 |
 |
 |
 |
Kat. Superiore |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Dinamo
|
61
|
 |
Besa
|
53
|
 |
Tirana
|
52
|
 |
Laci
|
51
|
 |
Flamurtari
|
47
|
 |
Vllaznia
|
46
|
 |
Shkumbini
|
45
|
 |
Kastrioti
|
45
|
 |
Teuta
|
45
|
 |
Skenderbeu
|
42
|
 |
Apolonia
|
38
|
 |
Gramozi
|
26
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Kat. E pare |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Bylis
|
69
|
 |
Elbasani
|
62
|
 |
Kamza
|
62
|
 |
Lushnja
|
60
|
 |
Partizani
|
57
|
 |
Pogradeci
|
48
|
 |
Ada
|
42
|
 |
Luftetari
|
36
|
 |
Beslidhja
|
35
|
 |
Gramshi
|
32
|
 |
BilishtSport
|
32
|
 |
Burreli
|
31
|
 |
Skrapari
|
31
|
 |
Memaliaj
|
29
|
 |
Turbina
|
28
|
 |
Sopoti
|
18
|
|
 |
 |
|
 |

|
|
 |
|
|
| Futboll |
 |
| Devi Muka, deshira per per te luajtur ne derbi |
26 Shkurt
Te gjithe fansat bardheblu e dine mire se sa e domosdoshme eshte prania e kapitenit Devi Muka ne lojen e Tiranes, sidomos ne derbin me te kuqte. “Ai e mbush fushen”, thone shume prej tyre. “Prezenca e kapitenit Muka ne fushe, me fanellen bardheblu me numrin 10, i ben te “dridhen” te kuqte, sepse e dine c’i pret nga shperthimet e tij”, ngulmojne te tjere, te cilet deshirojne nje ore e me pare ta shohin “vlonjatin fluturues” ne rolin e tij te zakonshem, ne krye te skuadres kampione ne fuqi. Duan te shohin shperthimet e tij te fuqishme, sa ne te djathte e ne te majte te sulmit, depertimet e rrufeshme, goditjet ne porte, krosimet dhe “asistet” e sakte ne adrese te shokeve, qe vetem ai di t’i jape. Jo pak, kete gje e deshiron edhe vete Muka, i cili nder te tjera thote: “Zemra e shpirti ma do te kontribuoj per skuadren ne derbin e se shtunes, sikur edhe vetem per pak minuta. Prej kohesh e kam thene kete gje dhe i qendroj asaj. Por me koken time nuk jam ne gjendje te veproj”.
Mungesa, sa e gjate!
“Vlonjati fluturues” ka sqaruar se per aktivizimin ai pret vetem miratimin e perbashket te stafit teknik dhe atij mjekesor. “Per te tjerat, shton Devi, pergjigjem vete. Por, po me dhane leje mjeku dhe trajneri, une do te bej te pamunduren per skuadren, se ciles, pas kaq sezonesh te suksesshem, i kam munguar aq gjate, sa as ndermend nuk me kishte shkuar”.
Kontakti me topin
Periudhes se gjate rikuperuese tashme duket se i ka ardhur fundi. Themi keshtu, sepse ne stervitjen e djeshme, te cilen e ka kryer ne shoqerimin e panderprere te pergatitesit atletik italian, Stefano Neri, i cili nuk i eshte ndare per asnje cast, Muka ka rene ne kontakt me topin. Madje, ne kete drejtim gjithcka ka funksionuar normal dhe pa as me te vogelin problem. “Me vjen mire, u shpreh i kenaqur Muka, qe hapi i pare shkoi ashtu sic e deshiroja”.
Porosia per shoket e skuadres
Me ate cka tha kapiteni, kuptohet qe nuk ka ndermend t’u jape receta shokeve. “Dy fjale, sigurisht dua t’ua them, theksoi Devi, dy fjale te sinqerta vellazerore. Te gjithe, cdo nae duhet te flene me preokupimin per ndeshjen e se shtunes me Partizanin, nga e cila varet shume ecuria e metejshme e skuadres sone”.
Analiza e barazimit ne “Niko Dovana”
Dje, para stervitjes, nga ora 14:30 deri ne 15:00, tekniku Sulejman Mema, me grupin e futbollisteve, qe u aktivizua te premten ndaj Teutes ne “Niko Dovana”, ka zhvilluar analizen e bardhesise se shifrave. Ne fjalen e tij, tekniku, pasi u ka vene ne dukje defektet dhe dobesite e konstatuara ne ate ndeshje, u ka kerkuar rritjen e impenjimit ne seancat stervitore dhe te perqendrimit ne loje.
|
|
 |
|