Kat. Superiore
Dinamo 61
Besa 53
Tirana 52
Laci 51
Flamurtari 47
Vllaznia 46
Shkumbini 45
Kastrioti 45
Teuta 45
Skenderbeu 42
Apolonia 38
Gramozi 26
Kat. E pare
Bylis 69
Elbasani 62
Kamza 62
Lushnja 60
Partizani 57
Pogradeci 48
Ada 42
Luftetari 36
Beslidhja 35
Gramshi 32
BilishtSport 32
Burreli 31
Skrapari 31
Memaliaj 29
Turbina 28
Sopoti 18
TE VECANTA
Profil - Ata qe
  bene emer

Arshive Lajme
Search
Te drejtat
Copyright

 DERGO   KOMENTO   PRINT 
Futboll
Dinamo e nis me Dajen, futbolli luhet ne “shkolle”
27 Shkurt   Te Dinamo jane impenjuar per ndeshjen e kthimit me Apolonine, ndonese e kane fituar takimin e pare 1﷓0. Gjithcka shihet ne punen qe ben trajneri i bluve, Ilir Daja, me futbollistet. Perpara se te zbritet ne fushe, per rreth 30 minuta, dinamovitet jane ne sallen e klubit, atje ku ne derraze te zeze u shpjegohet gjithcka qe ka lidhje me stervitjen, por dhe me taktiken qe do te perdoret ne ndeshje. Me pas, Daja ka punuar gjeresisht me formacionin baze, per menyren e qarkullimit te topit, per vendosjen ne fushe, por dhe per variantet se si do te sulmohet e se si do te mbrohet. Ne momente te caktuara, tekniku ka nderhyre disa here, duke e ndalur aksionin, e menjehere rekuperohej gabimi, madje duke i treguar futbollistit se ku ishte defekti. Nuk thone kot, “trajneri i ri, huqe te reja”, ndonese lojtaret kalonin dhe ne nje pushim disi te zgjatur, derisa te rikuperohej gabimi. Por duket se Daja eshte duke e arritur ate qe ka deklaruar nje dite me pare, kur dhe ka filluar punen e tij si trajner i bluve: automatizimin e veprimeve te skuadres.

Pollozhani: Nuk marr me kartona

Artim Pollozhani, shqiptari nga Maqedonia qe luan ne radhet e Dinamos, i ardhur huazim nga TUZ Koblenc, eshte optimist per gjendjen e skuadres. “Une besoj se e kemi kaluar shokun psikologjik te humbjes me Partizanin, atje ku Dinamo, per hir te se vertetes, nuk ishte vetvetja. Tashme kemi perpara ndeshjen e Kupes se Shqiperise, e cila do te sherbeje si parapergatitje per sfiden e se shtunes me Shkumbinin per kampionat”. Dhe Daja, ne formacionin anti﷓Apoloni, e ka perfshire dhe Pollozhanin, ashtu sic ka perfshire Allmucen e Pocin, te cilet kishin munguar ne derbin me Partizanin per shkak te kartonave te verdhe. Nje formacion i mundshem anti﷓Apoloni, i mbeshtetur ne skemen taktike 4﷓4﷓1﷓1, eshte: Kotorri, Bodrusic, Granic, Pisha, Abraham, Vincetic, Allmuca, Poci, Kuli, Pollozhani e Pejic. Pollozhani, ne kater ndeshje te luajtura ne kampionat me Dinamon, ka marre tre kartona te verdhe. Qe do te thote se do te mungoje te shtunen ndaj Shkumbinit, ashtu sikurse Pema, por dhe Allmu'a, i cili vazhdon denimin e tij prej gjashte ndeshjesh. “Nuk eshte normale qe te marr kaq shume kartona te verdhe, por nuk ka per te ndodhur me. Kam ardhur per te luajtur ne Shqiperi e jo per te ndejtur pushim. Nuk ka per te ndodhur me”.

© 1995-2010. Te gjitha te drejtat e rezervuara © Programming WebPhotoPro

Sport Ekspres, E perditshme Sportive Shqiptare
Sporti Ekspres, sporti shqiptar, sport albania, sportekspres, shqiperi, sport, futboll, shqip, albania, albania sport, soccer, futbolli Shqiptar, suad barbullushi, atletike, shqip, gazete, gazeta, lajme, news