Kat. Superiore
Dinamo 51
Besa 39
Tirana 32
Laci 28
Shkumbini 27
Teuta 26
Apolonia 25
Kastrioti 25
Vllaznia 22
Flamurtari 21
Gramozi 18
Skenderbeu 15
Kat. E pare
Bylis 41
Lushnja 35
Elbasani 35
Ada 31
Kamza 30
Pogradeci 28
Burreli 24
Partizani 23
Luftetari 22
Gramshi 20
BilishtSport 20
Beslidhja 15
Turbina 15
Memaliaj 14
Sopoti 10
Skrapari 9
TE VECANTA
Profil - Ata qe
  bene emer

Arshive Lajme
Search
Te drejtat
Copyright

 DERGO   KOMENTO   PRINT 
Futboll
Bakaj: Titulli, kete vit i yni
11 Qershor   Sezoni 2007﷓08 do te shenoje edhe arritjen me te madhe te “demave” qe nga i largeti vit 1993, ne te cilin Partizani mori edhe titullin e fundit kampion, perpara 14 vitesh. Nje mendim te tille e ka shprehur sulmuesi 20﷓vjecar i te kuqve, Elis Bakaj. Keshtu, per futbollistin, i cili, sezonin e kaluar (pervec ndeshkimeve me kartona te kuq, si shkak i nervozizmit ne fushe) ka treguar nje performance shume te mire, ne kampionatin e ardhshem skuadra e Likes do te beje gjithcka, per te arritur objektivin madhor, titullin kampion. “Te gjithe mund te thone se ne deshtuam ne sezonin qe sapo kaloi, por kjo nuk eshte aspak e vertete”, ka thene Bakaj. “Sigurisht, ﷓ ka vijuar ai, ﷓ nuk kemi arritur te dalim ne kupat e Europes, cka do te thote se nuk arritem te shkonim as tek objektivi minimal, por une mund t’ju them nje arsye shume te forte per te hedhur poshte kete ide. Ne fituam nje skuader dhe une ndihem shume i lumtur qe jam pjese e saj”.

Sezoni tjeter, me “cun”

Per Bakajn, ashtu si edhe Elbasani i tre sezoneve me pare, qe doli ne vend te dyte te kampionatit, para se te fitonte titullin, edhe Partizani pergatiti terrenin. Perse? “Sepse do te dalim kampione sezonin tjeter, ja perse”, ka thene shume optimist sulmuesi i te kuqve dhe i kombetares U﷓21. “Nuk eshte thjesht optimizem, por nje realitet, qe une dhe kushdo tjeter mund ta ndiejme. Kemi nje grup shume te mire dhe jane bere perforcimet e duhura. Kjo me mjafton te them se po ecim ne rruge te mbare. Pra, mos i mbese hatri askujt, sepse titulli kete here do te jete i yni”, ka perfunduar Bakaj.

Lako, me larg se afer

Edhe pse, deri te shtunen, ardhja te Partizani e mbrojtesit korcar, Stavrion Lako, mund te ishte vetem nje formalitet, tjeter gje eshte mesuar dje. Ndonese nuk ka asnje konfirmim zyrtar, nga burimet e brendshme mesohet, se bashkeqytetari i Shkembit, Osmanit dhe Dhembit eshte me shume larg, se sa afer skuadres se Xhanit. “Sikur nuk e ka me qejf te levize”, ka thene nje burim prane lojtarit. “Mund te qendroje te Teuta, por ndoshta edhe mund te shkoje dhe te Skenderbeu”, ka shtuar burimi. Keshtu, i pare nga ky prizem, duket se Lako i ka “dribluar” drejtuesit e kuq, te cilet perseri nuk e vrasin shume mendjen. Tre korcare i kane ne skuader tashme.

Prezantimi zyrtar, te shtunen

Do te jete e shtuna, dita kur presidenti i te kuqve, Albert Xhani, se bashku me stafin drejtues dhe ate teknik, do te prezantojne skuadren e re per sezonin 2007﷓08. Keshtu, edhe pse vendi se ku do e behet ky prezantim nuk eshte bere ende i ditur, nje gje e tille do te ndodhe keto dite, kur pritet qe kete ceremoni ta ndjeke nje konference per shtyp, e shoqeruar me nje koktej ne fund. Kjo do te ishte hera e pare qe nje klub shqiptar, Partizani ne kete rast, prezanton skuadren e tij per sezonin e ardhshem qe ne muajin qershor.

Gjergj Cicani



© 1995-2010. Te gjitha te drejtat e rezervuara © Programming WebPhotoPro

Sport Ekspres, E perditshme Sportive Shqiptare
Sporti Ekspres, sporti shqiptar, sport albania, sportekspres, shqiperi, sport, futboll, shqip, albania, albania sport, soccer, futbolli Shqiptar, suad barbullushi, atletike, shqip, gazete, gazeta, lajme, news