Kat. Superiore
Dinamo 61
Besa 53
Tirana 52
Laci 51
Flamurtari 47
Vllaznia 46
Shkumbini 45
Kastrioti 45
Teuta 45
Skenderbeu 42
Apolonia 38
Gramozi 26
Kat. E pare
Bylis 69
Elbasani 62
Kamza 62
Lushnja 60
Partizani 57
Pogradeci 48
Ada 42
Luftetari 36
Beslidhja 35
Gramshi 32
BilishtSport 32
Burreli 31
Skrapari 31
Memaliaj 29
Turbina 28
Sopoti 18
TE VECANTA
Profil - Ata qe
  bene emer

Arshive Lajme
Search
Te drejtat
Copyright

 DERGO   KOMENTO   PRINT 
Futboll
Kotorri: “Gati te pres edhe titullin”
18 Shkurt  

Elvis Kotorri, portieri i Dinamos, eshte kthyer ne personazhin e kampionatit te kategorise superiore. Ne dy ndeshjet e fundit te Dinamos, te cilet blute i kane barazuar 0﷓0, me Elbasanin dhe me Tiranen, Kotorri ka qene “heroi” i ndeshjes. E jo pak, te shtunen ne “Selman Stermasi”, per Kotorrin kane ardhur vleresime maksimale nga kampi bardheblu. Aq sa Klodian Duro do te deklaronte se kjo Dinamo ka vetem nje lojtar kampion, qe eshte Elvis Kotorri. Por elbasanasi mbrohet me faktin qe eshte ne forme te mire sportive, sepse e ka nje skuader te tille, kur dallon Pishen, Granicin, Bodrusicin, Abrahamin, Ishken, Allmucen, Pocin, Vinceticin, Kulin etj. Madje Kotorri eshte modest, sepse i tille eshte gatuar qe ne femijeri, kur dhe ne jeten e perditshme, me shoqerine e tij me te ngushte eshte po keshtu. Kotorri nuk e pranon deklaraten e leshuar nga kampi bardheblu se si ka mundesi qe kjo skuader do te dale kampion, kur nuk gjuan asnjehere ne porte. Dhe pavaresisht mungesave te Pocit e te Allmuces, Kotorri ka besim se Dinamo do t’ia dale me sukses ne derbin me Partizanin. Ndonese pranon qe me ikjen e Plakut, fizionomija sulmuese e skuadres u prish ne nje fare menyre.

﷓ Jeni cilesuar nga Klodian Duro si i vetmi lojtar kampion te skuadra e Dinamos. Komenti juaj...

﷓ Une i kuptoj deklaratat e shume lojtareve, sepse realisht hyj ne kategorine e portiereve me vlera ne kampionatin shqiptar. Por qe jam deri ketu, nuk jam i vetem, sepse me thoni ju cfare mund te beja pa patur perpara nje skuader te mire. Une kam lojtare te tille perpara si Pisha, Granic, Bodrusic, Abraham, Ishka, Vincetic, Allmuca, Poci etj, te cilet me pervojen e tyre te lehtesojne punen. Dinamo funksionon si grup dhe puna e mire e te tjereve me japin vlera mua. Sinqerisht jam i kenaqur qe arrita ne kete maje.

﷓ Jo nje here, por disa here tregoheni modest ne deklaratat e tuaja per mediat. Pse keshtu?

﷓ Jo vetem une, por shume lojtare paguhemi per punen qe bejme. Eshte puna ime qe me ben te dallohem mes te tjereve dhe, kur thash qe ndjehem i kenaqur, eshte fryt i pagesave nga drejtuesit e klubit. Une ndihem i kenaqur per pagesen te Dinamo. Por sa per modestine, une i tille jam dhe ne jeten e perditshme, sepse keshtu jam gatuar. Nuk me pelqejne fallcitetet.

﷓ Gjithsesi, momentalisht Dinamo nuk eshte se kalon nje moment te mire. Kjo skuader po ecen “kemba﷓doras”, ose me zvarritje?

﷓ Me Tiranen ishte taktika e zgjedhur prej trajnerit qe te mbroheshim mire dhe me pas te gjenim momenin e duhur per te kundersulmuar. Po ta vini re, ne fazen e pare te kampionatit, ishim ne qe beme lojen dhe Tirana golat. E cfare vlere pati. Atehere zgjodhem taktiken tjeter dhe u mbrojtem. Por kjo nuk do te thote qe Dinamo po zvarritet, sepse eshte ne vendin e pare ne te njejten diference pikesh me Partizanin, Elbasanin dhe Tiranen.

﷓ Por ka dhe deklarate tjeter po nga kampi bardheblu; si mund te dale kjo Dinamo kampion, pa gjuajtur asnjehere ne porte?

﷓ S’kemi gjuajtur ne asnjehere ne porte? Por forcen e skuadres sone e ka provuar Besa ne 2 shkurt te 2008﷓es, kur kemi fituar 2﷓0, ndersa bardheblute u munden 1﷓3. E ka provuar Skenderbeu, te cilen e mundem ne Korce, kur Tirana u mund atje. E kane provuar te gjitha skuadrat, qe kane qene pritese. Pra ne dime te mbrohemi, por dhe te sulmojme.

﷓ Gjithsesi, fizionomija e skuadres ka ndryshuar pas merkatos se dimrit...

﷓ Le te flasim hapur. Ikja e Sabino Plakut drejt Norvegjise prishi pune, sepse prishi fizionomine e skuadres sone, kur dihej qe ne sulm Pejic mbeshtetej nga Plaku. Ne na kane ardhur futbolliste cilesore, por jo sulmues puro. Megjithate, Dinamo ka forca dhe do te vazhdoje te jete e tille me te gjithe grupin e lojtareve qe ka ne dispozicion.

﷓ Ne derbin e ardhshem me Partizanin, pa Pocin e Allmucen. Si e mendoni?

﷓ Jane te dy lojtare te domosdoshem te formacionit tone. Por kemi forca dhe ndaj te kuqve, per te bindur dhe te tjeret qe dime dhe te sulmojme, ne do te kerkojme fitoren edhe duke patur mungesa.

﷓ Se fundi, per trajnerin e kombetares Han keni lene pershtypje te mira. Nje ftese e ardhshme?

﷓ Shpresoj qe te jete keshtu, ndonese eshte zgjedhje e trajnereve per te me thirrur ne kombetare. Por une luaj per karrieren time, te cilen deri me tani e ka patur me shume pluse, kur nje te tille po e marr dhe me kete Dinamo, qe duhet te jete kampione.

© 1995-2010. Te gjitha te drejtat e rezervuara © Programming WebPhotoPro

Sport Ekspres, E perditshme Sportive Shqiptare
Sporti Ekspres, sporti shqiptar, sport albania, sportekspres, shqiperi, sport, futboll, shqip, albania, albania sport, soccer, futbolli Shqiptar, suad barbullushi, atletike, shqip, gazete, gazeta, lajme, news