Kat. Superiore
Dinamo 61
Besa 53
Tirana 52
Laci 51
Flamurtari 47
Vllaznia 46
Shkumbini 45
Kastrioti 45
Teuta 45
Skenderbeu 42
Apolonia 38
Gramozi 26
Kat. E pare
Bylis 69
Elbasani 62
Kamza 62
Lushnja 60
Partizani 57
Pogradeci 48
Ada 42
Luftetari 36
Beslidhja 35
Gramshi 32
BilishtSport 32
Burreli 31
Skrapari 31
Memaliaj 29
Turbina 28
Sopoti 18
TE VECANTA
Profil - Ata qe
  bene emer

Arshive Lajme
Search
Te drejtat
Copyright

 DERGO   KOMENTO   PRINT 
Futboll
Mbrohet Agim Canaj: “Nuk ishte deshtim”
18 Shkurt  

Trajneri i Dinamos, Agim Canaj, ka shpjeguar ate qe ka ndodhur ne stadiumin “Selman Stermasi”, ne derbin me Tiranen. Madje, eshte mbrojtur dhe nuk e ka quajtur deshtim barazimin me bardheblute, sepse, pas rezultatit 0﷓0 mes Elbasanit e Partizanit, diferenca me ndjekesit ka mbetur po ajo e nje jave me pare. “Nuk kemi pse te themi deshtim. Ne kishim zgjedhur nje loje mbrojtese, por pa harruar sulmin. Tirana vertet pati epersi territoriale dhe e qarkulloi me teper topin, por nuk krijoi raste te pastra shenimi, kur gjithcka e mbeshteti te gjuajtjet nga distanca”. Por Canaj ka dhe rezervat e veta per paraqitjen e skuadres, sepse disa lojtare ne aspektin fizik nuk ishin aty ku duhej. “Jo gjithcka shkoi mire, megjithate, ne aspektin psikollogjik ishim me te qete dhe nje pike ndaj Tiranes, edhe duke luajtur ne “transferte”, nuk eshte keq” ka thene Canaj per gazeten

“Deklarata deshperuese” ﷓ Njeshi i pankines dinamovite pak i ka komentuar deklaratat e kampit bardheblu, te cilet kane shtruar pyetjen se si mund te dale kampione kjo skuader, kur nuk gjuan asnjehere ne porten kundershtare. “Keto jane deklarata deshperuese te kampit te Tiranes. Me thene te drejten, pashe deshperim te Tirana pas barazimit me ne. Ne vazhdojme te korrim ate qe kemi mbjellur, perderisa jemi ende ne vendin e pare, kur ne tri ndeshje me skuadrat rivale per titull kampion nuk jemi mundur asnjehere ne kete fillimviti. Atehere s’kemi pse ankohemi”.

Canaj ruan Pemen ﷓ Trajneri i bluve ka patur kritika per lojen sulmuese te skuadres se tij, sepse, sipas tij, shume futbolliste gabuan ne detyrat e tyre. Eshte fakt qe Vincetic nuk e ka marre asnjehere krahun e djathte deri ne fundore, sikurse Pollozhani e me pas Kuli nuk kane sherbyer si duhet per Pejic. Por eshte fakt qe dhe Abraham mbeti i vetem ne te majte. “Gabuam ne aspektin sulmues, sepse disa lojtare dolen nga detyrat e dhena. Megjithate, ne ndeshjet e ardhshme, duke nisur me Partizanin, kemi besim se do te japim maksimumin”. Por a mund te ishte Pema prane Pejicit? Canaj e ruan, sepse nje demtim tjeter mund ta lere futbollistin per nje kohe tjeter te gjate jashte fushes se lojes. “Vjen nga nje operacion dhe duhet ruajtur. Sepse nje demtim tjeter mund t’i kushtoje. Nje top i ra ne doren e operuar ne stervitje, para disa ditesh, dhe gjerat u veshtiresuan per te. Atehere, mendojeni sa mund ta ndihmoje Pejicin ai, kur do te ruhet prej dores”.

Nervoz me kartonat e verdhe ﷓ Ne ndeshjen me Partizanin, te shtunen e ardhshme, Dinamos nuk do t’i luajne Poci dhe Allmuca, per shkak te skualifikimit me kartona te verdhe. Por nese fieraku do te mungoje vetem nje ndeshje, Allmuca nuk do te ete edhe ndaj Shkumbinin, me 1 mars, sepse ka plotesuar gjashte kartona te verdhe. “Nuk e di, por eshte rast unikal qe ndodh ne kampionatin tone, qe te denohesh me me shume se nje ndeshje kur skualifikohesh prej kartonave. Eshte vendim qe duhet pare, sepse nuk mund te qendroje. Aq me teper qe nje ndeshje futbollit, kur jepen 10﷓12 kartona, kjo dhe per faj te futbollisteve, por dhe te gjyqtareve, do te kete dhe skualifikime. Por jo me shume se nje ndeshje, kjo eshte abuzive pastaj. Megjithate, Dinamo ka forca per te perballuar gjithcka”, ka mbyllur Canaj.

© 1995-2010. Te gjitha te drejtat e rezervuara © Programming WebPhotoPro

Sport Ekspres, E perditshme Sportive Shqiptare
Sporti Ekspres, sporti shqiptar, sport albania, sportekspres, shqiperi, sport, futboll, shqip, albania, albania sport, soccer, futbolli Shqiptar, suad barbullushi, atletike, shqip, gazete, gazeta, lajme, news