Kat. Superiore
Dinamo 61
Besa 53
Tirana 52
Laci 51
Flamurtari 47
Vllaznia 46
Shkumbini 45
Kastrioti 45
Teuta 45
Skenderbeu 42
Apolonia 38
Gramozi 26
Kat. E pare
Bylis 69
Elbasani 62
Kamza 62
Lushnja 60
Partizani 57
Pogradeci 48
Ada 42
Luftetari 36
Beslidhja 35
Gramshi 32
BilishtSport 32
Burreli 31
Skrapari 31
Memaliaj 29
Turbina 28
Sopoti 18
TE VECANTA
Profil - Ata qe
  bene emer

Arshive Lajme
Search
Te drejtat
Copyright

 DERGO   KOMENTO   PRINT 
Futboll
Memushi nuk dyshon: E gjetem rrugen tone!
27 Shkurt   Me fitoren e arritur ndaj Kastriotit, duket se skuadra e Flamurtarit ka gjetur qetesine e kerkuar per te ardhmen. Kete e pohon dhe trajneri Eqerem Memushi, qe e vlereson dhe si nje shans te mire per ndeshjen e sotme per Kupe, ngaqe perballe do te kete perseri Kastriotin.

﷓ Memushi, me rezultat minimal, por gjithsesi fitore...

﷓ Do te deshiroja te arrija edhe ne ndeshjet e tjera fitore te tilla minimale. Pertej kesaj, kete fitore e vleresoj per qetesine e kthyer ne skuader dhe si nje motivim per te ardhmen. Aq me teper qe sot do te jemi serish perballe te njejtit kundershtar, pavaresisht kompeticionit.

﷓ Paskeni vuajtur shume per nje fitore.

﷓ Ky sukses vjen per Flamurtarin pas plote gjashte javesh kampionat. Kemi vuajtur shume ne javet e kaluara per te gjetur fitoren, por nuk ishte e thene te ndodhte keshtu. Edhe ne ato raste kur mendonin se do ta arrinim ate, jemi ndeshkuar ne minutat e fundit, sikur na rreshqiste nga duart. Kesaj radhe, per fat ndodhi ndryshe.

﷓ Fitorja menjane, sa ju kenaqi loja?

﷓ Me shume me ka pelqyer rezultati. Ne pjesen e pare kemi sulmuar me shume, kemi shenuar dhe golin e fitores. Kurse ne dyten kemi ruajtur avantazhin, kemi luajtur me te mbyllur. Gjithsesi, kemi fituar me merite.

﷓ Me komod ne renditje?

﷓ Jane tre pike qe na duhen shume. Me kete fitore sikur i jemi larguar me shume fundit dhe tani mendojme per rritjen ne klasifikim. Kam bindjen se, edhe pse ndodhemi ne mes, duke filluar qe nga ndeshja me Teuten, skuadra jone do te dije te fitoje perseri, per ta mbyllur si duhet kete faze te dyte te kampionatit.

﷓ Fitorja, kampionati, renditja, por sot eshte Kupa...

﷓ Ne ndeshjen e pare ne Vlore, krutanet na moren barazimin. Me fitoren e dites shtune per kampionat, kam besim se kemi moralin dhe motivimin e duhur per ta fituar kete ndeshje. Nuk ka asnje dyshim qe Flamurtari do te jete ne turin e trete te Kupes te Shqiperise

﷓ Luhet ne Shijak.

﷓ Nje arsye me shume per t’u ndiere si ne fushen tone.





© 1995-2010. Te gjitha te drejtat e rezervuara © Programming WebPhotoPro

Sport Ekspres, E perditshme Sportive Shqiptare
Sporti Ekspres, sporti shqiptar, sport albania, sportekspres, shqiperi, sport, futboll, shqip, albania, albania sport, soccer, futbolli Shqiptar, suad barbullushi, atletike, shqip, gazete, gazeta, lajme, news