 |
 |
 |
 |
Kat. Superiore |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Dinamo
|
61
|
 |
Besa
|
53
|
 |
Tirana
|
52
|
 |
Laci
|
51
|
 |
Flamurtari
|
47
|
 |
Vllaznia
|
46
|
 |
Shkumbini
|
45
|
 |
Kastrioti
|
45
|
 |
Teuta
|
45
|
 |
Skenderbeu
|
42
|
 |
Apolonia
|
38
|
 |
Gramozi
|
26
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Kat. E pare |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Bylis
|
69
|
 |
Elbasani
|
62
|
 |
Kamza
|
62
|
 |
Lushnja
|
60
|
 |
Partizani
|
57
|
 |
Pogradeci
|
48
|
 |
Ada
|
42
|
 |
Luftetari
|
36
|
 |
Beslidhja
|
35
|
 |
Gramshi
|
32
|
 |
BilishtSport
|
32
|
 |
Burreli
|
31
|
 |
Skrapari
|
31
|
 |
Memaliaj
|
29
|
 |
Turbina
|
28
|
 |
Sopoti
|
18
|
|
 |
 |
|
 |

|
Kampionati Kombetar i Futbollit - Kategoria
Superiore
Sliskoviē shijon fitoren
Teuta-Tirana 0-1
| Shėnues: / Memelli 43'
E shtunė, 30 gusht 2008, ora 17:00, nė stadiumin Tofik Jashari tė Shijakut
Teuta: Vashaku, Dushku, Likmeta (Malo 55'), Jakupi, Gjondeda, Buna, Stafa (Ndreka 46'), Vila, Muēollari, Hysa, Mile (Ahmeti 67') Tr. S.Starova
Tirana: Nallbani, Dabulla, Lila, Abraham, Memelli (Kēira 85'), Devolli, Agolli, Lilaj (Sheta 67'), Osmani, Peca, Xhafaj (Hajdari 67') Tr. Z.Sliskoviē
Gjyqtarė: S.Ēekaj, A.Molla (Laē), A.Mali (Patos)
Vėzhgues: N.Jareci (Tiranė)
Kartona tė verdhė: Muēollari, Buna, Dushku/Lila
|
Ndeshja ndėrmjet Tiranės dhe Teutės, e zhvilluar dje nė stadiumin e Shijakut, nė pėrgjithėsi u karakterizua nga njė nivel i kėnaqshėm. Ekipi durrsak ndoshta nuk e ka ndjerė shumė moszhvillimin e ndeshjes nė stadiumin e vet Niko Dovana, sepse pėrgatitjet nė ditėt e fundit i kishte zhvilluar pikėrisht nė Tofik Jashari tė Shijakut. Ndonėse Teuta pėsoi njė humbje minimal, ajo zhvilloi njė lojė me dėshirė pėr fitore, por mesa duket grupi i futbollistėve akoma nuk ka arritur tė kolaudohet, kur pėrballė ishte njė Tirane me elementė mė tė spikatur dhe mė harmonikė nė veprimet e tyre. Nė skuadrėn durrsake u vu re mungesa e finalizimit tė aksioneve. Loja e Miles ishte nėn nivelin e duhur, ēka solli qė sulmi durrsak tė mos funksiononte nė nivelin qė pritej. Nė pjesėn e dytė skuadra durrsake luajti me dėshirė mė tė madhe, tė paktė pėr tė barazuar rezultatin, pas atij goli qė kishte shėnuar Memelli nė minutat e fundit para pushimit. Djemtė e detit janė pėrpjekur tė shfrytėzojnė edhe njė tėrheqje tė bardhebluve, qė mesa duket ishin tė kėnaqur edhe me njė fitore minimale. Ndėrsa ekipi i Tiranės nė pjesėn e parė zhvilloi njė lojė mė tė vrullshme, mė kėrkuese nė drejtim tė portės durrsake. Ajo qė ra nė sy nė lojėn e saj, nė krahasim me atė tė Teutės, ishte dominimi i mesfushės. Mesfushorėt bardheblu ushqyen repartin e sulmit, duke krijuar disa raste tė rrezikshme nė portėn durrsake, derisa u arrit nė momentin e shėnimit tė golit. Nė pjesėn e dytė, Tirana u tėrhoq dhe preferoi tė atakonte pėrmes kundėrsulmit tė befasishėm, i cili nė momente te veēanta funksionoi rrezikshėm. Megjithatė, fitorja me vetėm njė gol nuk ishte e sigurt deri nė fund tė ndeshjes dhe Tirana mund tė ishte ndėshkuar, nėse sulmi i Teutės do tė ishte treguar mė i qartė dhe mė i rrezikshėm, pafolur pėr pretendimin e vendave pėr penalltinė e mohuar, dhjetė minuta para pėrfundimit.
 |
| Sulejman Starova (trajner i Teutės): Zhvlilluam njė ndeshje plot dėshirė, ndaj njė skuadre tė superpaguar sikurse ėshtė Tirana. Mendoj se goli ishte rezultat i njė rreshtimi tė gabuar tė mbrojtjes sonė, qė pa dyshim ka qenė i vetmi gabim i kėtij reparti. Pjesa e dytė ėshtė dominuar plotėsisht nga ana jonė, duke e mbyllur Tiranėn nė gjysmėfushėn e vet nė mbrojtje tė rezultatit. Natyrisht, kam rezervat e mia pėr gjykimin e ndeshjes, sidomos pėr 11metėrshin e padhėnė nga gjyqtari nė favorin tonė. Por nė futboll ndodh edhe kėshtu. Moszhvillimi i ndeshjes para spektatorėve tanė, nė Niko Dovana, natyrisht ka ndikimin e vet, por pėrgatitja e stadiumit tė Shijakut ka qenė nė lartėsinė e duhur pėr njė ndeshje futbolli. Pėr ndeshjet e tjera do tė nxjerrim mėsimet e duhura nga ky takim i sotėm.
Blazhe Sliskoviē (trajner i Tiranės): Mė gėzoi pa masė marrja e tri pikėve ndaj Teutės, tė cilėn e kishim respektuar pėr futbollin e saj. Mendoj se ekipi ynė nė kėtė ndeshje dominoi nė tė 90 minutat, pavarėsisht se shėnuam vetėm njė gol. Sidoqoftė, gjykoj se skuadra ime ka ende rezerva, qė do tė evidentohen nė ndeshjet e ardhshme. Na presin takime mė tė vėshtira se kjo e transfertės sė sotme dhe pėr kėtė duhet tė bėjmė pėrpjekje tė vazhdueshme, pėr tė shmangur euforinė qė tė sjell ēdo fitore. Them se futbollistėt e kanė justifikuar nė kėtė ndeshje besimin e tifozerisė dhe tė drejtuesve tė kėsaj skuadre. Kėtė fitore ia dedikojmė edhe tifozit tė skuadrės sonė, qė vdiq nė Holandė.
|
 |
| Sabri Kalleshi: Ishte njė ndeshje me njė ritėm tė kėnaqshėm nga tė dyja skuadrat. Mendoj se rezultati mė i mirė do tė ishte barazimi. Kjo, edhe pėr faktin se gjykimi nuk iu pėrgjigj lojės sė zhvilluar, sidomos tė Teutės, sė cilės iu mohua njė 11metėrsh i pastėr. Gjithsesi, Teuta duhet tė pėrgėzohet pėr lojėn e zhvilluar ndaj njė ekipi potent, siē ėshtė Tirana. Nė kėtė kampionat, pavarėsisht humbjes, kam bindjen se do jetė njė Teutė krejt ndryshe nga ajo e sezonit tė kaluar. |
| |
 |
 |
| Blendi Nallbani Gardiani dhe veterani i portės tiranase u tregua njė ruajtės besnik i portės. Falė pėrvojės sė tij, nė momente deēizive ai shmangu raste tepėr tė rrezikshme nė portėn e tij, duke u bėrė njė protagonist nė fitoren e bardhebluve. |
|
 |
| Njė eskortė e madhe nga Tirana shoqėronte ekipin bardheblu nė stadiumin e Shijakut, qė nga prefekti Ruzhdi Keēi e deri te treshja e donatorėve, Refik Halili, Shefikat Ngjela e Agron Papuli, qė kanė shijuar fitoren e skuadrės sė tyre, edhe pse nga ajo ndoshta pritej mė shumė. |
|
|
|
 |

 | 43' Pas dy goditjeve radhazi, ajo e Agollit ishte fatale pėr Vashakun, i cili nuk ishte nė gjendje tė shmangte gjuajtjen me kokė tė Memellit, qė e ka dėrguar pėrfundimisht topin nė rrjetėn e portės sė durrsakėve. |

 | 3' Buna ekzekuton me mjeshtėri njė goditje dėnimi, diagonal me portėn, rreth 16 metra larg saj, majtas sulmit durrsak, por topi mjeshtėrisht dėrgohet nė kėndore nga gardiani Nallbani. |  |
11' Sulmi i parė i bardhebluve nė drejtim tė zonės sė rreptėsisė tė Teutės; topi i ardhur nga kėndorja goditet nga Xhafaj dhe pėrfundon jashtė portės sė Vashakut. |  |
15' Agolli, i futur nė zonėn e rreptėsisė durrsake, shfrytėzon njė krosim tė lartė, por Vashaku e pret topin nė pozicion. |  |
18' Sulm i bardhebluve, topi pėrfundon nė kėmbėt e Devollit, qė godet, por rikthehet nga portieri durrsak te Xhafaj, pastaj pėrfundon te Peco, por pėrsėri Vashaku shpėton mrekullisht portėn. |  |
23' Reagon Teuta pėrmes njė gjuajtjeje tė Gjondedės nga njė goditje dėnimi; topi pėrfundon jashtė shtyllave tė portės sė Nallbanit. |  |
30' Buna ka pėrsėritur tė njėjtėn goditje, si nė tė 3', pėrsėri Nallbani e nxjerr topin pėrtej vijės fundore, pėr nė korne, duke mos lejuar prekjen e rrjetės. |  |
42' Njė gjuajtje mjaft e fortė e Agollit, nga rreth 35 metra, por Vashaku ėshtė nė lartėsinė e duhur. |  |
49' Devolli fiton njė goditje dėnimi, e cila ekzekutohet po nga ai, por pa rrezik pėr Vashakun. |  |
67' Gjondeda ekzekuton bukur njė goditje dėnimi, topi qeth shtyllėn e djathtė tė portės sė Nallbanit. |  |
72' Lilaj shfaqet para portės durrsake, por pa rrezik pėr djemtė e detit. |  |
75' Vila i Teutės pengohet nė hyrje tė zonės sė rreptėsisė, goditja e dėnimit ekzekuohet nga Ahmeti, topi pėrfundon jashtė shtyllave tė portės. |  |
85' Ahmeti, i futur nė pjesėn e dytė, kryen njė goditje mjeshtėrore, por fati nuk ka qenė me tė, teksa topi ka prekur shtyllėn pingule dhe ka pėrfunduar jashtė. |  |
87' Lėmsh para portės tiranase, por as Vila dhe as Ahmeti nuk kanė mundur tė shėnojnė golin e barazimit. |  |
|
REZULTATET E JAVES
Java 8, Kategoria Superiore
|
|
|
|
|