 |
 |
 |
 |
Kat. Superiore |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Dinamo
|
61
|
 |
Besa
|
53
|
 |
Tirana
|
52
|
 |
Laci
|
51
|
 |
Flamurtari
|
47
|
 |
Vllaznia
|
46
|
 |
Shkumbini
|
45
|
 |
Kastrioti
|
45
|
 |
Teuta
|
45
|
 |
Skenderbeu
|
42
|
 |
Apolonia
|
38
|
 |
Gramozi
|
26
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Kat. E pare |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Bylis
|
69
|
 |
Elbasani
|
62
|
 |
Kamza
|
62
|
 |
Lushnja
|
60
|
 |
Partizani
|
57
|
 |
Pogradeci
|
48
|
 |
Ada
|
42
|
 |
Luftetari
|
36
|
 |
Beslidhja
|
35
|
 |
Gramshi
|
32
|
 |
BilishtSport
|
32
|
 |
Burreli
|
31
|
 |
Skrapari
|
31
|
 |
Memaliaj
|
29
|
 |
Turbina
|
28
|
 |
Sopoti
|
18
|
|
 |
 |
|
 |

|
|
 |
|
|
| Futboll |
 |
| Mema: Synimi? Te kapim skuadren qe kemi para |
11 Shkurt
Edhe pse ne transferte premiera ne “timonin” e pankines se Tiranes, Mema ka startuar me fitore. Madje, te paster e te thelle. Pritej? Perpara ndeshjes, Mema kishte deklaruar se, “me pare ndryshimeve, skuadra ka nevoje te fitoje”. Pare ne kete aspekt, nuk mund te thuash kurrsesi qe fitorja s’pritej, edhe pse jo ne te tilla permasa. Sidomos nga nje trajner si Mema. Gjithsesi, ne fund te ndeshjes, vete trajneri ka bere me dije per veshtiresite e fillimit, ne te cilat e vuri skuadren e tij Kastrioti. “Per pak edhe mund te na kishin ndeshkuar, tha Mema, kur shtylla ia ndali topit rrugen per ne rrjeten e portes sone”.
“Inati” i “isheve” Tekniku Mema nuk ka qene dakord, kur i kemi thene qe presioni i Katriotit ne minutat e para, gjate te cilave skuadra bardheblu u gjend ne veshtiresi, ka qene nje “inat” i “isheve”, qe perbenin me shume se gjysmen e ekipit krutan, duke filluar nga Rizvanolli, Kalari, Abazaj, S.Bulku, Gallo e Grami (te gjithe ishbardheblu). “Absolutisht nuk mendoj keshtu, ka kundershtuar Mema. Per minuta te tera jemi ndiere mjaft ngushte, por qe pervoja dhe pjekuria e disa futbollisteve tane, qe beri te mundur kapercimin e atij momenti”.
Merita dhe perfitimi Per trajnerin e Tiranes, ka qene pikerisht po kjo pervoje e te tijve, fale se ciles bardheblute kane ditur te perfitojne nga gabimet e futbollisteve krutane. “Pas kalimit ne avantazh, shtoi ai, sidomos pas golit te dyte, skuadra jone u tregua me e qarte ne te gjitha veprimet e saj, duke e kontrolluar mire lojen deri ne perfundimin e saj”.
Vlera e fitores Ai nuk e shpreh entuziazmin, por kuptohet se Sulejman Mema ndihet i kenaqur, kur thote: “Kam mendimin se fitorja do te na sherbeje ne ecurine e skuadres. Pra, do te na jape garanci ne vijimesine e punes me skuadren, ku, per hir te se vertetes, me duhet te pohoj qe kemi ende shume per te bere”.
Problemet dhe gabimet e Tiranes Per Memen, problem eshte pershtatja e disa lojtareve te ardhur rishtaz, jo vetem ne loje, por edhe me mentalitetin e ekipit. “Kurse, ka theksuar tekniku, gabimi kryesor i saj eshte konceptual, sepse kurrsesi nuk duhet te mendoje per te arritur Dinamon e vendit te pare, por skuadren qe ka perpara saj. Nese mendon ndryshe, do te kete serish probleme”.
Refik Halili, “tre gezime ne nje dite”
Jemi mesuar rendom te themi “dy gezime ne nje dite”, por per donatorin e Tiranes, Refik Halili, te shtunen ai ka qene i trefishte: Tirana ka fituar me Kastriotin 3-0, ekipi i volejbollit te femrave bardheblu, president i te cilit eshte, ka fituar Kupen e 52te te Shqiperise, e teta per te, pas dyzet vitesh, nderkohe qe e bija e tij ka patur pervjetorin e ditelindjes. Pa, ishte rasti per ta uruar per “tre gezime ne nje dite”.
Derbi TiranaDinamo, me projektore
Burime te sigurta nga FK Tirana bejne te ditur, se ndeshja e se shtunes, per javen XX te kampionatit, midis Tiranes e Dinamos, do te luhet ne mbremje nen ndricimin e projektoreve te “Qemal Stafes”. Theksohet gjithashtu se, tani per tani, ka mbetur per t’u saktesuar vetem ora e fillimit te derbit, pasi detajet e tjera jane mbyllur.
|
|
 |
|