 |
 |
 |
 |
Kat. Superiore |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Dinamo
|
61
|
 |
Besa
|
53
|
 |
Tirana
|
52
|
 |
Laci
|
51
|
 |
Flamurtari
|
47
|
 |
Vllaznia
|
46
|
 |
Shkumbini
|
45
|
 |
Kastrioti
|
45
|
 |
Teuta
|
45
|
 |
Skenderbeu
|
42
|
 |
Apolonia
|
38
|
 |
Gramozi
|
26
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Kat. E pare |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Bylis
|
69
|
 |
Elbasani
|
62
|
 |
Kamza
|
62
|
 |
Lushnja
|
60
|
 |
Partizani
|
57
|
 |
Pogradeci
|
48
|
 |
Ada
|
42
|
 |
Luftetari
|
36
|
 |
Beslidhja
|
35
|
 |
Gramshi
|
32
|
 |
BilishtSport
|
32
|
 |
Burreli
|
31
|
 |
Skrapari
|
31
|
 |
Memaliaj
|
29
|
 |
Turbina
|
28
|
 |
Sopoti
|
18
|
|
 |
 |
|
 |

|
|
 |
|
|
| Futboll |
 |
| Delain: Ndaj Besės na duhet trepikėshi |
29 Shkurt
Sfida e nesėrme nė stadiumin e Kavajės, mes Besės dhe Vllaznisė, po pėrjetohet me emocione akoma pa filluar. Vetė fakti qė shorti i Kupės sė Shqipėrisė i ka vendosur kėto dy skuadra tė luajnė pėrballė njėra tjetrės edhe nė turin e tretė, madje qė tė mėrkurėn e ardhshme, e ka shtuar edhe mė tepėr interesin pėr pėrballjen mes kėtyre skuadrave. Nė Shkodėr, gjatė ditės sė djeshme vetėm pėr kėtė ndeshje flitej, ndoshta edhe sepse rezultatin e saj e lidhin me fatet e ecurisė sė mėtejshme dhe me pretendimet nė kampionat. Nė fakt, njė situatė e tillė ishte edhe nė transfertėn vlonjate, ku skuadrės kuqeblu i duhej vetėm fitorja. Megjithatė, edhe pse nuk u arritė plotėsisht objektivi, loja e mirė dhe rezultatet favorizuese tė skuadrave tė tjera rivale kanė lėnė gjithēka hapur pėr ndeshjet e tjera, ndėrsa barometri nga Vlora ėshtė zhvendosur nė Kavajė.
Optimizmi i Sashės
Kongolezi me pasaportė gjermane ėshtė ndėr ata pjesėtarė tė formacionit kuqeblu, qė shprehet tepėr optimist pėr njė rezultat pozitiv nė transfertėn kavajase. I tillė ėshtė shprehur edhe dje, kur i pyetur nga Sport Ekspres ai ėshtė pėrgjigjur krejt i qetė: Nė Kavajė duhet tė fitojmė patjetėr. Nė atė ndeshje na duhen medoemos tri pikėt, sepse vetėm kėshtu do tė mund tė konsolidohemi nė vendin e tretė dhe pastaj tė shikojmė se sa mund tė ecim mė lart. Sipas tij, edhe pse nga tifozeria kėrkohet qė skuadra tė ngjitet patjetėr mė lart nė tabelė, Vllaznia duhet tė mendojė mė tepėr pėr kėtė vend qė ka, sepse ēdo hap i gabuar mund ta zbresė mė poshtė. Sidoqoftė, nė lidhje me objektivin Sasha shprehet se mundėsitė e Vllaznisė janė pėr tė kapur vendin e dytė nė kampionat, gjė qė, sipas tij, mund tė bėhet realitet nė ndeshjet e fazės sė tretė. Duke iu rikthyer pėrballjes sė nesėrme nė Kavajė, Delain, edhe pse shpreh respekt pėr Besėn, kėmbėngul me besim se Vllaznia do tė kthehet nė Shkodėr me tri pikė. Unė e njoh skuadrėn kavajase dhe kam respekt pėr tė, pasi jo shumė larg ishte protagoniste nė kampionat, por kam mendimin se nuk ėshtė mė ajo Besa e mėparshme. Luhatjet dhe problemet qė ka kaluar, qoftė me stafin teknik, por edhe me disa prej futbollistėve, e kanė dobėsuar atė, ndaj unė kam besim se do ta mundim atė nė fushėn e saj, thotė Sasha. Kėtė optimizėm kongolezi e bazon te mobilizimi i skuadrės sė tij nė kėtė ndeshje, gjė qė ėshtė vėnė re edhe nė seancėn stėrvitore tė djeshme, ku tė gjithė futbollistėt tregonin njė gjendje optimale psikofizike.
Pasi shansi i doli nė derė
Ndėrsa flasim pak pėr ecurinė e tij, e cila nė fazėn e parė nuk ka qenė aspak pozitive, aq sa pozitat e tij ishin tepėr tė diskutueshme pėr tė qėndruar te Vllaznia, por nė periudhėn e fundivitit e mė pas ka shėnuar pėrmirėsime tė ndjeshme, ai shprehet i kėnaqur me veten. Eshtė e vėrtetė qė pata njė fillim aspak tė mirė, ndoshta jo dhe aq pėr fajim tim, por sidoqoftė duhet lėnė mėnjanė tashmė ajo histori, thotė Sasha, duke rikujtuar edhe problemet e pezullimit, apo edhe tė gjobės financiare qė pati marrė nga drejtuesit e klubit. Madje, aq keq i patėn shkuar punėt Sashės, sa nė fundin e vitit tė kaluar ai po bėnte gati valixhet pėr tu larguar, ashtu si bėnė dy kolegėt e tij, Leandro dhe Simo, por fati i doli nė derė. I ndodhur ngushtė pas njė dėmtimi serioz tė Licit, Josa e aktivizon menjėherė Sashėn nė vendin e tij, nė qendėr tė mbrojtjes. Falė asaj ndeshjeje spektakolare, qė zhvilloi skuadra ndaj Tiranės nė Loro Boriēi, pjesė e sė cilės ishte edhe Delain, qė mori vlerėsime superlative, situata ndryshoi tėrėsisht nė favor tė tij.
Dėshira, njė kompeticion europian
Forma e mirė sportive e ka shoqėruar nė mėnyrė konstante Sashėn edhe nė ndeshjet ku, edhe pse skuadra jo pak herė ka marrė kritika pėr dobėsitė e saj, ai ėshtė vlerėsuar jo pak pėr lojėn e tij. Njė gjė e tillė ishte prezente edhe nė ndeshjen e sė mėrkurės pėr kupė, me Skenderbeun, ku sėrish Delain u dallua nė qendėr tė mbrojtjes. Ndaj ai shprehet i kėnaqur pėr atė qė po arrin tė japė pėr Vllazninė, ndėrkohė qė thotė se njė gjė tė tillė do tė vazhdojė ta bėjė deri nė pėrfundim tė sezonit, me dėshirėn dhe synimin qė skuadra tė pėrfshihet nė njė nga Kupat e Europės. Madje, njė gjė e tillė lidhet edhe me vazhdimin e bashkėjetės me Vllazninė, qė, siē thotė ai, ajo mund tė vijojė vetėm nėse kuqeblutė do tė jenė nė Europė.
|
|
 |
|