Kat. Superiore
Dinamo 61
Besa 53
Tirana 52
Laci 51
Flamurtari 47
Vllaznia 46
Shkumbini 45
Kastrioti 45
Teuta 45
Skenderbeu 42
Apolonia 38
Gramozi 26
Kat. E pare
Bylis 69
Elbasani 62
Kamza 62
Lushnja 60
Partizani 57
Pogradeci 48
Ada 42
Luftetari 36
Beslidhja 35
Gramshi 32
BilishtSport 32
Burreli 31
Skrapari 31
Memaliaj 29
Turbina 28
Sopoti 18
TE VECANTA
Profil - Ata qe
  bene emer

Arshive Lajme
Search
Te drejtat
Copyright

 DERGO   KOMENTO   PRINT 
Futboll
“Shkodrani” Kēira, gati pėr premierėn
1 Shkurt  

Kur u ngrit sipari i veprimtarive futbollistike tė sezonit 2007﷓2008, veēmas faktit qė nė radhėt e bardhebluve nuk kishte asnjė tė huaj, tėrhiqte vėmendjen edhe mungesa e njė futbollisti shkodran. Themi kėshtu ngaqė rėndom kėto sezonet e fundit, pa shkuar mė thellė, duke nisur me Suad Licin, mė pas me Hamdi Salihin dhe Vioresin Sinanin, i fundit qė u largua, ishim mėsuar tė shihnim futbollistė shkodranė me fanellėn bardheblu. Por tashmė, pas merkatos sė janarit, Tirana ka tė huaj edhe shkodran. Pas kėsaj hyrjeje, natyrshėm lind pyetja: “Cili ėshtė shkodrani, qė ėshtė bėrė tashmė pjesė e skuadrės kampione?”. Pėrgjigjen pėr kėtė e dha nė njė prononcim pėr “Sport Ekspres”, mbrojtėsi shqiptar me pasaportė kroate, Lekė Kēira. “Faktikisht, ﷓ u shpreh ai me njė shqipe shumė tė pastėr, ﷓ jam lindur e rritur nė Zagreb, por origjina e familjes time ėshtė nga qyteti i Shkodrės. Tė parėt e familjes sime aty janė lindė e rritė, pėrpara se me emigrue nė Kroaci, nė vitet 30﷓tė tė shekullit tė kaluar”.

Preokupimi pėr ndeshjen

Shtatlarti Kēira ka merak tė ndalet te ndeshja e nesėrme, e para zyrtare pėr tė me fanellėn bardheblu, qė do tė luajė pėrballė verdhebluve tė Elbasanit. “Unė nuk e njoh Elbasanin, ﷓ thotė Leka, ﷓ por shokėt e skuadrės, pėr tė cilėt dua tė them se mė kanė rrethuar me shumė ngrohtėsi qė ditėn e parė, kur jam bashkuar me ta nė Tiranė, mė kanė thėnė se ėshtė ndėr ekipet e forta tė kampionatit. Madje, para dy sezonesh ka qenė edhe kampion i Shqipėrisė. Megjithatė, edhe pse dėshiroja qė tė kisha pas edhe mė shumė kohė pėr t’u ambientuar me lojėn e grupit, nė fushėn e “Qemal Stafės” do tė bėj mė tė mirėn time”.

Mobilizimi, i dyfishtė

Me ato qė tha nė prononcimin pėr “Sport Ekspres”, Kēira la pėr tė kuptuar qė e kishte tė qartė, se vėmendja e interesimi i futbolldashėsve bardheblu nesėr do tė jenė tė pėrqendruar veēanėrisht nė lojėn e tij, nė sektorin delikat tė mbrojtjes. “E kam shumė tė qartė kėtė gjė, ﷓ shtoi ai, ﷓ ngaqė e di mirė se nė atė post ka luajtur njė idhull i tyre, Dede, lojtar i formacionit bazė tė kombėtares kuqezi. Pra, nuk ėshtė nevoja tė ma thotė kush, pasi e di fare mirė qė ēdo veprim timin ata do ta krahasojnė me atė tė idhullit tė tyre, Dede. Ndaj, mobilizimi im nė kėtė ndeshje, jo vetėm pse Tiranės i duhet medoemosh trepikėshi, por edhe pėr kėtė fakt, do tė jetė i dyfishtė”.

Mocke, mbrėmė vizita te prof. Sayant

Sipas donatorit Refik Halili, francezi Mocke, qė gjendet nė Paris pėr problemin e ligamentit tė gjurit tė djathtė, mbrėmė ka kryer njė vizitė mjekėsore nė klinikėn e kirurgut Sayant. Pėrgjigjen e kėtij kontrolli Mocke do ta marrė sot. “Gjithsesi ﷓ sqaroi Halili, ﷓ Mocke do tė jetė futbollist i Tiranės.Ndėrkohė, sot menaxheri Murati do tė mė njoftojė lidhur me mundėsinė e ardhjes tė ndonjė lojtari tjetėr”.

Muēa: Velēani nuk duhet ta gjykojė Tiranėn

Sekretari i FK Tirana, Shkėlqim Muēa, ka reaguar fill pasi ka mėsuar qė gjyqtar kryesor, nė ndeshjen e sė shtunės midis Tiranės e Elbasanit, qė do tė luhet nė “Qemal Stafa” nesėr, nė orėn 17:00, do tė jetė Sazan Velēani, duke thėnė se ai nuk duhet ta gjykojė Tiranėn. “Ne si klub, ﷓ ka thėnė Muēa, ﷓ nuk jemi marrė asnjėherė me kontestime gjyqtarėsh. Por, kur sjell ndėr mend qė nė ndeshjen e fazės sė parė, tė luajtur me Besėn nė Kavajė, ai ka gabuar shumė rėndė ndaj skuadrės sonė, natyrisht nuk kam pėrse ta mirėpres. Madje, pikėrisht pėr atė ndeshje, e cila u vlerėsua si e gjykuar dobėt, Sazan Velēani ėshtė pezulluar pėr disa javė. Pa thėnė se, unė nuk mbaj mend qė, pas asaj ndeshjeje, ai tė ketė gjykuar mė nė superiore. Madje, kam kujtuar se e kishte lėnė bilbilin edhe pėr plotėsim tė moshės. Gjithsesi, si klub, ne respektojmė rregulloret e FSHF﷓sė, edhe pse nuk e dimė se kush e ka drejtuar hedhjen e shortit”, ka mbyllur sekretari Muēa.

Devi Muka, nė Ohėr

Qė prej dy ditėsh, kapiteni i bardhebluve, Devi Muka, ndodhet nė Ohėr. Shkak pėr kėtė udhėtim ėshtė bėrė problemi i gjurit tė majtė, tė cilin nė nėntor tė muajit tė kaluar e pati operuar nė klinikėn ortopedike tė spitalit rajonal tė Ohrit. Nga burime pranė lojtarit, mėsohet se kapiteni i Tiranės ka udhėtuar, enkas pėr tė bėrė njė konsultė mjekėsore pėr gjendjen e gjurit.

Gjorevski, pas dy javėsh nė fushė

Tėrheqja, qė ka pėsuar nė kofshėn e majtė gjatė ditėve nė pėrgatitoren e Kemerit, ėshtė bėrė pengesė qė mbrojtėsi i majtė, maqedonasi Sasho Gjorevski, i ardhur nga FC Brno e Sllovakisė, tė jetė nė fushė, jo vetėm ndaj Elbasanit, por edhe javėn e ardhshme, nė transfertėn me Kastriotin. Madje, dje ai sėrish ka kryer stėrvitje tė diferencuar, nėn kontrollin gjatė gjithė kohės tė pėrgatitėsit atletik, Stefano Neri.

© 1995-2010. Te gjitha te drejtat e rezervuara © Programming WebPhotoPro

Sport Ekspres, E perditshme Sportive Shqiptare
Sporti Ekspres, sporti shqiptar, sport albania, sportekspres, shqiperi, sport, futboll, shqip, albania, albania sport, soccer, futbolli Shqiptar, suad barbullushi, atletike, shqip, gazete, gazeta, lajme, news