Kat. Superiore
Dinamo 61
Besa 53
Tirana 52
Laci 51
Flamurtari 47
Vllaznia 46
Shkumbini 45
Kastrioti 45
Teuta 45
Skenderbeu 42
Apolonia 38
Gramozi 26
Kat. E pare
Bylis 69
Elbasani 62
Kamza 62
Lushnja 60
Partizani 57
Pogradeci 48
Ada 42
Luftetari 36
Beslidhja 35
Gramshi 32
BilishtSport 32
Burreli 31
Skrapari 31
Memaliaj 29
Turbina 28
Sopoti 18
TE VECANTA
Profil - Ata qe
  bene emer

Arshive Lajme
Search
Te drejtat
Copyright

 DERGO   KOMENTO   PRINT 
Futboll
“Zgjohet” Ngjela, premton gol per sot
27 Shkurt   Nje nder golshenuesit me te mire te Superiores, Marjus Ngjela, tashme eshte pjese e skuadres lezhjan, po e vuan mungesen e shenimit te golit. Ai nuk ndihet aspak mire kur, pas pese ndeshjeve te zhvilluara me Beselidhjen nuk ka shenuar asnjehere. “As une nuk e kuptoj”, tha ai, “qe kur kam ardhur te Beselidhja, kam harruar te shenoj”. Sipas Ngjeles, “shterpesia” nuk ka te beje aspak me nivelin e skuadres dher as dhe me pozicionin qe mban aktualisht skuadra lezhjane: “Kam luajtur i terhequr, por dhe ne maje te sulmit, pra kam patur mundesi. Por me mungon koordinimi i sakte para portes, ndoshta dhe fati. Jam gjendur ne pozicione shume te volitshme per te shenuar: njeri nga keto ka qene ai i minutes se pare ne ndeshjen me Besen, ku kisha realisht mundesi te shenoja...”. Ngjela mund te jete nder ata futbolliste jo te shumte, qe ka gjetur respektin dhe mirekuptimin e tifozerise lezhjane, e cila vetem e mbeshtet dhe e inkurajon. Sulmuesi e ndien kete: “Mezi po pres castin e shenimit te nje goli per ngjyrat lezhjane, qe te shlyej dhe detyrimet ndaj tifozerise. Ndoshta momenti me i mire eshte ne ndeshjen e sotme per kupe me Vllaznine ne Shkoder. Jam i bindur se skuadra do te luaje mire dhe duke ditur se shkodranet luajne hapur parandiej golin”, ka thene ai. Premtimi i Ngjeles per te shenuar ne “Loro Borici” ka ngacmuar shume lezhjane per te udhetuar drejt Shkodres. Burime nga stafi teknik i skuadres bejne te ditur se Gjyla do te hedhe ne fushe 11﷓shen qe perfundoi ndeshjen me Besen.

Shlyhen detyrimet financiare

Vazhdon korrektesia e klubit lezhjane ne shlyerjen e detyrimeve financiare te futbollisteve . Ne pragndeshjen me Vllaznine, te gjithe futbollistet, sipas kontratave, kane marre kestet e radhes. “Pertej rezultateve jo te mira, korrektesia e klubit per te shlyer cdo detyrim ndaj futbollisteve”, u shpreh kapiteni Sokol Toma, “eshte nje thirrje qe keto veprime te vleresohen me gatishmerine dhe shpirtin e gares ne loje. Per te mbeshtetur keshtu drejtuesit tane, qe kane marre barren dhe pergjegjesine per te bere gjithcka te mire per qendrimin e Beselidhjes ne Superiore”.

© 1995-2010. Te gjitha te drejtat e rezervuara © Programming WebPhotoPro

Sport Ekspres, E perditshme Sportive Shqiptare
Sporti Ekspres, sporti shqiptar, sport albania, sportekspres, shqiperi, sport, futboll, shqip, albania, albania sport, soccer, futbolli Shqiptar, suad barbullushi, atletike, shqip, gazete, gazeta, lajme, news