 |
 |
 |
 |
Kat. Superiore |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Dinamo
|
61
|
 |
Besa
|
53
|
 |
Tirana
|
52
|
 |
Laci
|
51
|
 |
Flamurtari
|
47
|
 |
Vllaznia
|
46
|
 |
Shkumbini
|
45
|
 |
Kastrioti
|
45
|
 |
Teuta
|
45
|
 |
Skenderbeu
|
42
|
 |
Apolonia
|
38
|
 |
Gramozi
|
26
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Kat. E pare |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Bylis
|
69
|
 |
Elbasani
|
62
|
 |
Kamza
|
62
|
 |
Lushnja
|
60
|
 |
Partizani
|
57
|
 |
Pogradeci
|
48
|
 |
Ada
|
42
|
 |
Luftetari
|
36
|
 |
Beslidhja
|
35
|
 |
Gramshi
|
32
|
 |
BilishtSport
|
32
|
 |
Burreli
|
31
|
 |
Skrapari
|
31
|
 |
Memaliaj
|
29
|
 |
Turbina
|
28
|
 |
Sopoti
|
18
|
|
 |
 |
|
 |

|
|
 |
|
|
| Futboll |
 |
| Hafizi: Barazimi, si humbje pėr ne |
2 Shkurt
Ndryshe nga dita, kur e pati drejtuar Tiranėn pėr herė tė parė, nė transfertėn ndaj Besės, sot Hafizi do ta drejtojė kampionen nė shtėpi, pėrpara shikuesve tė saj, nė tempullin e futbollit shqiptar, nė Qemal Stafa. Por ka edhe disa gjėra tė tjera ndryshe. Sė pari, kohė pėr tu marrė me grupin ka patur shumė mė tepėr; sė dyti, kushtet stėrvitore kanė qenė mė optimale: dy javė stėrvitje nė Kemer dėshmojnė pėr kėtė. Pa thėnė pėr pozitat e skuadrės nė renditje, gjendjen fizike, harmonizimin, ardhjet e reja nga merkato. Nisur nga tė gjitha kėto, tekniku Hafizi thotė: Pėrgatitjet i kemi pėrfunduar nė tė gjitha drejtimet. Tash e mbrapa mė pak kohė do tė kemi pėr stėrvitje, sepse mė shumė do tė kemi ndeshje, ngaqė pėrballjet e kampionatit do tė ndėrthuren me ato tė Kupės. Pėrfundimisht, gjithēkaje qė bėmė me grupin nė Turqi dorėn e fundit ia kemi dhėnė kėtė javė nė Tiranė.
Mdryshimet, tė detyruara Shkodrani i pankinės bardheblu gjen rastin tė shprehė keqardhjen pėr dėmtimet, qė kanė pėsuar nė ditėt e fundit dy lojtarėt e sapoardhuar, francezi Mocke dhe maqedonasi Gjorevski. Ndėrkohė, pėr shkak tė tre kartonave tė verdhė ai nuk do tė ketė shėrbimin e Sinės, nė krahun djathtė tė mbrojtjes. Kėto, thotė Hafizi, na detyrojnė tė bėjmė disa ndryshime, fillimisht nė mbrojtje, por do jemi tė detyruar tė modifikojmė diēka edhe nė sulm.
Pėrgjegjėsia Nisur nga gjithēka ėshtė folur e shkruar pėr bardheblutė gjatė pėrgatitores nė Turqi, pa harruar edhe afrimin e lojtarėve tė huaj, e detyrojnė Hafizin tė pohojė pėrgjegjėsinė e madhe qė ndien nė pėrballjen e sotme me Elbasanin. Tifozėt nganjėherė presin gjėra tė jashtėzakonshme, por dihet qė lojtarėt e ardhur duan kohė pėr tu ambientuar. Shpresoj qė ata ta arrijnė kėtė gjė sa mė parė, nė harmoni me lojtarėt e tjerė, pėr tė marrė rezultatin e duhur. Sipas teknikut, vetėm dy nga futbollistėt e huaj, Kēira nė qendėr tė mbrojtjes dhe Mohelebi nė mesfushė, do ta nisin lojėn nga minuta e parė. Kurse lidhur me synimin e bardhebluve nė kėtė ndeshje, Hafizi tha: Ndaj Elbasanit ne duhet tė pėrfitojmė sa shumė nga faktori fushė, sepse barazimi nė kėtė ndeshje do tė ishte si humbje pėr ne.
Mbėrrin Muratoviē - Tek bardheblutė ka mbėrritur kroati me pasaportė franceze, Vedran Muratoviē. Ka qenė mesi i natės, duke u gdhirė e premtja, kur nė aeroportin Nėnė Tereza ka mbėrritur Muratoviē, ndėrsa punonjės tė Vila Gold kanė udhėtuar enkas pėr ta pritur dhe pėr ta akomoduar nė mjediset e saj. Muratoviē ėshtė pjesė e dėrgatės sė premtuar nga menaxheri Sokol Murati, fill pas dėmtimit tė francezit Mocke. Muratoviē ėshtė 24 vjeē, sulmues, dhe vjen nga klubi francez Etente (ESL), qė militon nė divizionin e dytė. Fillimet si futbollisti ka patur nė Kroaci. Paraditen e djeshme Muratoviē ka kryer edhe seancėn e parė stėrvitore me grupin e bardhebluve, nėn drejtimin e Hafizit. Mėsohet se Muratoviē do tė qėndrojė vetėm pak ditė te Tirana, sa pėr tė kryer njė test prove, pas tė cilit stafi teknik do tė thotė fjalėn e fundit pėr tė.
Ilion Lika, stėrvitje te Tirana - Ka befasuar Ilion Lika, kur dje paradite ėshtė shfaqur nė Skėnder Halili mes bardhebluve, ndėrsa grupi i gazetarėve, i ndodhur aty pėr tė ndjekur stėrvitjen e kampionėve, i kanė drejtuar menjėherė mikrofonėt. Por shumė shpejt Lika ka sqaruar gjithēka, kur ka treguar se ishte aty vetėm pėr stėvitje. Tashmė, ka pohuar ishportieri i Elbasanit, kam nėnshkruar pėr skuadrėn e Premier Ligės ruse, FC Terek, me tė cilėn pas pak ditėsh do tė bashkohem nė Turqi pėr fazėn pėrgatitore, meqė kampionati atje fillon nė mars. Lika ka falėnderuar stafin e Tiranės, sidomos trajnerin e portierėve Astrit Nallbani, qė i kanė krijuar mundėsinė pėr tu stėrvitur.
|
|
 |
|