Kat. Superiore
Dinamo 61
Besa 53
Tirana 52
Laci 51
Flamurtari 47
Vllaznia 46
Shkumbini 45
Kastrioti 45
Teuta 45
Skenderbeu 42
Apolonia 38
Gramozi 26
Kat. E pare
Bylis 69
Elbasani 62
Kamza 62
Lushnja 60
Partizani 57
Pogradeci 48
Ada 42
Luftetari 36
Beslidhja 35
Gramshi 32
BilishtSport 32
Burreli 31
Skrapari 31
Memaliaj 29
Turbina 28
Sopoti 18
TE VECANTA
Profil - Ata qe
  bene emer

Arshive Lajme
Search
Te drejtat
Copyright

 DERGO   KOMENTO   PRINT 
Futboll
Belisha e shikon si nje fitore
11 Shkurt   “Arritem te permbysim rezultatin, ashtu si ne fazen e pare. Kjo skuader ka karakter te forte”

Sapo ka perfunduar ndeshja e se shtunes, mes gezimit per ate rezultat impresionues, per nga vete kthesat qe mori loja, Amarildo Belisha, e ka nisur me shpejt se cdokusht tjeter, analizen e postndeshjes se barazuar, 3﷓3, ne kryeqytet ndaj Partizanit. Belisha deklaroi dje se barazimi ne kete rast atij i ka ngjare tamam si nje fitore. Me tej, ne intervisten e dhene, 26﷓vjecari shkodran me shume pervoje i mesfushes kavajase, sjell dhe detaje te tjera qe lidhen me ndeshjen, qe, sipas Belishes, rregullon te Besa shume “ura” morali per vijueshmerine pozitve ne takimet e tjera te ketij kampionati.

﷓ Nje barazim spektakolar ndaj Partizanit...

﷓ Per vete kthesat qe mori rezultati, barazimi qe vertet spektakolar, por, mbi te gjitha, i merituar.

﷓ Kur ndeshja shkoi ne 2﷓0, u ndje nje “rrenqethje” jo e vogel?

﷓ Vetem shifrat ne ato momente tremben pak. Persa i takon lojes, cdo gje ishte thuajse ne ekuiliber te plote. Duke besuar ne forcat tona, sidomos ne sulm, arritem ta rihapnim shpejt ndeshjen e me pas te barazonim.

﷓ Nje barazim qe vlen sa nje fitore...

﷓ Ne keto momente qe po kalon skuadra eshte vertet keshtu. U kaluan disa jave pa pike dhe per kete grup kjo sigurisht qe perbente nje shqetesim. Por besuam mjaft ne kete kthese te gjithe. Keshtu qe ne si futbolliste mendoj se e thame fjalen tone mbi kete “kthese”.

﷓ Xhihani﷓Mancaku dhe me pas edhe dyshja Fortunat﷓Shaqiri. A mendoni se ishin dy “asat nen menge” qe arriten te kthenin ndeshjen?

﷓ Ne e dinim qe ata do te hynin ne fushe, ne nje moment jo te mire per ne. Dhe edhe pse nuk deshem qe te ishim ne nje moment te keq, kjo ndodhi, kur u gjendem ne disavantazh, 0﷓2. Ata i dhane vertet gjalleri ndeshjes. Me pervojen e madhe arriten te ndertonin nje koordinim te shpejte e te sakte, kjo fale edhe mesfushes qe iu pergjigj, po edhe nga dy mbrojtesit e krahut, Leci e Lila. Nese do te gabonim me pak ne mbrojtje, ne mund te merrnim trepikeshin.

﷓ Pra qe nje barazim per t’i sherbyer ktheses se shumepritur?

﷓ Padiskutim. Se pari, per kete “nderrim marshi” dhe ne rezultate qe kerkohet tani prej nesh. Sepse kjo Bese eshte e afte qe te perballet pa i bere syri “terrt” me cdo kundershtar ne transferte apo ne shtepine e saj. Ndaj, nuk e mendoj se ka vend te tjetersohet nga dikush merita qe Besa pati ne barazimin e saj te merituar.

﷓ Ne fundjave, madje te dielen, takimi me Shkumbinin...

﷓ Perpara eshte ndeshja e kupes ne Gjirokaster. Keshtu qe duhet kaluar njehere ajo me sukses, pastaj t’i ndertojme me kujdes synimet per nje trepikesh me peqinasit, skuader e forte ne transferte. Rendesi ka qe Besa tashme rigjeti motivimin e saj per t’iu rikthyer rezultateve pozitive.

Sot rinis java

Jane dy ndeshje. Te merkuren per kupe, ne Gjirokaster ndaj Luftetarit, dhe te dielen ne Kavaje, me Shkumbinin. Megjithate, si per ta shijuar gezimin e nje barazimi emocionues si ai me Partizanin (3﷓3) dje skuadra e Beses ka qene pushim. Ndersa sot dhe neser do te kete dy seanca, pasi te marten pasdite, skuadra do te udhetoje drejt “qytetit te gurte” per ndeshjen e pare te turit te dyte te kupes se Shqiperise, ku Besa eshte ende fituesja ne fuqi e ketij kompeticioni.



© 1995-2010. Te gjitha te drejtat e rezervuara © Programming WebPhotoPro

Sport Ekspres, E perditshme Sportive Shqiptare
Sporti Ekspres, sporti shqiptar, sport albania, sportekspres, shqiperi, sport, futboll, shqip, albania, albania sport, soccer, futbolli Shqiptar, suad barbullushi, atletike, shqip, gazete, gazeta, lajme, news