 |
 |
 |
 |
Kat. Superiore |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Dinamo
|
61
|
 |
Besa
|
53
|
 |
Tirana
|
52
|
 |
Laci
|
51
|
 |
Flamurtari
|
47
|
 |
Vllaznia
|
46
|
 |
Shkumbini
|
45
|
 |
Kastrioti
|
45
|
 |
Teuta
|
45
|
 |
Skenderbeu
|
42
|
 |
Apolonia
|
38
|
 |
Gramozi
|
26
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Kat. E pare |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Bylis
|
69
|
 |
Elbasani
|
62
|
 |
Kamza
|
62
|
 |
Lushnja
|
60
|
 |
Partizani
|
57
|
 |
Pogradeci
|
48
|
 |
Ada
|
42
|
 |
Luftetari
|
36
|
 |
Beslidhja
|
35
|
 |
Gramshi
|
32
|
 |
BilishtSport
|
32
|
 |
Burreli
|
31
|
 |
Skrapari
|
31
|
 |
Memaliaj
|
29
|
 |
Turbina
|
28
|
 |
Sopoti
|
18
|
|
 |
 |
|
 |

|
|
 |
|
|
| Futboll |
 |
| Brajkovic shijon dopieten. Barazimi i ndjek vlonjatet |
18 Shkurt
Ndeshja e shumepritur midis Flamurtiarit dhe Vllaznise nuk ka shkuar me shume se barazimi. Nga ajo, cka shprehen ne konferencen per shtyp Memushi dhe Josa, u la te kuptohej se nuk ishin te kenaqur me barazimin. Por me i pakenaqur ka qene Memushi, sepse skuadra e tij ne tri ndeshje te ketij viti, per kampionat, nuk ka shkuar me shume se barazimi. Me lojen e zhvilluar, trajneri vlonjate pretendonte nje fitore te skuadres se tij. Memushi ka bere vetem nje ndryshim ne formacion, kur ne porte ka luajtur Berdufi, per shkak se Mocka kishte pesuar nje demtim ne gishtin e dores. Nga ana tjeter, Josa ka nxjerre ne fushe nga minuta e pare veteranin Lici, i cili ishte nje nga katalizatoret kryesore te mesfushes kuqeblu. Minutat e para te ndeshjes kane kaluar si per te studiuar njeritjetrin, por Flamurtari, permes veprimeve te Zeqirit dhe kroatit Alvizh eshte superior, duke e kaluar lojen ne krahet, te Strati ne te djathte dhe Zhunior e Bega ne te majte. Shkodranet mbeshteten me teper te pervoja e Delain dhe Telit ne mbrojtje, kurse Hoti, Nallbani dhe Osja ne mesfushe kerkojne te nisin kundersulmin, ku Kaci dhe Sinani shpesh i afrohen portes se vlonjatevet. Te paret shenojne vlonjatet me ane te kroatit, por Sinani ka barazuar pas nente minutash, qe ka shfrytezuar nje hutim te mbrojtjes vendase. Skuadra e Memushit reagon, por moti i ftohte ben punen e tij. Presioni i vendasve vazhdon dhe ne te 37' kane kaluar perseri ne avantazh me te njejtin autor. Pjesen e dyte, te dy skuadrat e nisin me te njejtat formacione, por shkodranet jane me kerkues, duke synuar barazimin, cka e arrijne shpejt, ne te 55'. Nje rezultat qe mund te bente pjese ne objektivat e skuadres se Joses, ndaj kuqeblute jane kujdesur per ta administruar sa me mire ate, ne nje ndeshje qe ishte perfolur jo pak ne ditet qe i paraprine asaj. Trajneri Memushi nderhyn me zevendesime, duke i lene hapesire Dedajt, Kuqit dhe Shehajt. Sulmet e vlonjateve jane te njepasnjeshme, po goli nuk vjen. Perseri barazim per vlonjatet, edhe pse Memushi dhe skuadra e tij ishin betuar prishnin “syrin e keq” te ketij fillimi te vitit 2008.
Pas ndeshjes
E.Memushi (trajner i Flamurtarit) Edhe ne kete ndeshje rezultati nuk iu pergjigj lojes se skuadres sone. Morem vetem nje barazim, cka nuk perputhet me objektivin qe kishte skuadra. Edhe pse kemi zhvilluar nje ndeshje te mire, nuk arritem dot te marrim trepikeshin. Ne pjesen e pare kemi luajtur me mire se kundershtari, shenuam golin e avantazhit, por perseri u barazuam. Mendoj se skuadra pati defekte ne prapavije, cka duhet ndrequr per ndeshjet e tjera. Persa i perket mungeses se portierit Mocka, duhet te them se ai eshte demtuar ne stervitje ne nje nga gishtat e dores, madje e ka thyer ate, ndaj mendojme se s’do te jete ne ndeshjet e ardhshme.
Mirel Josa (trajner i Vllaznise) Ishte nje loje e bukur nga te dy skuadrat. Ne e kishim vleresuar kete ndeshje dhe synonim fitoren. Jemi ndodhur dy here ne disavantazh, por kemi arritur ta barazojme rezultatin. Madje, po te ishim treguar te kujdesshem, nepermjet kundersulmit mendoj se mund te merrnin dhe fitoren. Kam rezerva per gjykimin ne dytre momente te ndeshjes.
|
|
 |
|