 |
 |
 |
 |
Kat. Superiore |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Dinamo
|
61
|
 |
Besa
|
53
|
 |
Tirana
|
52
|
 |
Laci
|
51
|
 |
Flamurtari
|
47
|
 |
Vllaznia
|
46
|
 |
Shkumbini
|
45
|
 |
Kastrioti
|
45
|
 |
Teuta
|
45
|
 |
Skenderbeu
|
42
|
 |
Apolonia
|
38
|
 |
Gramozi
|
26
|
|
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Kat. E pare |
 |
 |
 |
 |
 |
 |
Bylis
|
69
|
 |
Elbasani
|
62
|
 |
Kamza
|
62
|
 |
Lushnja
|
60
|
 |
Partizani
|
57
|
 |
Pogradeci
|
48
|
 |
Ada
|
42
|
 |
Luftetari
|
36
|
 |
Beslidhja
|
35
|
 |
Gramshi
|
32
|
 |
BilishtSport
|
32
|
 |
Burreli
|
31
|
 |
Skrapari
|
31
|
 |
Memaliaj
|
29
|
 |
Turbina
|
28
|
 |
Sopoti
|
18
|
|
 |
 |
|
 |

|
|
 |
|
|
| Futboll |
 |
| Josa: Do tė luajnė mė tė pėrgatiturit |
1 Shkurt
Pėrgatitjet pėr ndeshjen ndaj Kastriotit mbyllen sot, me seancėn e fundit, e cila do tė zhvillohet nė stadiumin Loro Boriēi. Ndėrsa, dje, ashtu si nė tė gjitha ditėt e tjera tė kėsaj jave, stėrvitja ėshtė zhvilluar nė fushėn sportive tė Shtojit, e cila, megjithėse ka qenė disi e rėnduar nga reshjet e dendura tė shiut, nuk ėshtė bėrė pengesė pėr tė kryer minutazhin stėrvitor tė programuar. Nė stėrvitje kanė qenė tė gjithė futbollistėt e skuadrės, pėrfshirė edhe sulmuesin Sukaj, i cili ditėt e fundit ka qenė disi mėnjanė, pėr shkak tė njė problemi nė kavilje. Kėsisoj, pėrve mbrojtėsit Admir Teli, i cili ėshtė i skualifikuar, si rezultat i kartonit tė kuq tė marrė nė ndeshjen e fundit tė vitit tė kaluar, pėrballė Tiranės, tė gjithė tė tjerėt janė tė gatshėm dhe nė dispozicion tė Josės. Kjo e ka bėrė intrigues, nė njė farė mėnyre, rivalitetin brenda skuadrės pėr njė vend nė formacionin e parė.
Tekniku nuk preferon ndryshime I pyetur rreth emrave, qė do tu besojė pėr tė pėrballuar skuadrėn krutane, Josa shprehet se nuk parapėlqen tė bėj ndryshime nė formacion, duke shtuar se pėrqendrimi do tė jetė tek ata futbollistė, qė luajtėn nė ndeshjen e fundit ndaj Tiranės, nė tė cilėn u arrit njė fitore e rėndėsishme. Dhe, me aq sa kuptohet prej komenteve tė tij, edhe ato dy ndryshime, qė priten tė bėhen, janė tė deklaruara qė mė parė, njėri nė krahun e djathtė tė mbrojtjes, pėr tė zėvendėsuar Telin e dėnuar, ku mundėsia mė e madhe ėshtė pėr Krajėn, si dhe qendra e mesfushės, nė tė cilėn protagonist do tė jetė kosovari Nallbani. Vendi pėr tė ėshtė bėrė gati qė prej ditės kur ka firmosur, ndėrkohė qė tė tjerėt do tė jenė nė vendet e tyre tė mėparshme. Pėr tė qėnė sa mė konkret me idetė dhe platformėn e tij, Josa shprehet qartė, se nė formacion do tė luajė ai, qė ėshtė mė i pėrgatitur nė aspektin fizik, pra lojtari qė ka gjendjen mė tė mirė aktuale. Edhe pse nuk e thotė drejtpėrdrejt, duket se ėshtė njė barrikadė pėr Licin e Osjen, tė cilėt, ndonėse janė pėrpjekur shumė pėr tė kapur shokėt gjatė ditėve tė janarit, duket se nuk janė akoma aty ku trajneri i kėrkon. Besimi pėr fitore Edhe pse do tė ketė pėrballė njė skuadėr, qė do tė kėrkojė pikė, nė pėrpjekje pėr tiu larguar zonės sė rėnies nga superiorja, njė ditė pėrpara ndeshjes tekniku kuqeblu tregohet i qetė, duke shprehur besimin pėr fitoren e Vllaznisė. Objektivi, qė kemi, pėr tė qenė me skuadrave pretendente pėr trofe, kryesisht pėr tė mos qenė jashtė zonės europiane, na motivon pėr tė kėrkuar fitore jo vet`m nė Shkodėr, por edhe nė transfertė. Ndaj, edhe ndaj Kastriotit tė njėjtėn gjė do tė bėjmė, duke besuar se do ta arrijmė falė edhe gjendjes shumė tė mirė qė gėzon ekipi ynė, ėshtė shprehur Josa GASPER MARKU
Semina firmos sot nė Bullgari
I talentuari 19vjeēar i Vllaznisė, Klodian Semina, pritet qė sot nė mesditė firmosė kontratėn me skuadrėn bullgare tė kategorisė A, Bellasica. Menaxheri i tij, Rudi Vata, thotė pėr Sport Ekspres se shkodrani i ri ka bėrė njė figurė jashtėzakonisht tė mirė gjatė ditėve tė provės pranė skuadrės bullgare. Sipas Vatės, Semina ndodhet prej njė jave nė Antalia, duke u stėrvitur me skuadrėn bullgare, e cila ka zhvilluar edhe katėr ndeshje miqėsore. Dje ėshtė luajtur ndaj kampiones sė Koresė sė Jugut, Dragon, dhe ndeshja ėshtė fituar nga skuadra e Seminės, Bellasica. Nė tė gjitha ndeshjet, shkodrani ka luajtur nė formacion nė rolin e stoperit tė majtė, duke marrė vlerėsimet e trajnerit Andonov. Gjithnjė sipas Vatės, i cili nga ana e tij ka mbyllur javėn e kaluar gjithēka me presidentin Fushaj, Semina do tė firmosė sot njė kontratė dyvjeēare me klubin Bellasica dhe gjasat janė qė, me tė dhėnat premtuese qė ka prezantuar, perspektiva kėtij futbollisti ėshtė pėr njė transfertė tjetėr tė niveleve mė tė larta nė fund tė kėtij sezoni. G.M
|
|
 |
|