njė ngarkesė tė madhe, duke luajtur me dhjetė futbollistė pėr 80 minuta. Mua nuk mė shqetėson mė tepėr fakti i humbjes 1﷓3, por mėnyra se si luajti skuadra. Mendoj se nuk kemi luajtur fare dhe nuk kemi treguar asnjė vlerė nė fushėn e lojės. Ekipi ishte i shthurrur taktikisht dhe nuk kishte disiplinė. Edhe arbitri ishte tendencioz ndaj nesh.

Bejkush Birēe: Dinamo e dominoi ndeshjen nė tė gjitha drejtimet. Por goli i shpejtė i bluve si dhe dalja me karton tė kuq e Gallos, ndoshta u prishi shumė punė peqinasve. Skuadra peqinase ka nevojė pėr tė rregulluar marrėdhėniet profesionale brenda pėr brenda lojės. Peqinasit luajnė me reparte tė shkėputura, kurse njė pjesė e lojtarėve duhet tė largojnė nervozizmin. Unė gjykoj qė ndoshta faulli i Gallos nuk ishte i atij niveli, qė mund ta ndėshkonte atė direkt me karton tė kuq. U shtrėnguan pastaj pėr gjithēka, arriti njė gol nė minutat e fundit, atėherė kur Dinamo kishte nisur tė lėshonte.
 
Igli Allmuēa ﷓ Mesfushori, qė ka ardhur pas njė kurimi 24 orė nė spital nga pickimi i grenxės nė kofshė, kur njė ditė mė parė nuk ishte parashikuar fare pėr tė luajtur, ka bėrė ndeshjen e tij mė tė mirė. Inisiator nė tė dy golat e Plakut. Sebino Plaku ﷓ Mė sė fundi ka gjetur dopietėn, duke qenė pėr momentin shėnuesi mė i mirė i bluve. Shėnon dhe gjendet nė pozicionet e duhura, ashtu siē di ai. Eshtė marrė vesh nė mėnyrė perfekte me Petriēeviēin.
﷓ Nė tribunėn VIP tė stadiumit “Selman Stėrmasi” dje ka qenė prezent dhe trajneri i ekipit kombėtar, Ari Han.

7' Jusufi e ka hedhur topin pas shpinės sė mbrojtjes peqinase, Petriēeviē, pasi u ėshtė “vjedhur” futbollistėve miq, ka gjuajtur fort dhe sfera ka tundur rrjetėn, nė tė djathtė tė Llanit. 1﷓0
56' Petriēeviē ka pasuar pėr Poēin, ky pėr Allmuēėn, i cili e ka hedhur topin pas mbrojtėsve peqinas, atje ku Plaku, me shumė vėshtirėsi, e ka ēuar sferėn nė rrjetė; madje, pėr njė ēast u krijua ideja sikur sulmuesi dinamovit e humbi rastin. 2﷓0
75' Sina ka pasuar pėr Allmuēėn, i cili me zgjuarsi ka “peshkuar” Plakun pas shpinės sė mbrojtjes peqinase; sulmuesi dinamovit, edhe duke patur shqetėsimin e qendėrmbrojtėsit Xhyra, me thembėr ka shėnuar nė tė djathtė tė Llanit. 3﷓0
90'+1 Bizhyti, pasi i ka ikur mbulimit tė Brahjes, ka krosuar nga e djathta e sulmit peqinas dhe Gjata ka gjuajtur fort me kokė; topi ka goditur traun e portės e mė pas ka hyrė nė rrjetė, duke e kaluar disa centimetra vijėn “fatale”. Goli ėshtė quajtur i rregullt, pas sinjalizimit tė anėsorit Salaj pėr kryesorin Sopjani. 3﷓1



8' Peqinasit mbesin me dhjetė futbollistė nė fushė, kur Gallo ėshtė ndėshkuar me karton tė kuq nga gjyqtari Sopjani pėr njė ndėrhyrje tė ashpėr ndaj Plakut, duke qenė lojtari i fundit nė mbrojtjen peqinase.
33' Allmuēa ka pasuar shkurtazi pėr Ēapjen, qė gjuan fort nė ecje e sipėr, nga rreth 20 metra, por Llani me vėshtirėsi e ka devijuar topin nė goditje kėndi.
34' Goditje kėndi pėr Dinamon, nė tė majtė tė sulmit blu; ka krosuar Jusufi, Ēapja, i ndodhur pranė portės peqinase, ka gjuajtur me kokė, por Llani pėrsėri grushton nė korne.
63' Daja tenton tė rrezikojė portėn peqinase me njė gjuajtje nė ecje e sipėr, nga rreth 20 metra, por Llani ka pritur i sigurt.
64' Goditje dėnimi pėr Shkumbinin, nė pozicion diagonal me katėrkėndorin dinamovit; ka gjuajtur fort Gėrēo, nga rreth 20 metra, por Kotorri ka pritur.
67' Tjetėr goditje dėnimi pėr Shkumbinn, nė tė majtė tė sulmit peqinas; kroson Gėrēo, Dervishi ka gjuajtur fort me kokė, por pret Kotorri.
82' Allmuēa ka pasuar pėr Plakun, i cili, edhe pse i vetėm pėrballė portierit Llani, ka finalizuar dobėt, kur i kishte tė gjitha mundėsitė qė tė shėnonte.
86' Kundėrsulm i shpejtė i Dinamos; Plaku ka pasuar pėr Allmuēėn, i cili ka krosuar nga e majta e sulmit blu, Daja ėshtė zhytur dhe ka gjuajtur me kokė, por jashtė.

REZULTATET E JAVES
Java 8, Kategoria Superiore
Dinamo-Partizani 2-0
Teuta –Flamurtari 1-0
Elbasani -Lushnja 2-0
© 1995-2010. Te gjitha te drejtat e rezervuara © Programming WebPhotoPro

Sport Ekspres, E perditshme Sportive Shqiptare
Sporti Ekspres, sporti shqiptar, sport albania, sportekspres, shqiperi, sport, futboll, shqip, albania, albania sport, soccer, futbolli Shqiptar, suad barbullushi, atletike, shqip, gazete, gazeta, lajme, news