Kat. Superiore
Dinamo 61
Besa 53
Tirana 52
Laci 51
Flamurtari 47
Vllaznia 46
Shkumbini 45
Kastrioti 45
Teuta 45
Skenderbeu 42
Apolonia 38
Gramozi 26
Kat. E pare
Bylis 69
Elbasani 62
Kamza 62
Lushnja 60
Partizani 57
Pogradeci 48
Ada 42
Luftetari 36
Beslidhja 35
Gramshi 32
BilishtSport 32
Burreli 31
Skrapari 31
Memaliaj 29
Turbina 28
Sopoti 18
TE VECANTA
Profil - Ata qe
  bene emer

Arshive Lajme
Search
Te drejtat
Copyright

 DERGO   KOMENTO   PRINT 
Futboll
Alvizh lėshon “alarmin”: “Po mė ndėrhyjnė rėndė”
5 Shkurt   Skuadra vlonjate ka nisur pėrgatitjet pėr ndeshjen e radhės, qė kėtė herė do ta ketė nė transfertė, pėrballė Besėlidhjes. Nė seancėn stėrvitore nuk kanė marrė pjesė Moēka, Veliu, Zeqiri dhe Guga, tė cilėt qė nga e diela janė vėnė nėn urdhėrat e trajnerit tė kombėtares U﷓21, Artan Bushati, pėr ndeshjen miqėsore me Maqedoninė, qė do tė luhet nesėr, nė stadiumin e Vlorės. Nė seancėn e djeshme, i vetmi futbollist, qė ėshtė stėrvitur veēmas grupit, ishte mesfushori kroat Robert Alvizh. Dėmtimi i pėsuar nė ndeshjen me Shkumbinin, ka bėrė qė edhe dje Alvizh tė ndiejė dhembje nė gjurin e majtė. Qė nė ndeshjen e parė zyrtare me fanellėn e Flamurtarit, ndaj kroatit, qė u dallua si njė lojtar punėtor, janė bėrė disa ndėrhyrje tė rėnda nga peqinasit, ndaj ai shpreh shqetėsimin pėr shqelmat qė i drejtoheshin atij gjatė lojės. “Me kėmbėt tona ne futbollistėt jo vetėm kėnaqim njerėzit qė e duan kėtė lojė, por sigurojmė tė ardhurat pėr vete dhe familjet tona. Por jo rrallė herė kėmbėt vihen nė shėnjestėr nga kundėshtari, sikurse mė ndodhi tė shtunėn, kur jam ndierė vėrtet keq. Disa herė futbollistėt kundėshtarė mė kanė “gostitur” me shqelma, ndėrsa nga fundi i pjesės sė dytė mė kanė ndėrhyrė rėndė nė gjurin e majtė”, rrėfen Alvizh. Sipas tij, dėmtimi ishte serioz, por duke parė qė trajneri i kishte konsumuar tė tre zėvendėsimet, u kthye nė fushėn e lojės, edhe pse gjuri vazhdonte t’i dhimbte. “Mė vjen keq edhe pėr qėndrimin e gjyqtarit, i cili kėto ndėrhyrje i kalonte me indiferentizėm, ndėrsa nė tė vetmin rast, qė u ankova tek ai, mė ndėshkoi me karton tė verdhė. Ky fakt mė shqetėson shumė, sepse mund tė pėsoj ndonjė dėmtim, qė do tė mė kushtonte tė ardhmen time”, ėshtė shprehur mesfushori 24﷓vjeēar i skuadrės vlonjate.

Vlerėsimi pėr skuadrėn ﷓ Edhe Alvizh, si tė gjithė lojtarėt e tjerė tė skuadrės, e ndien peshėn e pėrgjegjėsisė pėr mosarritjen e objektivit nė ndeshjen me Shkumbinin, teksa shprehet: “Nuk duhet tė ishim shpėrblyer me kėtė rezultat, por ndonjėherė nė futboll gjėrat vendosen nga arbitri. Megjithatė, nuk e kemi humbur besimin pėr ndeshjet e ardhshme, pėr tė kėnaqur edhe tifozerinė, e cila duhet tė ketė besim e tė na mbėshtesė”.

Alvizh pėr... Alvizh ﷓ Kur vjen radha pėr tė folur pėr veten e tij, kroati tregohet i rezervuar. “Edhe unė jam pjesė e skuadrės, ndaj e ndiej pėrgjegjėsinė si tė tjerėt. Unė, nga natyra, jam tip qė gėzoj bashkė me shokėt. Mė e shumta, qė mund tė them pėr vete, ėshtė se duhet tė stėrvitem mirė e tė kontribuoj sa mė tepėr pėr Flamurtarin”, ka pėrfunduar prononcimin Robert Alvizh, mesfushori kroat i skuadrės vlonjate.

© 1995-2010. Te gjitha te drejtat e rezervuara © Programming WebPhotoPro

Sport Ekspres, E perditshme Sportive Shqiptare
Sporti Ekspres, sporti shqiptar, sport albania, sportekspres, shqiperi, sport, futboll, shqip, albania, albania sport, soccer, futbolli Shqiptar, suad barbullushi, atletike, shqip, gazete, gazeta, lajme, news