 |
 |
 |
 |
Kat. Superiore |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Dinamo
|
61
|
 |
Besa
|
53
|
 |
Tirana
|
52
|
 |
Laci
|
51
|
 |
Flamurtari
|
47
|
 |
Vllaznia
|
46
|
 |
Shkumbini
|
45
|
 |
Kastrioti
|
45
|
 |
Teuta
|
45
|
 |
Skenderbeu
|
42
|
 |
Apolonia
|
38
|
 |
Gramozi
|
26
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Kat. E pare |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Bylis
|
69
|
 |
Elbasani
|
62
|
 |
Kamza
|
62
|
 |
Lushnja
|
60
|
 |
Partizani
|
57
|
 |
Pogradeci
|
48
|
 |
Ada
|
42
|
 |
Luftetari
|
36
|
 |
Beslidhja
|
35
|
 |
Gramshi
|
32
|
 |
BilishtSport
|
32
|
 |
Burreli
|
31
|
 |
Skrapari
|
31
|
 |
Memaliaj
|
29
|
 |
Turbina
|
28
|
 |
Sopoti
|
18
|
|
 |
 |
|
 |

|
|
 |
|
|
| Futboll |
 |
| Fagu: Gjyqtari me “hengri” penalltine |
18 Shkurt
Nuk ka qene e 86’e derbit TiranaDinamo, ajo qe e ka bere Erbin Fagun protagonist, dhe, nese dikush mendon keshtu, duhet ta kete gabim. Ashtu si Sefa e ndonje tjeter, Fagu prej kohesh ka qene ne fokusin e specialisteve te FK Tirana. Eshte mbajtur gjithnje prane ekipit te pare dhe eshte trajtuar ne faza pergatitore jashte vendit. Ne sezonin _04’05 me Tiranen ka fituar edhe te paren medalje te titullit kampion, akoma pa i bere 18 vjec. Sezonin e kaluar, duke preferuar me pare aktivizimin ne loje, sesa “ngrohjen” e stolit te Tirana, u huazua te Teuta (atehere nenkampione), ku u aktivizua ne 14 ndeshje radhazi. Kurse kete sezon, te Tirana, per nevoja te ekipit ka bere polivalentin. Shembull tipik per kete eshte derbi i se shtunes me Dinamon. “Nderhyrjes qe kreu ndaj meje kroati Granic, tha Fagu, duke kujtuar momentin me kulmor te ndeshjes, mendoj se nuk i mungonte asnje element per te qene faull. Se pari, ai me vuri doren ne fyt, me pengoi me kembe dhe me shtyu, kur pa qe e kishte te pamundur te me ndalte. Une jam i ri, me pelqen futbolli ndaj edhe e luaj, por kot asnjehere nuk jam shtrire ne fushe, edhe pse kam pare lojtare me emer ne bote, te cilet rrezohen pa i prekur askush. Nuk e di se cfare duhet te bente tjeter ndaj meje kroati, qe gjyqtari te fershellente per faull. Nese veprimi im gjyqtarit i eshte dukur “mashtrim”, perse nuk me ndeshkoi me karton te verdhe? Me vjen shume keq qe nuk fituam, pasi e meritonim njeqind per qind” ka mbyllur me deshperim Fagu.
Batuta e “Tates”
Ndryshe nga c’ndodh rendom pas perfundimit te ndeshjeve, kur futbollistet e aktivizuar i dorezojne administratorit kompletet sportive per t’i lare, te shtunen, pas ndeshjes, i vetmi qe nuk e ka bere kete ka qene portieri Blendi Nallbani. “Nuk ka nevoje as te lahet dhe as te hekuroset. Ashtu sic e pata veshur, ashtu e hoqa dhe e futa ne cante, e pandotur, sepse ne loje nuk pata pune fare. Kam njezet vite qe luaj, por qe ta le fushen pa pritur asnje top, nuk me kishte ndodhur”, ka leshur “Tata” batuten.
Ne fokusin e veteranit Osman Caslli
Veterani i futbollit tiranas, Osman Caslli, per shkak te moshes, por edhe te motit te ftohte, nuk ka mundur ta ndjeke ndeshjen ne stadium. “E kam pare ne televizor dhe dua te them se Tirana ka zhvilluar nje nga ndeshjet e saj me te mira eshte shprehur Caslli. Te rralla jane skuadrat tona, qe bejne loje sulmuese gjate gjithe ndeshjes, ashtu si beri Tirana te shtunen”. Duke u ndalur me me hollesi per derbin, ai ka evidentuar lojen e mire te te rinjve Hyka e Fagu: “Jane talente qe premtojne shume, ndaj Sul Mema dhet te kujdeset per ta”. Kur e pyetem per Dinamon, mjeshtri tha: “Futbollistet e saj duhet te kene nerva te celikta, ndryshe tjeter kush nuk do te ishte ne gjendje te luante gjate gjithe kohes te mbyllur ne mbrojtje”.
Tifoze bardheblu ne Prishtine
Mes vargut te pambarimte te autoveturave, qe kane parakaluar dje ne bulevardin “Bill Klinton” te Prishtines, ne castin e shpalljs se Pavarsise te Kosoves, ka terhequr vemendjen nje makine, mbi te cilen qe shpalosur Flamuri yne kombetar, ku ishte shkruar “Cunat e Tirones” dhe nje tjeter flamur, ai bardheblu i FK Tirana.
|
|
 |
|