 |
 |
 |
 |
Kat. Superiore |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Dinamo
|
61
|
 |
Besa
|
53
|
 |
Tirana
|
52
|
 |
Laci
|
51
|
 |
Flamurtari
|
47
|
 |
Vllaznia
|
46
|
 |
Shkumbini
|
45
|
 |
Kastrioti
|
45
|
 |
Teuta
|
45
|
 |
Skenderbeu
|
42
|
 |
Apolonia
|
38
|
 |
Gramozi
|
26
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Kat. E pare |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Bylis
|
69
|
 |
Elbasani
|
62
|
 |
Kamza
|
62
|
 |
Lushnja
|
60
|
 |
Partizani
|
57
|
 |
Pogradeci
|
48
|
 |
Ada
|
42
|
 |
Luftetari
|
36
|
 |
Beslidhja
|
35
|
 |
Gramshi
|
32
|
 |
BilishtSport
|
32
|
 |
Burreli
|
31
|
 |
Skrapari
|
31
|
 |
Memaliaj
|
29
|
 |
Turbina
|
28
|
 |
Sopoti
|
18
|
|
 |
 |
|
 |

|
|
 |
|
|
| Futboll |
 |
| Sulejman Mema timoni bardheblu |
4 Shkurt
Nga sot, nė krye tė pankinės sė skuadrės bardheblu do tė jetė Sulejman Mema. Ky ėshtė vendimi mė i fundit, qė kanė marrė mbrėmė, nė orėt e vona, katėr donatorėt e FK Tirana, Shefikat Ngjela, Agron Papuli, Avni Nuri dhe Refik Halili, nė pėrfundim tė njė mbledhjeje tė gjatė, nė mjediset e hotelit Tirana Internacional. Shkak pėr kėtė ndryshim, nė timonin e kampiones nė fuqi, ėshtė bėrė barazimi (22) i Tiranės, tė shtunėn, nė ndeshjen me Elbasanin. Zhgėnjimi i madh, qė kanė pėsuar nė pėrfundim tė asaj ndeshjeje donatorėt dhe masa e tifozerisė bardheblu, ka kushtėzuar investitorėt e klubit tė vendosin pėr largimin e teknikut Astrit Hafizi nga posti i trajnerit.
Nuk mund tė lejonim tė talleshin me investimin tonė
Pėrmes linjės telefonike, lajmin pėr emėrimin e e Memės nė krye tė pankinės sė Tiranės, na e ka konfirmuar donatori Nuri, i cili ka treguar edhe shkaqet qė i shtynė tė marrin kėtė vendim. Pa dyshim, rezultatet e dobėta, pėrgjithėsisht zhgėnjyese, theksoi Nuri, na detyruan tė ndėrmarrim kėtė lėvizje. Nuk mund tė vazhdohej mė kėshtu. Smund tė lejonim tė talleshin me investimin tonė. Pas ndėrprerjes sė kampionatit, i kemi thėnė Hafizit: Urdhėro, fol ku tė pikon ēatia. Dhe pas kėsaj kemi derdhur para pambarimisht. Vetėm nė merkaton e janarit shifra shkoi te 200 milionė lekėt. U gjetėn lojtarėt qė duheshin dhe skuadra u dėrgua pėr tė kryer fazėn pėrgatitore nė tė njėjtat kushte me ato tė ekipit kombėtar, nė Kemer tė Turqisė. Gjithēka e bėmė qė skuadra tė ndryshonte fytyrė, nuk donim tė ishte ajo e pjesės sė parė tė sezonit, pavarėsisht nga kostoja e lartė. Vetėm skuadra tė ndryshonte, tė ishte mė e fuqishme dhe tė bindte nė fushėn e lojės. Pas kėsaj, nga trajneri na u tha se Tirana, qė kėrkonim ne, ishte bėrė. Pra, tashmė bėhej fjalė pėr njė skuadėr tė pathyeshme, e cila kishte ndryshuar shumė nė tė gjithė parametrat, pėrpos qė edhe moduli i lojės sė saj do tė ishte krejt tjetėr. Por, nga tė gjitha kėto, nė ndeshjen ndaj Elbasanit, skuadėr qė, jo vetėm nuk bėri fazė pėrgatitore jashtė vendit, por as me lojtarė nuk ishte e kompletuar, nuk u vu re asgjė nga ēka na u premtua. Tirana sėrish zhgėnjeu dhe vetėm zhgėnjeu, prandaj u detyruam tė merrnim vendimin pėr ndryshimin e kreut tė pankinės, ka mbyylur donatori Nuri.
Kandidatura mė e plotėsuar
Vetėm pak ditė mė parė, nė prag tė rinisjes sė kampionatit, nga zyrat e FSHFsė u bė me dije se shefi i gjyqtarėve, Sulejman Mema, kishte dhėnė dorėheqjen e parevokueshme nga ky post, pasi kishte paraqitur disa arsye personale. Pa dyshim, askujt, madje as atij vetė, mund tė mos i kiste shkuar nėpėrmend qė shumė shpejt do tė ulej nė timonin e skuadrės bardheblu, pėr tė cilėn dinastia Mema, pjesėtar i sė cilės ėshtė edhe ai, ka investuar aq shumė nė fushė dhe nė pankinė. Gjithsesi, pas marrjes sė vendimit pėr tė shkarkuar Hafizin, katėrshja e donatorėve bardheblu ka hedhur nė tryezė kandidaturat e mundshme pėr zėvendėsuesin. Ajo, ēka ėshtė kėrkuar me unanimitet nga donatorėt, ka qenė domosdoshmėria qė kandidati i mundshėm tė ishte i familjes bardheblu. Sepse, ka pohuar donatori Nuri, ekipi ka nevojė jo vetėm pėr tė ndryshuar, por edhe pėr tu karikuar. Lojtarėt duhen motivuar e mobilizuar mė shumė nė ndeshjet e radhės dhe, mbi tė gjitha, grupit i duhej kthyer grinta. Pra, pėr ti ringjallur karakteristikat kryesore, qė i ishin zbehur prej kohėsh skuadrės. Dhe, mė mirė se Sulejman Mema, askush tjetėr nuk i plotėsonte kėto kėrkesa.
E la dhe e merr pas Elbasanit
Sulejman Mema ėshtė thirrur nga donatorėt, tė cilėt i kanė ofruar timonin e pankinės. Nuk jepen fort detaje, por, nga ato ēka u ka thėnė donatorėve Mema, veēohet se ai e ka cilėsuar tė gabuar largimin nga ekipi tė futbollistit tė ri, Oriand Abazaj. Gjithsesi, pėrfundimisht Sulejman Mema ka pranuar tė jetė trajner i Tiranės. Rikthimi Memės nė kėtė post vjen pas pesė vitesh. Ka qenė nėntori i vitit 2003, kur ai, nė fund tė ndeshjes pėr javėn IX (pas njė barazimi 00 po me Elbasanin) mbeti tepėr i zhgėnjyer nga loja e skuadrės dhe dha dorėheqjen e parevokueshme.
B.A
|
|
 |
|