 |
 |
 |
 |
Kat. Superiore |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Dinamo
|
61
|
 |
Besa
|
53
|
 |
Tirana
|
52
|
 |
Laci
|
51
|
 |
Flamurtari
|
47
|
 |
Vllaznia
|
46
|
 |
Shkumbini
|
45
|
 |
Kastrioti
|
45
|
 |
Teuta
|
45
|
 |
Skenderbeu
|
42
|
 |
Apolonia
|
38
|
 |
Gramozi
|
26
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Kat. E pare |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Bylis
|
69
|
 |
Elbasani
|
62
|
 |
Kamza
|
62
|
 |
Lushnja
|
60
|
 |
Partizani
|
57
|
 |
Pogradeci
|
48
|
 |
Ada
|
42
|
 |
Luftetari
|
36
|
 |
Beslidhja
|
35
|
 |
Gramshi
|
32
|
 |
BilishtSport
|
32
|
 |
Burreli
|
31
|
 |
Skrapari
|
31
|
 |
Memaliaj
|
29
|
 |
Turbina
|
28
|
 |
Sopoti
|
18
|
|
 |
 |
|
 |

|
|
 |
|
|
| Futboll |
 |
| Veliu: Te fitojme edhe per kupe |
|
26 Shkurt
Fitorja e Flamurtarit, e arritur te shtunen e kaluar ndaj Kastriotit, duket se ka krijuar nje klime optimiste ne radhet e skuadres vlonjate. Sipas opinionit te pergjithshem, trepikeshi eshte fituar ne nje moment, kur skuadres se Memushit i duhej medoemos. Kete e pohon edhe mbrojtesi Franc Veliu, kur thote: “Kemi arritur nje fitore pas gjashte ndeshjesh, ndaj vlerat e saj rriten edhe ne planin psikollogjik. Edhe ne ndeshjet e kaluara nuk eshte se kemi luajtuar keq, por ne futboll kerkohet edhe pak fat. Ndoshta kete here te gjitha ishin ne anen tone, ndaj dhe fituam me merite. Fitorja ka ngritur moralin tone per ndeshjet e ardhshme”. Duke komentuar ndeshjen, Veliu nenvizon faktin se ndeshja nuk ka qene aq e lehte sa mund ta kete kujtuar ndokush, edhe pse perballe kishin Kastriotin, qe renditej nje shkalle me poshte. “E verteta eshte se fitoren e kemi ruajtur me shume sakrifice deri ne fund te ndeshjes, perballe nje skuadre qe dite me pare kishte marre barazimin per kupen, edhe pse luanim ne “shtepi”. Kemi shenar nje gol me peshe me ane te Memes, qe na dha fitoren, por kemi djersitur shume per ta administruar deri ne fund ate” ka rrefyer mbrojtesi i ri. Sipas Veliut, skuadra krutane kishte sulmues te rrezikshem, ndaj mbrojtja eshte lodhur jo pak, per ta ruajtur te pacenuar porten, duke u ndihmuar edhe nga mesfusha. “Me kete rast deshiroj te falenderoj te gjithe shoket e skuadres, qe kontribuan shume per kete fitore, te cilen e kemi arritur jashte fushes sone. Eshte kjo arsyeja, qs vlerat e saj jane si ne konsolidimin e vendit qe kemi ne klasifikim, me shpresen per t’u ngjitur me lart, ashtu dhe ne planin moral tonin” ka nenvizuar Veliu. Flamurtari dhe Kastrioti po vazhdojne duelin per te kaluar ne turin e trete te kupes, kur ndeshja e pare, e luajtur ne Vlore, ka perfunduar ne barazim. Ndeshja e kthimit do te jete e veshtire, por fitorja e se shtunes, ne ndeshjen per kampionat po ndaj kesaj skuadre, duket se i ka motivuar me shume vlonjatet per te kerkuar kualifikimin. Lidhur me kete mundesi, Veliu shprehet: “Te merkuren do te jemi perseri perballe Kastriotit, por kete here per kupe. Ne harkun e dy javeve ndeshemi tri here me kete kundershtar. Edhe ne kete sfide ne do te shkojme me besimin dhe moralin per ta fituar ate, duke u kualifikuar keshtu ne turin e trete te kupes. E dime qe nuk do te jete ndeshje e lehte per t’u kaluar, por jemi me te motivuar se kundeshtari edhe fale fitores se te shtunes. Une besoj shume se do te dalim nga fusha te kualifikuar” ka mbyllur prononcimin mbrojtesi i ri vlonjat, Franc Veliu.
|
|
 |
|