Kat. Superiore
Dinamo 61
Besa 53
Tirana 52
Laci 51
Flamurtari 47
Vllaznia 46
Shkumbini 45
Kastrioti 45
Teuta 45
Skenderbeu 42
Apolonia 38
Gramozi 26
Kat. E pare
Bylis 69
Elbasani 62
Kamza 62
Lushnja 60
Partizani 57
Pogradeci 48
Ada 42
Luftetari 36
Beslidhja 35
Gramshi 32
BilishtSport 32
Burreli 31
Skrapari 31
Memaliaj 29
Turbina 28
Sopoti 18
TE VECANTA
Profil - Ata qe
  bene emer

Arshive Lajme
Search
Te drejtat
Copyright

 DERGO   KOMENTO   PRINT 
Futboll
Ilir Daja nuk ngutet: “Flasim pas Shkumbinit”
26 Shkurt   Ilir Daja, trajneri i konfirmuar i Dinamos deri ne fundin e ketij sezoni, dje eshte shprehur me maturi per mediat sportive. Duke mbetur me “kembe ne toke”, per vete situaten qe kalon kryesuesja e ketij kampionati, Daja ka shpjeguar se gjithcka do te shihet pas ndeshjes me Shkumbinin. Duke mbetur ne idene qe duhet vleresuar edhe ndeshja e kthimit te turit te dyte te kupes, me Apolonine, Daja ka kerkuar impenjim maksimal nga blute. Madje Allmucen, Pemen e Pollozhanin, te tre te skualifikuar ne ndeshjen e se shtunes me Shkumbinin, per kampionat, duket se do t’i shfrytezoje nga minuta e pare deri ne te fundit neser.

﷓ Pas seances se pare stervitore me Dinamon, cili eshte perfundimi per gjendjen e grupit te futbollisteve?

﷓ Jam duke kerkuar automatizim te veprimeve te skuadres ne fushen e lojes. Jam i kenaqur nga impenjimi i lojtareve, nga deshira dhe grinta ne stervitje. Por, nese gjithcka u fillua mire ne stervitjen e djeshme, ne fundin e saj pati nje renie te ritmit te veprimeve. Megjithate, nuk kam pse ta bej gjendjen dramatike. Kam besim se shpejt skuadra do ta gjeje ritmin e duhur.

﷓ Te merkuren, ndeshja e kthimit e Kupes se Shqiperise me Apolonine; nje test ne prag te perballjes per kampionat me Shkumbinin ne fundjave?

﷓ Se pari, nuk do ta nenvleresojme ndeshjen me Apolonine, aq me teper qe eshte per Kupe dhe mund te kete te papritura, pavaresisht se kemi fituar 1﷓0 ne Fier. Duhet te dini qe Apolonia, te pakten sipas informacioneve qe kam marre nga bashkepunetoret e mi, ka luajtur shume mire ne ndeshjen e pare. Eshte e vetmja ndeshje, ku nuk e kam pare Dinamon ne kete periudhe, dhe ne keto kushte ne do te jemi shume te kujdesshem ndaj fierakeve. Te ne nuk do te kete vend ndarja e kundershtareve ne te forte e te dobet, te veshtire e te lehte.

﷓ Formacioni anti﷓Apolonia, me apo pa Allmucen, Pemen e Pollozhanin, qe jane te skualifikuar per ndeshjen ndaj Shkumbinit?

﷓ Parashikoj qe te tre keta futbolliste do te jene me nje minutazh me te madh se te tjeret ne fushen e lojes, pikerisht sepse nuk kane per te luajtur te shtunen. Por, para se te flasim per Shkumbinin, duhet te kalojme ndeshjen me Apolonine.

﷓ Cfare do t’i ndryshoje Daja kesaj Dinamoje?

﷓ Skuadra duhet te kete nje rrjedhe ndryshe te veprimeve te saj, kete do te synojme, sepse ne aspektet e tjera eshte krejtesisht ne rregull. Ne fund te fundit, skuadra ka punuar dhe, ashtu sic kam deklaruar nje dite me pare, duhet falenderuar kolegu im Canaj per cka ka bere deri tani.

﷓ Sa e afte eshte kjo skuader te mbaje kryesimn, edhe duke qene diferenca e vetem 3 pikeve me Partizanin?

﷓ Per kete eshte me mire te flasim vetem pas ndeshjes me Shkumbinin, ne fundjave, qe mbetet nje kundershtar i forte dhe i veshtire i kategorise superiore.

﷓ Titulli kampion, cengeli ku varet ecuria e Dajes ne drejtim te Dinamos?

﷓ Absolutisht jo, pavaresisht se skuadra eshte vetem tri pike larg Partizanit. Ekipi i ka te gjitha forcat per te realizuar ate objektiv, qe ka vene presidenti Sulaj, pra fitimin e titullit kampion.

Daja kerkon Canajn drejtor teknik

Ilir Daja, trajneri i ri i Dinamos, e ka mbajtur dhe stafin e ish﷓teknikut Agim Canaj. Kjo do te thote se do te vazhdoje te kete per ndihmes Artan Mergjyshin, pergatites te portiereve Ilir Bozhiqin dhe pergatites atletik Vaso Selenicen. Madje, Daja ka hedhur dhe idene e caktimit te Canajt si drejtor teknik, sepse eshte i vetmi person qe njeh mire kete skuader.

Per mediat, te marten e te premten

Trajneri i ri i Dinamos, Ilir Daja, se bashku me zedhenesin e shtypit te klubit, Xhevdet Zeka, kane hedhur idene e daljes perpara mediave per deklarata per shtyp dy here ne jave. Te marten dhe te premten, diku rreth ores 12:00, dinamovitet ne nje te ardhme te shpejte do te jene perpara gazetareve.

Fusha e stervitjes, me reklamat e Alpet

Fusha e stervitje me bar e bluve dje ka qene e mbushur me reklamat “Alpet, Energji pozitive”. Duhet theksuar se Alpet, qe prej dy sezonesh, eshte dhe ne fanellat e bluve, duke qene nje nga sponsorizuesit e Dinamos, se bashku me presidentin aktual, Besnik Sulaj.

© 1995-2010. Te gjitha te drejtat e rezervuara © Programming WebPhotoPro

Sport Ekspres, E perditshme Sportive Shqiptare
Sporti Ekspres, sporti shqiptar, sport albania, sportekspres, shqiperi, sport, futboll, shqip, albania, albania sport, soccer, futbolli Shqiptar, suad barbullushi, atletike, shqip, gazete, gazeta, lajme, news