 |
 |
 |
 |
Kat. Superiore |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Dinamo
|
61
|
 |
Besa
|
53
|
 |
Tirana
|
52
|
 |
Laci
|
51
|
 |
Flamurtari
|
47
|
 |
Vllaznia
|
46
|
 |
Shkumbini
|
45
|
 |
Kastrioti
|
45
|
 |
Teuta
|
45
|
 |
Skenderbeu
|
42
|
 |
Apolonia
|
38
|
 |
Gramozi
|
26
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Kat. E pare |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Bylis
|
69
|
 |
Elbasani
|
62
|
 |
Kamza
|
62
|
 |
Lushnja
|
60
|
 |
Partizani
|
57
|
 |
Pogradeci
|
48
|
 |
Ada
|
42
|
 |
Luftetari
|
36
|
 |
Beslidhja
|
35
|
 |
Gramshi
|
32
|
 |
BilishtSport
|
32
|
 |
Burreli
|
31
|
 |
Skrapari
|
31
|
 |
Memaliaj
|
29
|
 |
Turbina
|
28
|
 |
Sopoti
|
18
|
|
 |
 |
|
 |

|
|
 |
|
|
| Futboll |
 |
| Mema: E pranoj, jam i shqetesuar |
27 Shkurt
Me preokupimin e stervitjes se grupit perpara ndeshjes se kthimit per turin “II” te Kupes se Shqiperise qe do te luajne sot ne “Selman Stermasi” tekniku Sulejman Mema, dje, ne “Skender Halili” nuk ka patur deshire te flase edhe aq shume per derbin e se shtunes me te kuqte e Partizanit. “Per momentin, ka thene ai, jemi te perqendruar tek ndeshja qe do te luajme sot, me kurbinasit e Lacit. Kjo sigurisht nuk do te thote qe e kemi lene jashte objektivit te fokusit tone derbin e se shtunes me te kuqte. Por, kur them se sot jemi te perqendruar totalisht tek ndeshja me Lacin, ngulmoj ne kete drejtim nga qe une e shoh disi me shqetesim perballjen e sotme, sepse rezultati i ndeshjes se pare nuk me “ngroh” aq sa per te qene i qete”.
Pergatitja, ne dy plane
Me pas, duke folur lidhur me pergatitjet qe eshte duke bere
skuadra keto dite, aq me teper ne prag te perballje aq te “ndezur” sa c’pritet te jete derbi me Partizanin, trajneri Mema shtoi: “Pergatitjet tona kane vazhduar me ritmin e duhur ne te dy planet. Dhe, duhet thene se djemte kane punuar mjaft mire ne te gjitha drejtimet. Ka patur perqendrim dhe perkushtim ne gjithcka u kemi dhene per te kryer. Madje, me duhet te them se, pergjithsisht ata kane vleresimin e duhur per te dy takimet e kesaj jave, cka me rrit optimizmin dhe me shton besimin, qe do t’ia dalim mbane”.
Mungesat nuk e trembin
Sipas Memes, ne menyre kategorike ne radhet e grupit te te tijve nuk behet fjale per t’u trembur nga dy mungesat ne repartin e mbrojtjes, qe skuadra e tij do te kete te shtunen ndaj Partizanit. Pra, konkretisht per dy qendermbrojtesit Leke Kciraj dhe Endri Vrapi, te cilet, per shkak te kartonave, nuk do t’i sherbejne ekipit ne derbi, ndekohe qe ne takimin e sotem me Lacin, dy futbollistet do te jene ne fushe qe nga minuta e pare. “Them keshtu, shtoi ai, sepse Tirana ka sa te duash lojtare te tjere, te cilet te gjithe paguhen shume mire. Ndaj une nuk e ve ne dyshim, qe secili prej tyre do te jape kontributin maksimal per ngjyrat e skuadres, aq me teper ne perballje kaq te rendesishme”.
Shqetesimi personal i Memes
Por, ajo qe e shqeteson me shume keto dite teknikun Mema ka qene ne aspektin personal. “Dhe eshte krejt normale, tha ai te ndodhe keshtu, nga qe, ne kater ndeshje (perfshi edhe takimin e pare per Kupen ne Lac), qe e kam drejtuar Tiranen deri tani, kam arritur nje fitore dhe tri barazime. Kjo gje sigurisht me shqeteson shume, sepse ky eshte problemi im, qe ne gjithe keto ndeshje nuk kam arritur rezultatet e duhura. Ndaj kerkoj nga lojtaret zbatimin e detyrave te ngarkuara dhe, pas kapercimit te kesaj ndeshje te perqendrohemi me kapacitetin e te gjithe energjive tona, tek derbi i se shtunes”.
Sula kujdeset per “Taten”
Nuk kishte ndodhur ndonjehere. Jo se perben ndonje cudi, por fakti qe tekniku Sulejman Mema, per disa minuta ne seancen e djeshme eshte kujdesur per stervitjen e Blendi Nallbanit, ka terhequr vemendjen. Por, per te saktesuar kete, duhet ditur qe ne transferten durrsake te se premtes se kaluar, pak kush ka mesuar qe “tata” ka zbritur ne fushen e “Niko Dovanes” me temperature 38 grade. Nuk diskutohet qe ka sakrifikuar, pa thene se ka qene nder futbollistet, me i dalluari ne radhet e bardhebluve, ku ka shpetuar disa here porten e Tiranes nga goditjet e kundershtareve. Rrjeta nuk i eshte prekur. “Por, pikerisht ne ate cast, thote “Tata”, me duket se kam pesuar nje terheqje te lehte ne muskujt e barkut”. Gjithnje, sipas “gardianit” te portes bardheblu, shqetesimi e ka detyruar te henen e te marten te kryeje stervitje te diferencuar, pra nuk eshte bashkuar me grupin e portiereve ne stervitjen e Astrit Nallbanit. Ndaj Mema, duke e vleresuar drejt paprekshmerine e portes, jo vetem eshte interesuar per shqetesimin e “Tates”, por edhe per disa minuta i eshte kushtuar stervitjes se tij.
Muka e nis me grupin
Me ne fund, pas me shume se kater muaj, kapiteni Devi Muka, per here te pare dje e ka filluar seancen stervitore bashke me grupin. Ka ndodhur keshtu ngaqe per shkak te angazhimit te skuadres ne ndeshjen e kthimit me kurbinasit per turin II te Kupes, stervitja e djeshme ka qene me nje ngarkese me te ulet. Gjithsesi, me pas Muka eshte shkeputur nga grupi dhe gjithnje nen kujdesin e pergatitesit atletik, Stefano Neri, ka vazhduar stervitjen ne planin vetjak. Nuk dihet ende nese ai do te mund te jete, apo jo, ne derbin e se shtunes, ndaj Partizanit, edhe pse nje gje e tille duket shume e veshtire, pare gjendjen e tij, e cila, edhe pse eshte permiresuar, perseri nuk eshte optimale, pare faktin se kapiteni ka nje kohe te gjate pa luajtur.
Jetmir Sefa ne “Skender Halili”
Krejt papritmas dje mbasdite, ne ambjentet e “Skender Halilit” eshte shfaqur fantazisti i “vogel” i bardhebluve, Jetmir Sefa. Madje, per nje cast tekniku Sulejman Mema, nuk e k njohur kur e ka vene re mes grupit te te tijeve me uniformen e stervitjes. Ka pyetur te pranishmit dhe ka bere humor kur ka mesuar, qe perpara tij ndodhej Jetmir Sefa. “Eshte hera e pare, ka qeshur Mema, qe po e takoj, nderkohe qe me pare e kisha pare vetem ne fushen e lojes”. Me pas kreu i pankines se ekipit kampion eshte interesuar per gjendjen pas operacionit te futbollistit, te cilit i ka dhene gjithashtu edhe keshillat e rastit. “Ndihem mire dhe s’kam asnje lloj shqetesimi, ka thene Sefa. Sot behen plot dy muaj qe ai eshte operuar. Sipas tij mjeku e ka keshilluar te zhvilloje vrapime te lehta, gje qe ai e ka nisur qe dje.
|
|
 |
|